Connect with Us

Habit Veliaj, merr në mbrojtje memorialin turk/ E ndërtuam pa leje

Politikë

Habit Veliaj, merr në mbrojtje memorialin turk/ E ndërtuam pa leje

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dalë publikisht në mbrojtje të memorialit të vitimave të grushtetit të shtetit në Turqi dhe memorialit të tyre në Tiranë, gjatë prononcimit të tij në Real Story.

Veliaj e ka krahasuar datën e memorialit me datën e çlirimit të Tiranës, ai është justifikuar se ky memorial është ngritur pa lejen e Këshillit Bashkiak pasi ka një marrveshje të agjensisë të mënaxhimit të parkut me firmat dhe ata që kontribojnë për pastrimin dhe mbjelljen e pemëve.

Kreu i Bashkisë bëri gjithçka që të mbronte Memorialin por në asnjë rast nuk tha se cila ishte lidhja historike me Shqipërinë dhe përse duhej në Tranë kujtimi i një grushti shteti në Turqi.

LEXO EDHE:  Veliaj: Shpenzimet e prishjes së ndërtimeve pa leje do t’i paguajnë vetë shkelësit

I kapur “mat” Veliaj u përpoq të justifikonte ndërtimin e parkut me mbështetjen e dhënë nga qeveria turke por në asnjë rast nuk dha një argument të qartë e ligjor teksa foli në studion e Sokol Ballës në televizionin e Irfan Hysenbelliut.

Memoriali përfundimisht për Veliajn u ngrit pasi ambasada Turke ka mbjellë disa pemë dhe kjo justifikonte vendosjen e tij. Tani nuk ka ngelur gjë tjetër që ambasada e Sirisë të kërkojë bust për Asadin pasi të mbjellë ca pemë dhe ti japë lekë Veliajt./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Andi Bushati akuza Veliajt/ Paralajmëron përplasje të ashpra

LEXO EDHE:  Veliaj: Nga sot ndalojmë degradimin dhe vandalizimin e Monumentit të Pavarësisë

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Leonard Olli justifikon bojkotin e opozites/ Veliaj te kopjoje Bashen

LEXO EDHE:  Skandali/ Lali Eri i “dhuron” vëllait të deputetit socialist tenderin 450 milionë lekë

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE