Connect with Us

Koncesionet e rrugëve/ Deputetët demokratë kallëzim penal në prokurori

Kronika

Koncesionet e rrugëve/ Deputetët demokratë kallëzim penal në prokurori

Publikuar

-

Prokuroria e Tiranes

Ashtu sikundër paralajmëruan në seancë plenare të javës së kaluar, Grupi Parlamentar Demokrat do të dorëzojë sot në Prokurorinë e Tiranës, një kallëzim penal për koncensionet e dy akseve rrugore shumë të debatuara Orikum – Dukat dhe Milot-Balldren.

Kallëzimi nga grupi parlamentar demokrat, vjen pasi në seancën e kaluar, me shumicë votash, Kuvendi rrëzoi dekretet e Metës, që kthenin ligjet për rishqyrtim në Kuvend.

Kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Halit Valteri, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se ky kallëzim në organin e akuzës bëhet për të ndëshkuar grabitësit.

“Po vjedhin mln euro nga koncesionet e dy rrugëve. Po i ngarkojnë shqiptarëve një borxh publik”- u shpreh ndër të tjera Valteri.

Grupi parlamentar demokrat i kerkon organit te akuzes “fillimin e procedimit penal në funksion të veprave penale të parashikuara nga neni 258 i Kodit Penal “Shkelje e barazisë në tendera” dhe nenit 248 i Kodit Rrugor Shqiptar, Autoriteti kontraktor deri tek vendimarrje e Këshillit të Ministrave lidhur me shkeljet penale të konstatuara që kanë të bëjnë me PPP për segmentin rrugor “Porti i Jahteve- By Pas- Orikum- Dukat dhe PPP për segmentin rrugor Milot-Balldren”./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

Publikuar

-

Një tjetër asksident i rëndë është rregjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje shtetasen me inicialet S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Krujë/Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Përdhunimi në Kavajë/ Merret në pyetje e mitura

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëlloi me armë makinën e xhaxhait pas sherrit për pronën/ Arrestohet 20-vjeçari

Publikuar

-

krimi i organizuar

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për kanosje me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë Endi Sinani. I riu ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15 nëntor ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij

“Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të xhaxhait të tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Maknor të Pezës.

Shkak sipas policisë është bërë një konflikt për motive pronësie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi hekurave përfundoi Endi Sinani.

LEXO EDHE:  Urdhërarrestet e Prokurorisë/ MPB zyrtarët nuk u gjenden në shtëpi

I riu ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15 nëntor ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.
Të njëjtat burime sqaruan se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të Sinanit.”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me 40 mijë euro kokainë/ Pranga shqiptarit në Itali

Publikuar

-

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave fqinje, 39-vjeçarit rezident në Modena, gjatë një kontrolli rutinë në autostradën Bolzano Sud iu gjetën 1500 euro cash si dhe një sasi kokaine me vlerë tregu 40 mijë euro.

Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë edhe më herët i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE