Connect with Us

Hetimi ndaj Metës/ Presidenca publikon raportin 55-faqësh për Komisionin e Venecias

Politikë

Hetimi ndaj Metës/ Presidenca publikon raportin 55-faqësh për Komisionin e Venecias

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar në faqen zyrtare të presidencës raportin që do të përdorë para Komisionit të Venecias për të argumentuar vendimin e tij për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në 55 faqe raport, Meta argumenton se ky akt i Presidentit nuk ishte antiligjor, as antikushtetues sikundër pretendon mazhoranca, e cila kërkon shkarkimin e tij.

Në raport thuhet gjithashtu se Presidenti i Republikës vlerësoi se duhet të ndërhynte në mënyrë të tillë që t’u ofronte palëve kohë për reflektim dhe për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut të pazëvendësueshëm politik.

“Mungesa e plotë e vullnetit politik për marrëveshje midis forcave politike nuk mundet të dobësojë dhe as të kufizojë rolin që Kushtetuta i ka dhënë Kreut të Shtetit. Përkundrazi, ky rol është thelbësor për zgjidhjen e krizave të rënda si kjo që po kalon vendi. Në këto kushte, Presidenti i Republikës është i vetmi institucion kushtetues funksional që ka vullnetin, mundësinë dhe kompetencën ekskluzive kushtetuese për të ndikuar në kapërcimin e krizës” thekson raporti.

Presidenti i Republikës sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë qëndron mbi të gjitha pushtetet dhe nuk bën pjesë tek ato.

Pikërisht ky rol i jep Presidentit të Republikës të drejtën që të ndërhyjë, me mjetet në dispozicion, në situata krizash të rënda me qëllim zgjidhjen e tyre.

“Veçanërisht në mungesë të institucioneve që mund të zgjidhin konfliktet kushtetuese apo që mund t’i jepnin përgjigje shumë kërkimeve të kësaj natyre, roli i Presidentit të Republikës është primar dhe i pazëvendësueshëm, pasi është i vetmi organ kushtetues që e ka mundësinë kushtetuese të ndërhyjë me mjetin që ai disponon”.

E drejta e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve sipas nenit 92/gj të Kushtetutës nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet më vehte, pasi kjo dispozitë kushtetuese është e lidhur ngushtësisht me dispozitat e tjera të kushtetutës nenit 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 93, 109 të Kushtetutës që parashikojnë parimet themelore, të drejta dhe detyrime, të cilat duhet domosdoshmërisht të respektohen përgjatë një procesi zgjedhor në një shoqëri demokratike.

Të gjitha së bashku këto dispozita formojnë një entitet normash kushtetuese në përmbushje të të cilit Presidenti i Republikës duhet të veprojë për përmbushjen e një qëllimi kushtetues e të ligjshëm që është shmangia e çdo mundësie për trazira sociale në vend, garantimin e pluralizmit politik dhe përcaktimi i një date të re zgjedhjesh vendore në mënyrë që ato të zhvillohen në një situatë të qetë, të lira dhe demokratike në mënyrë që të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë pa dallim t’u krijohet mundësia për të zgjedhur midis alternativave.

LEXO EDHE:  Dy orët e para të dështimit/Nuk votojnë as 1% e demokratëve

Po kështu, mbrojtja dhe përparimi i interesave të përbashkëta kombëtare është një nga detyrat kryesore të Presidentit. Pas anëtarësimit në NATO, të realizuar një dekadë më parë, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik kombëtar i vendit, shoqërisë dhe gjithë forcave politike.

E gjithë sjellja e Presidentit të Republikës dhe përpjekjet e tij, duke qenë shumë i ndërgjegjshëm dhe për detyrimet që duhen përmbushur veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, kanë synuar shmangien e një konflikti civil, të një procesi të dështuar zgjedhor dhe realizimin e zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të përmirësuar besueshmërinë e vendit në përmbushjen e kritereve politike në prag të 17-18 tetorit 2019, kur do të merret vendimi i Këshillit Europian për Shqipërinë.

Arsyet e Presidentit për zhdekretimin e 30 qershorit

Në kushtet e një krize të rëndë të paprecedentë politike, kushtetuese, institucionale dhe përfaqësimi ku: 1. Palët politike u vendosën në një kurs konstant përplasjeje dhe refuzuan dialogun;

2. Opozita hoqi dorë në bllok nga mandatet parlamentare. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës u dorëhoqën dhe refuzuan në bllok mandatet parlamentare.

3. Opozita parlamentare aktuale përftoi mandatet në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative;

4. Parlamenti nuk u plotësua me numrin kushtetues të 140 deputetëve për shkak të shterimit të listave të kandidatëve nga partitë e opozitës;

5. Parlamenti humbi rolin mbikqyrës ndaj ekzekutivit;

6. Parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzojnë njohjen e autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës;

7. Gjykata Kushtetuese është jo funksionale prej 18 muajsh;

8. Gjykata e Lartë është jo funksionale;

9. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë të njëanshme antikushtetuese;

10. Prokuroria nuk veproi për zbardhjen e krimeve zgjedhore të konsumuara në vitet 2016 – 2017 – Dosjet 184 (Bashkia Dibër) dhe 339 (Bashkia Durrës);

11. Opozita refuzoi regjistrimin si konkurrent zgjedhor për zgjedhjet lokale;

12. Mazhoranca këmbënguli të garonte e vetme për të marrë në administrim të 61 bashkitë e vendit dhe këshillat e tyre;

13. Zhvillimi i protestave periodike kombëtare të shoqëruara me akte dhune dhe vandalizmi si dhe reagim shproporcional nga forcat e rendit, me pasojë plagosje të shumta nga policia e shtetit dhe qytetarët;

14. Përdorimi i gjuhës armiqësore dhe thellimi i ndasive çoi në rritjen e frustrimit shoqëror dhe emigracionin masiv;

15. Rritja e pasigurisë ndikoi në ekonominë e vendit.

16. Refuzimi i Kryeministrit për të pranuar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës e në vecanti përcaktimin e një date të re gjithëpërfshirëse përvec 30 qershorit./CNA.al

 

Raporti:

 

http://president.al/wp-content/uploads/2019/09/001-ANEKS-Shqip.pdf

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Ristani: Rama si Nastradini

Publikuar

-

Nga

Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe njëkohësisht ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e saj duke u shprehur se ajo është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë në vend, por po ashtu sepse ndikon edhe në reforma të tjera sikurse ajo në Drejtësi, e cila sipas tij tashmë është deformuar.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, Rama iu ka bërë thirrje ndaj policëve që të votojnë partinë në pushtet, duke vënë kështu partinë mbi Shqipërinë.

“Deri tani ka vullnet të keq për të bërë me dashje gjëra të këqija. Sot e tutje duhen bërë gjëra të mira me vullnet të mirë. Më 2009 kam pasur fatin që të jem në krye të KQZ, duke marrë vlerësim maksimal nga ana e organizatave ndërkombëtare. Nastradinin e pyetën në një fshat pse nuk ranë kambana në fshatin e tyre. Nastradini tha se kambanat në fshat nuk ranë në radhë të parë se nuk ka kambana.

LEXO EDHE:  Befason ish-ministri i Metës/PS fituese, PD-LSI ende në kaos

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive- Bashkëpunëtori i Bashës, trafikant droge/ CNA.al sjell të tjera detaje

Dhe në këtë rast është si historia e kambanës. Po nuk pati vullnet politik, është e kotë të flasim për të tjerat. Na duhet që të kemi edhe sistem që na jep qeverisje stabël, por edhe të kemi demokraci të brendshme.

Ne nuk flasim vetëm për reformën zgjedhore, por për një sërë reformash. Dalim deri te reforma në drejtësi, që ka problemet  e saj. Në rast se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione gjyqësore, atëherë pse po flasim. Del kryeministri dhe thotë se policët duhet të votojnë për PS pas punës. Del se partia na qenka mbi partinë dhe derisa është ky realitet kot flasim për të tjerat.”, ka thënë ndër të tjera Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon ultimatumin amerikan që tmerroi Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare ka vlerësuar fitoren e mazhorancës së re, ndërkohë që ka zbuluar ultimatumin e amerikanëve për Vuçiçin.

“ Çfarë sjell si risi ardhja e Kurtit dhe Osmanit? Antikorrupsionin. Nuk e dimë se çfarë do sjellin si risi në politikën shqiptare, por dimë që janë me një politikë shumë të thekshmë patriotike. Sidomos Kurti. Pse vajti ky atje? Richard Grenell u shkoi në Novisad dhe e kërcënoi. Ka kërcënuar Vucicin pasi e ka takuar 10 minuta kokë më kokë. Rrethi i tij i administratës thotë që asnjë nuk ishte brenda, por kur hynë atje panë Vuçiçin e tmerruar. Dhe i ka thënë dua njohjen e Kosovës se e kanë njohur 110 shtete”, ka thënë ndër të tjera Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmon ashpër Presidentin/ Spiropali paralajmëron shkarkimin e Metës

Publikuar

-

Nga

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Parlamentin, e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke folur për raportin e Komisionit të Venecias dhe qëndrimin e socialistëve ndaj Presidentit, ka paralajmëruar se mazhoranca në Kuvend do ta votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Spiropali vlerëson se raporti përfundimtar shprehet qartë kur thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me anullimin e datës së zgjedhjeve.

“E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.

Duke mos pasur asnjë kompetencë vendosi të zhdekretojë zgjedhjet. Venecia thotë atë që ne kemi thënë; zgjedhjet duhet të mbaheshin për të ruajtur seriozitetin e shtetit për të mos i dhënë mundësi asnjë opozite që të hedhë në emër shtetin. Venecia thotë në fund, që i gjithë hetimi është sa ligjor aq dhe politik. I takon komisionit hetimor dhe më vonë kuvendit me votë dhe më pas Kushtetueses të vendosë

LEXO EDHE:  Befason ish-ministri i Metës/PS fituese, PD-LSI ende në kaos

LEXO EDHE:  Le të hanë kokat e tyre / Një marrëveshje e re Basha-Rama do e fundoste Shqipërinë!

Shumë e thjeshtë, në rast se presidenti do të ishte i bindur mbi kushtetutshmërinë, atëherë do i bënte ai një kërkesë Venecias. Por jo, atë e bëri Kuvendi, që komisioni hetimor të kishte një raport. Tani komisioni do të peshojë argumentet dhe ta sjellë në Kuvend, ne do të votojmë vendimet e komisionit hetimor. Ne do ta gjykojmë, vlerësojmë dhe gjykojmë. Komisioni hetimor do të dalë me disa konkluzione dhe do ta sjellë në Kuvend dhe ne do ta votojmë.

Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE