Connect with Us

“Lëreni neuropsikiatrinë dhe filloni e mendoni”/ Mesazhi i fortë i Kullurit

Politikë

“Lëreni neuropsikiatrinë dhe filloni e mendoni”/ Mesazhi i fortë i Kullurit

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i ka drejtuar sot një mesazh të fortë opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se veprimet e opozitës kanë bërë që sot të kemi “nje shumice parlamentare e PS, qeverisje po e PS dhe 60 kryetare bashkie te PS” dhe i ka lënë demokratët pa përfaqësim.

“Demokratet ne fakt i ka lene pa perfaqesim ne te gjitha nivelet e qeverisjes dhe pa shprese se nje dite do te qeverisin me mire vendin se “rilindja” e deshtuar e Rames! Keshtu qe lereni neuropsikiatrine dhe filloni e mendoni! Te mendosh eshte gje e mire.”-thekson Kulluri.

Postimi i plotë:

Ka qe dje pasdite qe po lexoj nja dy shkrime(nese mund te konsiderohen te tilla) ne mbrojtje te bojkotit, djegies se mandateve dhe planit pa plan te kryetarit te opozites dhe akoma s’po kuptoj se cfare shkruajne dhe cfare duan te thone! Sidomos kete termin neuro-psikiatrik “elektroshok” nuk po e zberthej dot politikisht!

LEXO EDHE:  Mbledhje e përbashkët PD-LSI/ Zbulohet qëndrimi i Bashës dhe Berishës

I vendosur mes parrullash te tipit “fitorja e opozites” ne 30 qershor dhe teorive konspirative me “armiq te brendshem e te jashtem”, kupton edhe me shume se ne c’konfuzion i fut mediokrit shkaterrimi i parimeve themelore te sistemit demokratik si “perfaqesim, pjesemarrje, pergjegjesi, llogaridhenie, meritokraci, debat i lire, zbatim i ligjit(statutit), transparence” etj., .

E nderkohe pas “elektroshokut” qe mund te jete edhe ndonje “shok elektricist”, mbetet nje shumice parlamentare e PS, qeverisje po e PS dhe 60 kryetare bashkie te PS! E fundit: “elektroshoku” nuk eshte opium per demokratet por ne fakt i ka lene pa perfaqesim ne te gjitha nivelet e qeverisjes dhe pa shprese se nje dite do te qeverisin me mire vendin se “rilindja” e deshtuar e Rames! Keshtu qe lereni neuropsikiatrine dhe filloni e mendoni! Te mendosh eshte gje e mire./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  “Nuk e realizoi objektivin”/ Arben Ristani godet rëndë Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Jemin Gjana e pranon publikisht/ Kryesia e PD-së është jo legjitime

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  “Çmendet” deputeti i video-skandalit erotik/ “PD do çojë prapa hekurave këdo që siguron jetën”

LEXO EDHE:  “Nuk e realizoi objektivin”/ Arben Ristani godet rëndë Lulzim Bashën

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE