LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju jeni e ardhmja e BE-së”/ Apeli i fortë i Sorecës për nxënësit  

16 Shtator 2019, 08:04, Politikë CNA
“Ju jeni e ardhmja e BE-së”/ Apeli i fortë i Sorecës

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ndërsa ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, iu ka drejtuar atyre edhe mesazhe të forta.

Ambasadori Soreca, tha se ?Shqipëria iu përket ju, ndërsa ju i përkisni Shqipërisë.?.

Po ashtu ai apeloi nxënësit të kenë besim tek e ardhmja e Shqipërisë.

?Ju duhet të besoni tek Shqipëria, ashtu siç besoj unë tek vendi juaj i mrekullueshëm. Ju duhet të besoni se vendi juaj do të ketë një të ardhme më të mirë?-theksoi Soreca.

Ambasadori Luigi Soreca u ndal edhe te negociatat për anëtarësimin në BE, ndërsa theksoi se ?Unë shpresoj se shumë shpejt do të hapen negociatat që ju të jeni shtet anëtari  BE dhe Shqipëri të kthehet në gjirin e familjes europiane. Ju jeni e ardhmja e BE dhe duhet të jeni qytetarët më të mirë jo vetyëm të Shqipërisë, por edhe të BE-së?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga