Connect with Us

Nuk ishte një person real, por ja pse u krijua miti i Robin Hudit

Blog

Nuk ishte një person real, por ja pse u krijua miti i Robin Hudit

Publikuar

-

Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigjetarin heroik të folklorit anglez, që mendohej se grabiste të pasurit, për t’ua dhënë të varfërve. Por shumë fakte rreth tij janë rrëzuar.Historiani Dejvid Balduin, demonton disa nga mitet më të njohura, që e rrethojnë këtë firgurë legjendare

Miti nr.1:Robin Hudi, ishte një person real

Robin Hud, është në fakt një hero i trilluar, karriera e të cilit përmbante shumë nga frustrimet popullore, por dhe ambicjet e epokës së tij. Robin ose Robert Hud, ishte një nofkë që iu vihej keqbërësve të vegjël, të paktën nga mesi i shekullit XIII. Mund të jetë rastësi që fjala Robin tingëllon në anglisht si ‘robbing’ (grabitje).

Por asnjë shkrimtar i kohës, nuk i referohej Robin Hudit si i jashtëligjshmi i famshëm që njohim sot. Gjithsesi, ka pasur njerëz si Robin Hudi, siç ishin të arratisurit që shkelnin ligjet e ashpra mbi pyjet, që ndalonin hyrjen në zona të gjera pyjore, ku mund të futej vetëm mbreti dhe oborri i tij, për të gjuajtur kafshë të egra. Këta persona, admiroheshin shumë nga fshatarësia e shtypur.

Miti nr.2:Jetoi gjatë sundimit të Mbretit të Anglisë, Rikard Zemërluani

Robin Hudi është portretizuar shpesh si armik i ambiciozit Princit Xhon, dhe aleat i vëllait të tij të burgosur Rikardi I (1189-1199). Por qenë shkrimtarët e dinastisë Tudor në shekullin XVI-të, ata që i bënë të parët bashkë këta 3 burra në këtë histori. Në një qasje të ndryshme, Robin Hudi është identifikuar me një numër Robin Hud-ësh të përmendur në oborrin e Uokenfilldit gjatë sundimit të Eduardit II (1307-1327), dhe më shumë gjasa, si një mbështetës i Simon de Monforit, që u vra në Ajvshëm në vitin 1265.

Ajo çka mund të thuhet me siguri, është se Robin i Jashtëligjshmi, ka hyrë në mitologjinë popullore në kohën kur Uilliam Lengland shkroi librin “Vizioni i Pier Plaumanit” në vitin 1377. Në të kapelani Slot thotë:S’kam asnjë për të thënë mbi Atin tim. Por mund të këndoj për Robin Hudin dhe Randolfin, Kontin e Çesterit”.

Miti 3:Ishte një filantrop që grabiste të pasurit, dhe ua jepte të varfërve

Historiani skocez Xhon Mejxhër, shkroi në vitin 1521 se “Robin nuk lejonte të lëndoheshin gratë, dhe as konfiskimin e pasurisë së të varfërve, por i ndihmoi ata bujarisht me atë që merrte nga të pasurit”. “Gjesti i vogël i Robin Hud”, që besohet të jetë shkruar rreth viteve 1492-1510, përfundon me komentin se Robin “bëri shumë të mira për njerëzit e varfër”.

Por baladat e mëhershme, janë më të rezervuara në lavde. Aty nuk përmendet çështja e parave, që shpërndahen tek fshatarët e varfër. Përkundrazi, ka histori të njerëzve të jashtëligjshëm, që nuk e kishin për gjë të gjymtonin fizikisht edhe një armik të mposhtur, apo edhe të vrisnin në një rast një fëmijë.

Miti nr.4:Robin ishte një fisnik i shpronësuar, dhe Kont i Hantingtonit

Nuk ka asnjë bazë reale për këtë teori. Robini i baladave të hershme, është gjithnjë një shërbëtor, dhe qëndrimet e tij përkojnë me ato të shtresës së tij shoqërore. Pra, nga e ka origjinën kjo ide? Xhon Liland i referohet në vitet 1530 Robinit si një fisnik i jashtëligjshëm, çka nënkuptonte se sipas të gjitha gjasave, ai i përkiste shtresës së lartë.

LEXO EDHE:  Klan konfirmon CNA.al/ Fevziu nuk iku

Ndërkohë më 1569, historiani Riçard Grafton, pretendon se ka gjetur prova në një “pamflet të vjetër dhe të lashtë”, se Robini ishte ”i zgjuar tamam si një kont”, për shkak të “burrërisë dhe bujarisë së tij”. Kjo ide u përhap më vonë nga Entoni Mandej në dramat e tij “Rrënimi i Robertit, Kontit të Hantingtonit”, dhe “Vdekja e Robertit, Konti i Hantingtonit”, që të dyja të shkruara në vitin 1598.

Miti 5:Robin u martua me shërbëtoren Mariana në kishën e Shën Marisë në Edvinstou

Mariana, është tashmë pjesë e historisë së Robin Hudit. Por nuk ka qenë në fillim objekt i ndonjë serie të veçantë baladash. Çuditërisht, Robini dhe të jashtëligjshmit e rrëfimeve të mëhershme, nuk duket se kanë patur gra ose familje. I vetmi interes i zbehtë femëror, ishte përkushtimi i Robinit ndaj Virgjëreshës Maria.

Tregimtarët mund të ketë menduar, se ky përkushtim ishte i papërshtatshëm në vitet pas Reformacionit Protestant në shekullin e XVI-të. Prandaj në këtë histori mund të jetë përfshirë Mariana, pikërishtpër të siguruar një fokus alternativ femëror. Në mënyrë të pashmangshme, kjo u pasua me “martesën” mes Robin dhe Marianës.

Miti nr.6:Robin u varros në Manastirin Priori në Jorkshajër, varri i tij gjendet edhe sot atje

Sipas legjendës, Robin shkoi në këtë manastir për t’u kuruar në kujdesin e kryemurgeshës. Para se të ndërronte jetë, ai qëlloi me shigjetë drejt vendit ku donte të varrosej. Por historiani i epokës së Tudorëve, Riçard Grafton, mendon se kryemurgesha e varrosi Robinin në anë të rrugës:”Pikërisht aty ku ai kishte vjedhur dhe grabitur ata që kalonin në atë rrugë. Dhe mbi varrin e tij, ajo gdhendi emrin ‘Robert Hud, Uilliami i Goldesborout, dhe të tjerëve’. Arsyeja pse e bëri këtë, ishte që udhëtarët e huaj ta ndjenin veten më të sigurtë kur kalonin në ato anë, dhe me fat që nuk kishin zgjedhur rrugën e tij”.

Miti nr 7:Disa nga miqtë e Robin, mund të identifikohen me persona të njohur historikë.

Xhoni i Vogël, Uill Skarlet dhe Maç i biri i Milerit, janë personazhe të lidhura me Robinin në baladat më të hershme. Por anëtarët e tjerë të grupit të tij – Frajër Tak, Alan dhe Deil – janë shtuar më vonë. Nga këto, Xhoni i Vogël është padyshim më i shquari, pasi për të ka thuajse po aq referenca sa edhe për vetë Robin Hudin.

Historiku Xhon, është një personazh po aq enigmatik sa edhe mjeshtri i tij. Por ai që supozohet të jetë varri i tij në varrezat Hedhërsejxh në Derbishajër, nuk është pa interes. Xhejms Shatëlluorth, që zotëronte çifligun, gërmoi në ato varreza në vitin 1784, dhe gjeti një kockë të kërcit 73 cm të gjatë.

Kjo relike mendohej se ishte fajtore për shumë fatkeqësi, derisa më në fund u rivarros. Dy shtëpi, një në Litëll Hagas Kroft në Loksli (Jorkshajër) dhe të tjera në Hedhërsejxh (një fshat në distriktin Pik në Derbishajër), mendohet se ishin shtëpitë ku lindën respektivisht Robin dhe Xhoni i Vogël./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Foto-Si është të jetosh në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar?

Publikuar

-

Nga

Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë dhe punojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, po udhëtojnë me një shpejtësi prej 8 km në sekondë, duke u rrotulluar rreth  Tokës një herë në 92 minuta.

Me sa dimë, ata duhet të jetojnë mesatarisht 6 muajm duke jetuar dhe punuar me një ekuipazh shumëkombësh. Po çfarë është Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar? Dhe si është të jetosh dhe të punosh 400 km mbi Tokë? Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, është një laborator orbital hapësinor, i ndërtuar falë bashkëpunimit disa-dekadësh të disa vendeve.

Ai peshon 360 tonë, dhe është më i madh se sa një shtëpi me 5 dhoma gjumi, por shumë më e gjatë dhe më e ngushtë. Ai ka hapësirë ​​të mjaftueshme për 6 dhoma gjumi, një palestër, një dritare ku mund të shihet në një kënd 360 ​​gradë, dhe së fundmi është zona ku kryhet një gamë e gjerë eksperimentesh shkencore.

“Ne kemi pasur një prani të vazhdueshme njerëzore në stacionin hapësinor prej 19 vjetësh”- thotë zëdhënësja e NASA-s, Stefani Shierholc. “Ka pasur një bashkëpunim fantastik ndërkombëtar midis kombeve”- shton ajo. Ndërtimi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar nisi në nëntorin e vitit 1998, nëpërmes një partneriteti midis Kanadasë, Evropës, Japonisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Pjesë të stacionit u dërguan në hapësirë ​​në 42 fluturime të posaçme, duke përdorur 37 anije hapësinore amerikane dhe 5 ruse. Pajisja e fundit e madhe e dërguar në stacionin hapësinor – Spektrometri magnetik Alfa, që është montuar për të ndihmuar në eksperimentet e fizikës së thërmijave- u dërgua në majin e 2011-ës.

Ky laborator shkencor, punon falë energjisë së prodhuar nga një sërë panelesh diellore me sipërfaqe 1 hektarë, të cilat e bëjnë atë një nga objektet më të ndritshme në qiell. Ju mund ta shihni me sy të lirë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Ai duket si një avion me lëvizje shumë të shpejtë në qiell.

Rruga e tij orbitale, mund të shihet nga mbi 90 përqind e popullsisë në botë. Madje NASA publikon rregullisht një orar, se kur stacioni është i dukshëm në qytetin juaj. Po cilat janë sfidat kryesore të të jetuarit në hapësirë? Së pari është mikrograviteti, çka do të thotë se anëtarët e ekuipazhit kanë shumë pengesa në aktivitetet e jetës së tyre të përditshme si ngrënia, gjumi dhe shëtitja jashtë shtëpisë.

Stacioni hapësinor nuk ka frigorifer. Ndaj çdo ushqim duhet të ruhet me kujdes, dhe shpesh futet në qese me vakum. Disa ushqime kanë forma të veçanta, siç janë makaronat që kërkojnë vetëm shtimin e ujit, apo vezët e shkuqura. Edhe kripa dhe piperi, gjenden në formë të lëngshme, pasi përndryshe grimcat e tyre do të fluturonin nëpër stacion.

LEXO EDHE:  AKP në kaos, Erdogan është duke e humbur mazhorancën e tij qeverisëse

LEXO EDHE:  CNA.al e paralajmëroi/ PD kërkon verifikim për një tjetër kryebashkiak

Në kohën e darkës, anëtarët e ekuipazhit e fiksojnë tabakanë ku gjendet ushqimet e tyre në mur.

Ndërkohë në mungesë të dusheve dhe lavamanëve normalë, astronautët dhe kozmonautët përdorin sapun dhe shampo të ngurtë. Edhe pse graviteti zero duket në pamje të parë argëtues, jo gjithçka është pozitive. Anëtarët e ekuipazhit, duhet të stërvihen më shumë se 2 orë në ditë për të parandaluar atrofizimin e muskujve, dhe reduktimin e masës kockore, si pasojë e jetesës në mikrogravitet.

Për shkak se astronautët nuk janë të detyruar të përdorin muskujt e tyre të poshtëm të trupit për të ecur ose qëndruar në hapësirë, muskujt e shpinës dhe ato të këmbëve nisin ta humbin forcën nëse nuk ushtrohen rregullisht. Shierholc deklaroi për CNN, se studimi i kushteve fizike të astronautëve në hapësirë, ka ndihmuar shumë në hulumtimet mjekësore mbi sëmundjen e osteoporozës.

Ndërkohë, fluturimi në hapësirë ​​dobëson sistemin imunitar të njeriut, dhe shëndetin e tij  kardiovaskular. Në Tokë, zemrat e njerëzve rrahin më fort për të luftuar gravitetin, dhe për të qarkulluar gjakun në të gjithë trupin. Por në hapësirë, gjaku dhe uji lëvizin vetëm në pjesën e sipërme të trupit. Kjo bën që fytyrat e astronautëve të jenë shpesh të fryra.

Astronautët hasin jo pak vështirësi për të fjetur. Ata përjetojnë 16 lindje lindje dhe perëndime të diellit çdo ditë, dhe duhet të qëndrojnë brenda kapsulave të tyre të gjumit, për të kompensuar mungesën e gravitetit. Sipas NASA-s, astronautët duhet të flenë 8 orë gjumë në ditë. Por disa prej tyre raportojnë vështirësi, për shkak të eksitimit ose sëmundjes së lëvizjes.

Jo vetëm kaq, por të jetuarit në hapësirë, madje mund të ndryshojnë tiparet fizike të astronautëve. Astronauti Skot Keli u rrit me 3 cm pasi kaloi gati 1 vit në hapësirë, ​​dhe pësoi ndryshime gjenetike, ndoshta për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj rrezatimit, duke e dëmtuar ADN-në e tij.

Ekuipazhi më i fundit – pjesë e Ekspeditës 61 – përfshin astronautë dhe kozmonautë nga SHBA-ja, Rusia dhe Italia. Ata do të punojnë në stacion nga tetori i këtij viti, deri në shkurtin e vitit 2020.

Sipas NASA-s, ekuipazhi i Ekspeditës 61 është duke zhvilluar studime mbi materien e errët, mbrojtjen e organeve jetike nga rrezatimi, dhe mbi eksplorimin e ardhshëm të Hënës dhe Marsit. Ekuipazhi do të kryejë në total 250 investigime shkencore në një varg fushash, përfshirë biologjinë, shkencën e tokës dhe zhvillimin e teknologjisë. NASA vlerëson se deri tani në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, janë kryer më shumë se 2.500 eksperimente./ “CNN”-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Po vjen Titanik II/ Ç’duhet të dini mbi anijen që po ndërtohet nga manjati australian Klajv Palmer

Publikuar

-

Nga

Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 prill 1912, nga porti i Sauthemptonit në Angli. Pesë netë më vonë, ai u përplas me një ajsberg, dhe u mbyt në ujërat e acarta të Atlantikut të Veriut, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.500 njerëzve.

Në vitin 2012, kompania e ngjashme me atë të dikurshme “Blue Star Line”, e drejtuar nga miliarderi autralian Klajv Palmer, njoftoi nisjen e ndërtimit të Titankut II, një kopje e të parit, por më modern dhe më i sigurtë. Palmer tha se udhëtimi i parë i Titanik II, do të niset nga Dubai në në Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej aty në Sauthempton, dhe destinacioni i fundit do të jetë sërish Nju Jorku.

Titanik II do të kalojë sërish pranë vendit, ku Titanik I u përplas fatalisht me ajsbergun. Kompania thotë se do të marrë të gjitha masat e mundshme, për të garantuar sigurinë e gjithë pasagjerëve. Kështu masa e parë, do të jetë pajisja e anijes me barka të mjaftueshme shpëtimi, jo vetëm për 2700 pasagjerët, por edhe për ekuipazhin.

Titaniku dikur kishte vetëm 16 barka druri, që strehuan gjithsej 1178 njerëz, vetëm një e treta e kapacitetit të anijes. Titaniku origjinal, ishte shumë luksoz për kohën e tij. Nëse Titanik II, ruan të njëjtin nivel çmimesh, udhëtimi në të do të jetë mjaft i kushtueshëm.

Biletat e klasit të tretë, mund të jenë 350-900 dollarë secila. Ndërsa kabina më luksoze e klasit të parë, mund të kushtojë rreth 100.000 dollarë. “Blue Star Line”, thotë se po harxhon rreth 500 milionë $ për ndërtimin e anijes së re. Në vitin 1912, Titaniku kushtoi 7.5 milionë $, ose 180 milionë $ me kursin e sotëm.

Pra duket se ky trans-oqeanik, do të jetë shumë më tepër luksoz. Titanik II, do të ndërtohet gati identik si pari. Ai do të mbajë deri në 2.400 pasagjerë, nga 2.240 pasagjerët që ndodheshin në Titanikun e dikurshëm. Titanik II do të ketë hapësirë për 900 anëtarë të ekuipazhit, dhe 835 kabina.

Ai do jetë 269 metra i gjatë dhe 53 metra i lartë. Planet e projektimit, përfshijnë gjithashtu kopje të restoranteve, dhe dhomave të ngrënies së Titanikut origjinal. Ndërkohë do të riprodhohet edhe Kafeja e famshme Pariziane. Ai do të ketë një pishinë më përmasa olimpike, ndonëse mund të konsiderohet e vogël, duke pasur parasysh numrin e pasagjerëve.

LEXO EDHE:  Shtimi i madh në peshë midis moshës 20-40 vjeç, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme

LEXO EDHE:  Fenomeni i Llazarit/ Kur “të vdekurit” rikthehen në jetë

Dhe sigurisht, jo të gjitha pasagjerët e të gjitha klasave, do të jenë në gjendje të hyjnë në pishinë. Aty do të ketë edhe një palestër të madhe, njëlloj si në Titanikun e famshëm. Dizenjimi i brendshëm i Titanik II, synon të jetë sa më i ngjashëm me anijen origjinale.

Edhe pse veshja me dërrasa druri, do të duhet të zëvendësohet me rimeso, për shkak të rregullave aktuale të mbrojtjes nga zjarri. Ndryshe nga origjinali, Titanik II po ndërtohet në Kinë, edhe pse ky vend nuk ka shumë përvojë në ndërtimin e anijeve të mëdha të pasagjerëve.

Nga ana tjetër, Titanik II, do të ketë një avantazh, që pasagjerët e të parit nuk mund ta ëndërronin:ajrin e kondicionuar. Por vetëm kaq. Në anije nuk do të ketë televizion apo internet, për të ruajtur romancën e dikurshme. Për ata që kanë nevojë që të dërgojnë apo marrin mesazhe, do të ketë një dhomë të posaçme që do quhet “Marconi”

Klajv Palmer është padyshim një “miliarder eksentrik”. Ai është i njohur për projektet e mëdha dhe të guximshme. E tillë është përpjekja, për të rikrijuar një park gjigant dinozaurësh, të ngjashëm me atë të filmit “Jurassic Park”.  Në kohën e shpalljes së projektit për Titanik II, Palmer vendosi të hyjë në politikën australiane.

Ai ka pretenduar më herët, se ka qenë në shënjestër të një komploti nga presidenti ameikan Barak Obama, CIA, Fondacioni Rokfeler dhe Greenpeace. Projekti i Titanik II, është pritur edhe me kritika. Ka nga ata, që e cilësojnë si një “tallje me kujtimin e atyre që vdiqën”.

Projekti është përballur me shumë vështirësi. Kur u shpall në fillim në 100-vjetorin e tragjedisë së Titanik, Palmer tha se anija e re do ishte gati në vitin 2016. Por në vitin 2013, në media pati raportime se Palmer kishte vështirësi financiare Pas disa shtyrjeve, në shtator 2018, kompania “Blue Star Line” njoftoi se projekti kishte nisur, dhe se data e pritshme e inagurimit të anijes do jetë viti 2022./ Historycollection-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshtruan “impeachment”-it

Publikuar

-

Nga

Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Trump do t’i nështrohet procedurave të shkarkimit (impeachment), por duket se gjërat po shkojnë në atë drejtim. Ky do të ishte rasti i katërt në historinë e SHBA-së. Po cili është historiku i impeachment-it, deri më sot?

Rasti i presidentit Endrju Xhonson (1868)

Xhonson mori drejtimin e presidencës, pas vrasjes së Abraham Linkolnit, vetëm 42 ditë pasi kishte marrë detyrën si zv/president. Procedura e shkarkimit nisi më 24 shkurt 1868. Lufta Civile kishte vrarë më shumë se 600 mijë njerëz. Udhëheqësit politikë në jug, ishin kundër dhënies së të drejtave për zezakët.

Xhonson, një demokrat nga Tenesi, urdhëroi që shtetet jugore të ratifikonin Amendamentin 13-të, që anulonte skllavërinë. Republikanët radikalë vendosën veton në të dyja dy dhomat e parlamentit. Ata miratuan një ligj, që e kufizonte presidentin nga e drejta e largimit të disa zyrtarëve nga detyra pa miratimin e Senatit.

Xhonson e sfidoi ligjin, duke e shkarkuar nga detyra Sekretarin e tij të Luftës, Edvin Stenton, i vetmi anëtar i kabinetit kundër politikës së tij të “Rindërtimit”. Kongresi nisi atëherë procedurat e shkarkimit të tij. Më 5 mars, nisi zyrtarisht gjyqi në Senat kundër Xhonsonit. Por më 16 maj 1868, përpjekja për të shkatkuar presidentin dështoi me vetëm me një votë me tepër kundër në Senat.

Impeachment-i ndaj presidentit Riçard Nikson (1973-1974)

Presidenti e cilësoi një “gjueti shtrigash” seancat dëgjimore të Senatit mbi skanalin e Uotergejtit. Procedurat për shkarkim, buruan nga ndërhyrja klandestine e njerëzve të presidentit mbrëmjen e 17 qershorit 1972 në selinë e Komitetit Demokratik Kombëtar, në kompleksin e zyrave Uotergejt në Uashington.

Administrata e Niksonit ndëmorri çdo lëvizje, që të parandalonte çdo lloj bashkëpunimi me Kongresin, duke shkaktuar një krizë kushtetutuese. Por më vonë, u zbulua se Nikson kishte regjistruar në fshehtësi bisedat private në Zyrën Ovale. Dhe disa prej tyre tregonin hapur se ishte Nikson, ai që ishte përpjekur të përdorte pushtetin e tij presidencial për të ndaluar hetimin e FBI-së mbi Uotergejt.

Më 24 korrik 1974, Gjykata e Lartë, e detyroi Niksonin të dorëzojë kasetat e përgjimeve. Ishte e qartë që Niksoni, do t’i nënshtrohej së shpejti impeachment-it. Ndaj mbrëmjen e 8 gushtit 1974, presidenti njoftoi publikun amerikan, se do të jepte dorëheqjen të nesërmen. Kongresi miratoi 3 nene të fajësimit për pengim të drejtësisë, shpërdorim pushteti dhe shpërfillje ndaj Kongresit. Por dorëheqja e Niksonit, i tha fund kësaj procedure.

LEXO EDHE:  Ja si mund t’i ndryshojë Uashingtoni gjërat në Ballkan

LEXO EDHE:  Fenomeni i Llazarit/ Kur “të vdekurit” rikthehen në jetë

Impeachment-i presidentit Bill Klinton (1998-1999)

Bill Klinton, nuk u fajësua një lidhjen jashtëmartesore me Monika Levinskin, por përse gënjeu në lidhje me këtë çështje. Presidenca e Klinton gati mori fund, kur Kongresi i kontrolluar nga republikanët, miratoi 2 nene të fajësimit. Hetimet u ndalen tek një kompani e pasurive të patundshme “Ëhiteëater”, ku çifti Klinton kishte investuar në vitet 1970-1980.

Por ai u zgjerua për të përfshirë pretendimet për ngacmime seksuale nga presidenti në dëm të ish-nëpunëses së qeverisë në Arkansas, Paula Xhons. Por në fund Senati që gjithashtu kontrollohej nga republikanët, votoi kundër fajësimit, dhe garantoi vazhdimin e qëndrimit të Klintonit në detyrë. Në dhjetor 1999, një vit pas impeachment-it të Klintonit, dy të tretat e publikut amerikan mendonte se gjyqet e kësaj procedure, ishin të dëmshme për vendin.

Impeachment-i presidentit Donald Trump (2019)

Kundërshtarët e Trump, kanë bërë thirrje për fajësimin e tij, që nga dita e parë e presidencës së tij. Por hetimi aktual, ka lidhje me një kallëzim anonim, që pretendon se Trump i kishte kërkuar presidentit të Ukrainës të hetojë ish-zëvendëspresidentin Xho Bajden, një kundërshtar i tij i mundshëm në presidencialet e vitit 2020.

Kërkesa u bë gjatë një telefonate të zhvilluar më 25 korrik, kur Trump po mbante pezull një ndihmë ushtarake në vlerë 400 milionë për Ukrainën. Transkriptimi i telefonatës, tregoi se  Trump i kërkoi Zelenskit një “favor”. Më pas Trump i kërkoi publikisht Kinës, të hetojë veprimtarinë e djalit të Bajden në atë vend.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar publikisht, se nuk do të bashkëpunojë për procedurat e fajësimit, dhe u ka kërkuar zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të qeverisë, të mos dëshmojnë në 3 komitetet e Kongresit që po hetojnë skandalin Trump-Ukrainë. Mbetet të shihet nëse Kongresi, do të votojë pro shkarkimit të Trump. Dhe nëse ndodh, a do të bjerë dakord Senati? Ka të ngjarë jo, duke pasur parasysh besnikërinë e shumicës së republikanëve të Senatit ndaj presidentit Trump./Allthatsinteresting.com –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE