Connect with Us

“Ky është një krim i rëndë”/ Ja si Bashkia helmon qytetarët

Denoncim

“Ky është një krim i rëndë”/ Ja si Bashkia helmon qytetarët

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Bashkinë e Vlorës se po helmon qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar foto të mbeturinave që digjen gjatë natës, Berisha e cilëson këtë si krim të rëndë dhe me pasoja serioze.

“Ky është helmimi që u bën bashkia Vlorë qytetarëve çdo natë duke djegur plehrat! Krim i rëndë mjedisor me pasoja shumë serioze mbi shëndetin e njerëzve.”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Familja e kryebashkiakut të Kavajës i vë qëllimisht zjarrin fabrikës/ Përfiton mbi 1 milion dollarë”

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme fabrika e dyshekëve të kryebashkiakut të Kavajës Redjan Kralit u përfshi nga flakët dhe u shkaktuan dëme të mëdha.

Në media u raportua se dyshohet që shkak të jetë bërë një shkëndijë elektrike, por sipas një denoncimi të bërë nëpërmjet ish-kryeministrit Sali Berisha, familja Krali ia ka vënë vetë qëllimisht zjarrin fabrikës.

Qytetari dixhital shkruan se fabrika u dogj sonte për herë të tretë, ndërsa pretendon se për çdo herë Krali ka përfituar mbi 1 milion dollarë rimbursim nga shteti.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Berisha publikon fotot: Kjo është vila që po ndërton Rama në Butrint

LEXO EDHE:  Video-Berisha sulmon Donald Lu/ Sillet si guvernator, mban anen e qeverise

“Mirëmbrëma doktor. Kjo është hera e tretë që familja Krali i vë zjarrin qëllimisht fabrikës, sa herë që vendi qeveriset nga të majtët duke përfituar çdo herë mbi 1 milion dollarë dhe duke mos humbur asgjë nga materialet dhe makineritë. Por siç duket, Rama po jep fondet që duhen për blerjen e votave në Kavajë për zgjedhjet e parakohshme që po vijnë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fevziu denoncon live Kryebashkiakun e kapur duke kontrabanduar/ Ndryshoi emrin

Publikuar

-

Nga

Moderatori Blendi Fevziu ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin e tij “Opinion” për një Kryetar Bashkie.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari , moderatori Fevziu denoncoi se kryebashkiaku ende në funksion aktual është ndaluar nga Policia për kontrabandë në vitin 1996 dhe nuk është dënuar për këtë krim.

Sipas tij, Kryebashkiaku ka ndryshuar emrin dhe ende nuk e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

“Ka punuar doganier nga viti 1992-1995 në filan vend. Në nëntor të vitit 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë, është ndaluar me filanin, doganier filanin, kontrollor filanin dhe ky polic. Atëherë u fsheh dhe fizikisht nuk u ndalua. Dosjen e ka o në arkivën e Prokurorisë ose në Polici. Formularin e dekriminalizimit nuk e ka deklaruar, ka ndryshuar edhe emrin, nga filani e ka bërë filani dhe qytetari më ka çuar edhe formularin”, tha moderatori, por nuk preferoi të tregojë emrin e Kryetarit të Bashkisë për të cilin bëhet fjalë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Europa agjensi” çon qytetarët për punë në Danimarkë e u vjedh pagat

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i radhës në “Stop” ka ardhur për agjensinë e punësimit “Europa Agjensi”. Julian Bajraktari tregon, se para një viti bashkë me gruan, aplikuan për punë në këtë agjensi dhe kjo e fundit i coi për 3 muaj në Kopenhagen të Danimarkës.

Atje punuan në bujqësi me pagë dhe kishin rënë dakord për 1 mijë euro në muaj për secilin. Pas cdo muaji duhej t’u kalonte pagesa në llogari, por edhe pas tre muajsh paratë nuk kaluan dhe iu tha, që paratë do t’i merrnin në kthim. Pas tre muajsh agjensia u tha të rrinin edhe 2 muaj të tjerë, por morën ekspuls dhe i kthyen.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Berisha nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Ramës

LEXO EDHE:  Skandal në SHISH/ Ish-xhelatët e Enver Hoxhës terror ndaj punonjësve

Në Shqipëri trokasin në zyrat e agjensisë për të marrë paratë nga pronari Ermal Jauri, por ai i thotë, se do t’i nisë në Gjermani. Edhe nga Gjermani i kthyen dhe rinisi kalvari për marrjen e parave.

Të njejtin shqetësim ndan edhe Arlind Nabolli. Najada Shtylla nga agjenisa e Danimarkës shprehet, se pagesa ka kaluar në bankë, por nuk e kupton, se pse nuk ua kalon Ermal Jauri.  Më poshtë video.

LEXO TE PLOTE