LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarja kap “mat” çunin e Fahriut

16 Shtator 2019, 12:43, Politikë CNA
Gazetarja kap “mat” çunin e Fahriut

Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Republikës së re të Lulzim Bashës, Klevis Balliu ishte i ftuar sot në studion e News 24, ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Por, ndërsa ai vijonte akuzat ndaj opozitës parlamentare, të cilën e cilësoi si një ?patericë? të pushtetit, ish-deputeti Balliu është kapur ?mat? nga gazetarja.

Ndërsa opozita kishte paralajmëruar se në shtator do kishte protesta dhe se aksioni opozitar do të përshkallëzohej deri në rrëzimin e Ramës, në fakt gjysma e shtatorit iku dhe nuk kemi parë asnjë protestë.

Nisur nga ky fakt, gazetarja iu drejtua ish-deputetit Balliu, me pyetjen: ?Ju po prisni që Rama të rrëzohet vetë??

Por, i zënë ngushtë dhe duke mos ditur si të përgjigjet, Balliu riktheu në vëmendje rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, largimin e të cilit nga qeveria e quajti ?fitore? të madhe të aksionit opozitar.

?Nëse nuk do ishte për PD, ju sot do të kishit si ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin i cili ishte edhe një ndër emrat më në zë për reformën në drejtësi. Ishte ky që nuk la qytetar pa futur në burg sepse nuk kishte paguar dritat. Sepse arrestimet bëheshin me urdhër të Tahirit, se ai ishte ministër i brendshëm.?-tha Balliu.

Ndërsa më tej, Balliu tha se ?Por, nëse Saimir Tahiri meriton 12 vite burg, Rama meriton 120 vite burg sepse Tahiri familjarët e tij nuk i takonte pa marrë leje te Edi Rama jo më të kanabizonte Shqipërinë?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga