Connect with Us

Nga Andi BUSHATI/“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Opinione

Nga Andi BUSHATI/“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Publikuar

-

Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj të hëne, me siguri që nuk do t’i kenë shpëtuar dy lajme, në pamje të parë, pa lidhje me njëri- tjetrin.

I pari kishte të bënte me dialogun e rregullt që kryeministri mban me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi ai botoi një foto të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, një nga komentuesit kishte ironizuar duke thënë që rëndësi ka se çfarë ndërtohet dhe jo sesa vidhet (lexo këtu). Kaq është dashur që në stilin e tij, Rama të shpërthejë: “O i vjedhur nga mendë”, “Kur u ndanë kaq të ranë”, e të tjera ofendime të cilat bëhen shumë, po të bashkohen edhe me përgjigjet banale që u ktheheshin dialoguesve të tjerë.

Kjo copëz bisede, që haset rëndom në komunikimin në Facebook të kryeministrit, ngre në fakt disa pyetje: A është normale që një qytetar të kërkojë llogari se nuk duhet të na verbojnë vetëm veprat e Rilindjes por edhe paratë e shpenzuara për to? A nuk ka qenë pikërisht ky edhe standarti i socialistëve, kur ishin në opozitë (psh a nuk kanë thënë ata të njëjtën gjë për rrugën e Kombit)? A nuk meriton ky dyshim një përgjigje serioze nga një kryeministër serioz? A nuk duhet të ishte kjo llogaridhënie pjesë e bashkëqeverisjes me aleatin e vetëm, popullin?

Nëse nuk do të bëhej për këto qëllime, ç’kuptim do të kishte që kreu i qeverisë të shkojë e të përleshet në rrjetet sociale, me trutharë që nuk meritojnë përgjigje?

Pikërisht tek kjo pyetje e fundit qëndron edhe thelbi i këtij lloj komunikimi. Sepse, kur vepron kështu, Rama as nuk rrëmbehet, as nuk del nga kontrolli. Këtë gjë e provon më së miri edhe dëshmia e shumë redaktorëve që pohojnë se këto copëza dialogjesh i përcillen shtypit nga vetë zyra e komunikimit e kryeministrit. Këtë e përforcon edhe fakti se mediat pro qeveritare, i vendosin këto lajme në hapësira të dukshme dhe u bëjnë atyre një jehonë përtej të zakonshmes.

LEXO EDHE:  “Xhisiela”/ Rama: E bënë mish për topat e kazanit politik e mediatik

Pra, Edi Rama e ka këtë lloj incidenti në dialog, këtë shkëmbim permanent sharjesh e fyerjesh në strategjinë e tij të komunikimit.

Dhe pikërisht këtu kjo histori lidhet me një tjetër lajm të shpërndarë me zell nga mediat pranë qeverisë sot. Bëhet fjalë për atë batutën që kryeministri lëshoi në inagurimin e një shkolle të re: “Nuk do më shihni vetëm në ekranet e shtëpive tuaja, por edhe kur të hapni frigoriferin”

Po pse i duhet Ramës kjo vetë- ironi? Pse duhet t’u kujtojë ai mbarë shqiptarëve se u shfaqet në TV me dendurinë e një sundimtari afro- aziatik? Pse nuk ka droje të lërë imazhin e njeriut që më shumë shet fjalë sesa punë?

Në fakt ai nuk do këtë. Ai e ka instiktin për të kuptuar se është bërë i neveritshëm me ERTV-në e tij dhe me gjithë mediat e mëdha që e kopjojnë fjalë për fjalë propagandën e tij. Ai e di që ajo që bën nuk është as normale, as demokratike. Dhe pikërisht ngaqë e kupton këtë, ai është i pari që vrapon për ta qesharakëzuar.

Loja e tij është e qartë: Mos e lër zemërimin dhe përbuzjen të ngjizen në forma serioze, por normalizoi ato duke i banalizuar.

Prandaj Edi rend i pari që tallet me Ramën që na është bërë si njeri i familjes përmes TV-ve, prandaj ai bën rrugaçin dhe fillon e shan kur e pyesin për çmimet e koncensioneve të rilindjes.

Pas gjashtë viteve degraduese në pushtet, kur nuk ka më asnjë justifikim të besueshëm dhe kur gjërat kanë degjeneruar deri në pikën ku propaganda nuk bën më fajde, Edi Ramës i ka mbetur vetëm kjo armë: ta shesi vesin si normal, duke na yshtur të qeshim me të.

©Lapsi.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Jep dorëheqjen për dyshimet në korrupsion/ Spartak Ngjela paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapjes së negociatave.

Ngjela shkruan se Reforma në Drejtësi nuk është kryer dhe prandaj kundërshton Franca me Holandën.

Sipas tij, që të hapen negociatat Rama duhet të japë dorëheqjen bashkë me opozitën parlamentare.

Postimi i plotë

E shihni se cilin keni kryeministër? Parlamenti gjermane dhe politika gjermane po i thonë Ramës: nuk e ke kryer Reformën se ajo të penalizon si të inkriminuar në korrupsion. Rama iu përgjigjet si një injorant i trembur.
Të njëjtën gjë po i kërkon edhe politika holandeze. Kurse Rama bën sikur nuk kupton.

Zoti Rama: politika europiane të thotë: “je i korruptuar, duhet të largohesh e të shkosh në hetim”. Pse flet përçart kur e di se çfarë po të kërkohet?

LEXO EDHE:  Basha “shah-mat” Ramës me një lëvizje në qeveri?!

LEXO EDHE:  Qeveri të përbashkët me Ramën?/ Përgjigjet Lulzim Basha

Zoti Rama! A dëshiron vërtet ti që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Europian menjëherë këto ditë? Ka vetëm një rrugë: jep dorëheqjen si kryeministër duke theksuar: “Jap dorëheqjen, se po pres hetimin tim për dyshimet në korrupsion”.

Po e bëre këtë: menjëherë hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Do shohësh, që, sapo të largohesh ti, fillon menjëherë ngritja e SPAK-ut dhe e të gjitha institucioneve të tjera nga kjo mazhorancë, bashkë me opozitën parlamentare.

E pra, zoti Rama, a e dëshiron ti vërtet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Jep dorëheqjen!
Ty dhe opozitën aktuale jashtëparlamentare, politika perëndimore nuk iu pranon. Kjo është e vërteta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mos e quani kurvë!

Publikuar

-

Nga

Nga Dorjana Bezat

Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim!
Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!
Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura.

Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!

Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.
Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte. Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje. M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë.

Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë.

LEXO EDHE:  Basha “shah-mat” Ramës me një lëvizje në qeveri?!

LEXO EDHE:  Rama shkrin një tjetër zyrë / Mësoni për cilën bëhet fjalë

Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…
Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.
Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte.

Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.
E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Bëri gabim fatal, do i mbetet kjo njollë sa të jetë gjallë”/ Kujt i drejtohet Mustafa Nano

Publikuar

-

Nga

Mustafa Nano

Mes shumë personave që kanë reaguar pasi Akademia Suedexe nderoi  me çmimin Nobel, Peter Handke, është edhe publicisti dhe analisti Mustafa Nano.

Mustafa Nano shkruan se shkrimtari Peter Hendke u quajt idiot e gomar nga miqtë e tij, të cilët e hoqën madje edhe nga lista e miqve, pikërisht për shkak të deklaratave pro Millosheviçit.

Nano thekson se Akademia Suedeze ka bërë një gabim fatal duke vlerësuar Handke me çmimin “Nobel” dhe kjo njollë do t’i mbetet sa të jetë gjallë.

Kujtojmë këtu se Peter Handke njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit, i akuzuar ky i fundit për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë.

Monologu i Nanos, marrë nga Provokacja:

Ngjarja e ditës për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët, ka qenë çmimi Nobel për letërsinë, kjo sepse e mori një shkrimtar austriak me emrin Peter Handke. Ka provokuar reagime ndarja e çmimeve “Nobel” këtë vit, sepse personazhi në fjalë ka qenë një personazh dhe është akoma, le të themi, i çuditshëm për disa qëndrime që ka mbajtur.

Siç ishte në vitet ’90 gjatë kohës që në Ballkan u bënë luftërat e famshme. Ndryshe nga shumë kolegë të tij atë kohë, ai u vu në mbrojtje të Millosheviçit. Në përgjithësi, ai mbante anën e serbëve. Ai mendonte se serbët ishin viktima në atë rrethanë dhe serbët ishin mbrojtës të asaj që Peter Handke e kishte pasur shumë xhan, Jugosllavisë. Kjo ishte arsyeja, të paktën, kjo është arsyeja që ai paraqet dhe që shpjegon qëndrimet që ai ka mbajtur.

Në fakt, qysh atëherë, ka pasur shumë kritika ndaj tij. Suzan Suntag e hoqi nga lista e miqve të vet. Salman Rushdi e konsideroi një idiot, madje një gomar. Në fakt nuk është intelektuali i parë publik që mban qëndrime të tilla ose që afirmon një lloj simpatie për diktatorët dhe diktaturat. Për shkrimtarët është pothuajse e zakonshme të shprehin simpatitë e tyre për diktaturat. Në shekullin XX, kjo ka qenë një gjë e zakonshme. Ka pasur të tjerë. Xorxh Bernard Shou ishte i marrosur pas Stalinit, madje justifikon edhe krimet e mëdha që ai kreu.

LEXO EDHE:  Berisha: Kryebashkiaket do varen nga Drejtori i Policise te Qarkut

LEXO EDHE:  Sonila Meço disa pyetje për kryeministrin Rama

Kemi pastaj Zhan Pol Sartrë, një nga intelektualët më të mëdhenj të shekullit XX, i cili fillimisht ishte i dashuruar me Stalinin, më pas u bind që Stalini ishte mbrapsht dhe a thua se donte të bindte veten se ky, Zhan Pol Sartrë, ishte admirues serial, që u marros pas Maos dhe më pas shkoi të takojë Fidel Kastron në Kubë. Për Çe Gevarën tha se është një nga qeniet humane më të kompletuara të epokës së sotme.

Të gjithë këta e kanë një alibi. Alibia mund të jetë naiviteti i tyre, padjallëzia, mund të jetë konteksti në të cilën ata kanë jetuar. Ndërsa Peter Handke nuk ka alibi se ajo që bëri Millosheviçi ishte e bërë live përpara syve të gjithë botës. Ka qenë një spektakël i dhunës në Ballkan i dirigjuar dhe i orkestruar nga një që quhet Sllobodan Millosheviç dhe Peter Handke i shkoi dhe në varrim ku mbajti një fjalim, një gjë mizerabël.

Akademia suedeze i dha çmimin “Nobel”. Sipas meje ka bërë një gafë fatale. Unë nuk e kam lexuar dhe nuk e vë në dyshim atë se akademia suedeze ka një standard të caktuar, por për mua akademia suedeze e Nobelit ka bërë një gabim, sepse e parë me sytë e një ballkanasi siç jam unë në këtë moment, teksa shoqëria serbe po përpiqej që të detoksikohej, po përpiqej që të kryente procesin e demilloshevicizimit të vet dhe ishte një proces që po ecte ngadalë, por po ecte, “Nobeli” që iu dha Peter Handke, mund të përcjellë mesazhin te serbët që ju po bëni atë që bëni, por figura e Millosheviçit, ashtu sikurse dhe figura e atyre njerëzve që Millosheviçin e kanë pasur xhan dhe e çmojnë, është një gjë që ta paktën mund të vihet në diskutim, kështu që mund të filloni dhe ju ta vini në diskutim. Kjo është një gjë fatalisht e gabuar. Për mua, Akademisë Suedeze ka për t’i mbetur kjo njollë sa të jetë gjallë vetë çmimi “Nobel”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE