Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Një lajm i keq për optimistët e reformës zgjedhore

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Një lajm i keq për optimistët e reformës zgjedhore

Publikuar

-

Të gjithë ata që po shpresojnë në ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, si nisjen e zgjidhjes së krizës, madje disa syresh duke e konsideruar atë ngjarje të sigurt, i ftoj të ndjekin intervistën e sotme të “timonierit”.

Ai thotë se nuk e ka parë kurrë djallin të fshehur pas sistemit, i cili, sipas tij, i paska sjellë vendit kaq e kaq gjëra të mira, saqë ti mund të nisësh e të dyshosh tek vetja, pse nuk ke arritur t’i shohësh dhe t’i ndjesh ato.

Është i njëjti personazh, që kërkoi ndjesë publike për bashkëfajësi në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, pasi “Rilindja” e tij nuk arriti të fitojë zgjedhjet në vitit 2009.
Dhe pyetja e parë që vjen në mendje është se si ka mundësi që të marrë në shpinë një barrë aq të madhe, sa të identifikohet vetë me djallin, vetëm për të mos i ndryshuar rregullat e lojës, të cilat për pak na çuan në përplasje civile dy muaj më parë.
Duke e përligjur vetë në një farë mënyre pretendimin se “zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të ketë”.

Sepse nuk besoj se ka naivë që të besojnë se ai thjesht ka shprehur një opinion dhe se këtë punë ka mundësi që ta rregullojnë Damian Gjiknuri me të tjerët në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Dhe çudia më e madhe është se nga e gjen gjithë këtë siguri, që pala tjetër nuk do ta kërkojë, ndërkohë që ai po i lutet për ta vendosur bashkë dhe mundësisht sa më shpejt se si do të shkohet në zgjedhjet e ardshme./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Basha refuzoi modelin e Berishës/Astrit Patozi zbulon arsyet: Pse u vetëngri
1 Koment

1 Koment

  1. t

    16 Shtator, 2019 at 7:05 pm

    Akoma ke ftyre e flet o langaraq

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për çfarë shërbejnë “heronjtë” e fundit të dekriminalizimit?

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/DY FJALË PËR DOSJET, KADARENË DHE "HAKMARRJEN" E KAKUSË

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Gjiknuri: Ndëshkime të ashpra për konsumatorët informalë

LEXO EDHE:  Astrit Patozi flet përpara korçarëve/Zbulon dy mesazhet e fuqishme që ka marrë në Durrës e Vlorë

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE