Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Fatura e rëndë e tepsisë

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Fatura e rëndë e tepsisë

Publikuar

-

Në mars të vitit 2011, qeveria e atëhershme shqiptare zhvilloi tenderin për ndërtimin e linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë Prishtinë. Projekti financohej përmes një huaje nga banka gjermane KFW dhe në garë morën pjesë 2 kompani, kroatja Dalekovod dhe boshnjakja Energoinvest. Në mënyrë të papritur KFW shpalli fituese firmën kroate, e cila kishte ofruar një çmim plot 8.2 milionë euro më të lartë se sa Energoinvesti i Bosnjes. Por paratë ishin hua dhe do të paguheshin nga qytetarët shqiptarë. Sapo mori vesh shpalljen e fituesit, Sali Berisha e bllokoi tenderin.

Në atë kohë, presioni mbi qeverinë ishte i madh. Nga njëra anë banka gjermane kërcënonte me anullim të financimit, nga ana tjetër opozita e atëhershme akuzonte qeverinë se ishte duke sabotuar interesat kombëtare dhe bashkimin energjetik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por Sali Berisha qëndroi deri në fund dhe vendosi anullimin e procedurës.

Tenderi u përsërit në vitin 2014 dhe për ironi Rama, që në atë kohë akuzonte Berishën se po favorizonte serbët, shpalli fituese të njëjtën kompani që donte të shpallte qeveria e Berishës, bosnjake Energoinvest. Qytetarëve shqiptarë ju kursyen 8.2 milionë euro dhe më vonë edhe vetë KFW e pranoi se tenderi i parë kishte patur parregullsi.

Do të kalonin më shumë se tetë vite që në Shqipëri të përsëritej një rast thuajse identik me atë të linjës së Kosovës. Bëhet fjalë për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, vetëm se këtë herë interesat korruptive nuk vijnë nga jashtë, por janë të brendshme dhe madje në luftë me njëra tjetrën.

Zanafilla e këtij konflikti ishte vendimi i ARRSH për të skualifikuar të 5 ofertat me çmimet më të ulëta në tender dhe për të shpallur fituese ofertën më të lartë, e cila kishte një diferencë prej 4.3 milionë euro me vendin e parë. Ky ishte detonatori që ka ndezur një luftë të ashpër brenda llojit me përplasje të forta mes institucioneve dhe klaneve ekonomike në qeveri. Komisioni i Prokurimit Publik, organi më I lartë vendimarrës në fushën e prokurimeve e gjeti të paligjshëm vendimin e ARRSH dhe e ndryshoi fituesin e tenderit duke ja dhënë ofertës më të ulët. Por ARRSH e refuzoi ta zbatonte vendimin për ndryshimin e fituesit, çka çoi në anullimin e tenderit nga Ministria e Energjisë.

Lufta e ashpër e interesave korruptive që ka shpërthyer brenda Partisë Socialiste po i ngarkon qytetarët shqiptarë me një faturë të dyfishtë. Kostoja e parë e kësaj fature është ajo e korrupsionit, e cila ka përmasa monstruoze dhe mund të shkojë deri në 5 milionë euro për një kontratë të vetme, sic u ekspozua nga tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë. Por veç rritjes së kostove, lufta brenda llojit në qeveri ka sjellë edhe një faturë tjetër po kaq të rëndë për qytetarët, atë të bllokimit total të investimeve publike dhe veprave të zhvillimit. Projektet e infrastrukturës janë shembulli më i qartë.

LEXO EDHE:  Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftim për kalueshmërinë e rrugëve në vend

Për gjithë vitin 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka lidhur asnjë kontratë të re investimi në rrugë. Në këto 8 muaj e gjysmë, ARRSH ka patur 7 procedura tenderimi në proces. Ato janë dy procedurat për ndërtimin dhe supervizimin e lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, dy të tjera për lotin I të Unazës së Tiranës, supervizimin e lotit 2 po të Unazës dhe dy procedura të tjera për sinjalistikën ttugore në Jug dhe në Veri. Por për tetë muaj e gjysmë, ARRSH nuk ka mund të mbyllë me sukses asnjë prej këtyre tenderave. Shkaku i dështimit është pikërisht konflikti mes klaneve ekonomike brenda maxhorancës, të cilat përleshen për çdo kontratë dhe tender publik.

Ky bllokim i projekteve të infrastrukturës ka një kosto të madhe për qytetarët, po aq sa rritja e faturave për shkak të korrupsionit. Qytetarët e Sarandës, të cilët shpresonin se në vitin 2021 më në fund do të udhëtonin 3 orë me shpejtë për në Tiranë, tashmë duhet të presin pa afat. Gati 1 milionë qytetarët e Tiranës, të cilët presin zgjidhjen përfundimtare të nyjes hyrëse tek sheshi Shqiponja, janë kapur peng nga sherri që kanë grupet e ngushta te interesit në qeveri se kush prej tyre do ta përfitojë llokmën e madhe 20 milionë euro të kësaj kontrate.

Por teksa investimet e reja dështojnë pafundësisht, të vetmet kantiere ku punohet janë ato të hapura nga viti i kaluar e më parë. Në fakt, tenderat publikë në Shqipëri gjithmonë kanë patur korrupsion. Por me sa duket në të kaluarën vendimarrja ka qenë e koordinuar deri në hierarkinë më të lartë të qeverisë. Ndërsa tani lufta mes klaneve ekonomike brenda PS-së është bërë aq e fortë sa që kafshët kanë dalë nga kafazi dhe nuk po i binden më as zbutësit, bablokut te madh.

Kjo është një pikë pa kthim, që e shndërron qeverinë dhe Partinë Socialiste në një organizatë të mirëfilltë interesash private ekonomike, në kundërshtim të hapur me interesin publik. Dhe tani Edi Rama nuk ka kujt t’ja faturojë më tepsinë, pervecse vetes së tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin “Po të Dëgjoj”, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t’i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t’u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata “punëtorë” të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t’ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t’i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

LEXO EDHE:  “Ose në fitore ose në greminë”/ Berisha tregon pasojat e djegies së mandateve

LEXO EDHE:  Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftim për kalueshmërinë e rrugëve në vend

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t’ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin “viktimën” se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s’ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Nga Klodian Tomorri/ Groposja e mbetjeve toksike, krim i pastër kundër njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Lajmi se tonelata me mbetje toksike kanë kapërcyer doganat italiane dhe ato shqiptare për tu groposur diku andej nga Vlora ka shtangur publikun e gjerë duke nxitur dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale. Njëri prej reaguesve është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili në faqen e tij në rrjetet sociale ka shpërthyer me tone të larta, duke kujtuar se groposja e të tilla mbetjeve tejet të rrezikëshme për popullsinë, është krim i pastër kundër njerëzimit.

“Italian Job”, shkruan gazetari Tomorri, “Nëse është e vërtetë kjo historia e mbetjeve toksike që janë groposur 15 kamionë këtu, ai është krim i pastër kunder njerezimit.

Se kane shpikur disa terma seksi keta, jo krim mjedisor, jo keshtu e jo ashtu. Depozitimi i mbetjeve te rreizikshme eshte akt i paster terrorist.

LEXO EDHE:  Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftim për kalueshmërinë e rrugëve në vend

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Luarasin: Je papagallja e tretë e qeverisë

Ajo kompania, qe kishte logon siper atyre fucive sapo mori nje koncesion nafte ketu. Edhe kjo duhet verifikuar se ca roli ka patur. Deri ne fund. Ky eshte hetim, qe duhet te shkoje deri ne fund.

Italianet i bejne shpesh keto pune. E bene ne Napoli, ku groposen mbetjet kimike poshte rrugeve qe ndertoheshin. E kane bere ne shume qytete te tjera. Gjithmone me perfshirjen e mafias.

Te shpresojme shume qe nuk i kame shtrire tentakulat edhe ketej tani. Por nese kane ardhur 15 ngarkesa, keta kane bere masaker.

Kjo nuk gjykohet me me ligje normale. Ketu duhet te hyjne ne fuqi ligjet antiterrorizem” shkruan gazetari Tomorri. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Si blejmë “helmin” propagandistik me lekët tona

Publikuar

-

Nga

artan fuga shuplake opozites

Ka disa ditë që më ka përfunduar kontrata me anë të një karte për të pasur akses në kanalet tv të një nga platformave dixhitale.

Nuk jam bërë mukajet të blejë një tjetër dhe këto ditë përdor rrjetin dixhital bazë pa pagesë.

Cfarë të shoh se?! Gjithandej nga ta vërtis gishtin mbi telekomandë në shumicën e rasteve më dalin stacionet e radiotelevizionit shqiptar. Rtsh, rtsh hd, rtsh film, rtsh Korça, Kukësi, Radio Tirana dhe dreqi me të birin!

Cfarë centralizimi! Rtsh mbetet pa konkurrentë në mediat publike, merr paratë nga taksat tona : hajde mos e paguaj! Cfarë telespektatorësh jemi ne?! Ne na i marrin lekët me përdhunë!!! Zotëron edhe kontrollin mbi programacionin. Kontrollon edhe rrjetin e shpërndarjes të sinjalit. Fut ato kanale që do në rrjet! Kontrollon edhe mendjet tona, të neve që nuk kemi lekë!

Dhe presim ne cilësi!!! Ata na i marrin lekët, çfarë iu duhet të konkurrojnë për audiencë!!!

Më duket se m’u zu fryma. Prisja të gjeja kanalet e mëdha private televizive as që bëhet fjalë!

Vetëm kanale çirake me qeverinë në përgjithësi me ndonjë përjashtim! Cfarë turpi!

Gjithandej propagandë, pasqyrim i sukseseve të ministrive, duket sikur jetojmë në parajsë.

Sa pak gazetari të vërtetë televizive brenda tyre!
Sa pak prodhime televizive nga studio të pavarura!
Sa pak filma, ose aspak, dokumentarë, serialë shqiptarë, drama shqiptare.

Vetëm politizime, propagandë, marrëdhënie publike nga ana e qeverisë mbisundon gjithandej!

Pres ndonjë lajm, reportazh a dokumentar nga Evropa, asgjë!

Ndonjë lajm live! Asgjë!

Lajmet nga bota! Ato që gjen me kile në Internet!

Cfarë izolimi informativ!

Një film i përsëritur një milion e dyqindmijë herë! Si nuk u vjen zor!

Miliona lekë të harxhuara kot ose për propagandë!

Pres filma a të rinj perëndimorë! As bëhet fjalë! Vetëm ndeshje futbolli dhe propagandë! Këto kupton populli – duket sikur një mendje e mbrapsht thotë!

LEXO EDHE:  Tomorri zbulon arsyen dominante të rënies së euros në vend

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Luarasin: Je papagallja e tretë e qeverisë

Dhe të mendosh që paguajmë lekë si taksë televizive që të na “helmojnë” me propagandë dhe kotësi nga mëngjezi në darkë!

Mirë unë që nesër blej kartën dixhitale dhe shoh televizione të tjera, media perëndimore jokonformiste, dhe nuk ja shoh më bojën këtyre kanaleve tv, po njerëzit që nuk e kanë këtë mundësi!

Cfarë gjymtimi i mendjes!

Të mendosh se çfarë izolimi i dyfishtë. Me ndonjë përjashtim, vetëm mediat zyrtare, jo media të huaja, dhe kryesisht televizione në oborrin e qeverisë si televizioni i Pinokut, i Pupagjelit, që të bëjnë të vjellësh nga mediokriteti.

Një film ku beu tall bujkun!

Kur do të zhduket ky model televizioni zyrtar dhe t’i kthehet publikut!

As më shkon ndër mend që të kërkoj nga agjencia rregullatore të vejë dorë. AMA së shpejti përgatitet të kthehet në Gjykatë Kushtetuese a diçka e tillë, kush e mban mend! Futja kot!

Të mendosh që po shkojmë drejt mesit të shekullit 21 dhe ndërtohet ky izolim televiziv nga bota!

Cfarë aventure ndër të tjera! Cfarë na mbeten jashtë? Portalet? Atyre ligj censure!

As në kohën e monizmit nuk ishte ky izolim. Të paktën lajmet te RAI na i linin t’i shihnim. Tani asgjë!

Puna është se të gjithë këtë intoksikim propagandistik ne e paguajmë me lekët tona që na e merr shteti me dhunë si taksë duke na futur dorën në xhepat e grrisur, dhe pastaj ja jep altoparlantit të tij audioteleviziv, i cili na bombardon ne që nuk kemi lekë çdo natë duke na e bërë mendjen … pordhë ideologjike!

Dhe flasim për media, për gazetari, për integrim, për qytetar aktiv, për mediat si roje e demokracisë!

Cfarë hipokrizie!!!

LEXO TE PLOTE