LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Firma "Gjoka" akuzon Drejtoreshën e ARRSH-së për "komplot"

16 Shtator 2019, 17:59, Denoncim CNA
Firma "Gjoka" akuzon Drejtoreshën e ARRSH-së për

Teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nisjen e një hetimi administrativ për kompaninë ?Gjoka Construction? e cila po kryen punimet për ndërtimin e Rrugës së “Arbrit”, firma është kundërpërgjigjur nëpërmjet një deklarate sqarimi për mediat.

Nëpërmjet saj Kompania u përgjigjet akuzave të ARRSH-së, se ajo paraqiti të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është “loti 7″ dhe që u anulua, po nëpërmjet akuzave ndaj Autoritetit.

? E gjithë kjo situatë është një tentativë e dëshpëruar e drejtoreshës së rrugëve për të shpallur fitues me cdo kusht një bashkim kompanish me emer ??? ku asnjera ska eksperience ne tunele pervec kompanise ircop e cila eshte regjistruar 2 jave pas hapjes tenderit.

Madje kemi dyshimin qe kjo eshte edhe arsyeja qe procedura gjate tenderimit eshte shtyre 2 here qe ti jepte mundesi kesaj kompanie per te bere letrat.

Na ka skualifikuar për arsye që skane asnje lidhje me punimet e ngjashme apo punimet e rruges arbrit. Pas ankeses qe kemi bere ne KPP i cili eshte institucioni me i larte per tenderat, eshte marre vendim qe arrsh te rregulloje shkeljen dhe te na kualifikoje.

Por edhe ne kete rast arrsh ka kundershtuar kete vendim duke i kerkuar kpp rishqyrtim per te njejtat arsye. Perseri kpp e ka hedhur poshte. Nderkohe ne menyre krejt te paligjshme por sigurisht nga deshperimi qe nuk po e arrinte qellimin per te nxjerre ne menyre te padrejte fitues kontraktoret e preferuar te saj, ngre nje grup te paligjshem dhe pa njoftuar asnjeri qe te na kontrolloje punimet ne rrugen e arbrit.

Pavaresisht paligjshmerise dhe perberjes se pakualifikuar te keti grup inspektimi ne i kemi lejuar qe te futen ne kantier. Inspektimi ka qene ne formen e nje shetitje turistike, me duar ne xhepa dhe pa asnje dokument, pa asnje konstatim dhe pa asnje pyetje.

Per raportin qe ka dale neper media ne nuk jemi vene asnjehere ne dijeni, hera e pare qe e shohim eshte nga mediat. Qe dmth qe nuk kemi pasur asnjehere shans per t?u shpjeguar.

Deklarojme gjithashtu me pergjegjesi te plote qe cdo pune qe eshte situacionuar ne rrugen e Arbrit eshte e realizuar 100%. Nuk kemi thene kurre qe rruga e Arbrit ka mbaruar sepse kjo do kishte qene nje mrekulli dhe nje arritje shume e madhe per te gjithe, por cdo gje qe eshte paraqitur ne letrat e dorezuara ne Arrsh eshte e sakte.

Gjithashtu per sa i perket lajmit qe ne kemi marre 70 miliard leke nga buxheti per pune qe skemi bere, duam te ju informojme qe nuk ka asnje lidhje.

Deri me sot jane realizuar rreth 43 % te volumeve te punimeve qe do te thote qe jemi mbi 13 % para kohe ne realizim.

E vetmja pagese qe kemi marre nga buxheti eshte ne fillim te vitit pasi kishim realizuar 25% te punimeve sipas parashikimeve ne kontrate.

Kjo pagese nga buxheti eshte 2.1 miliarde nga te cilat i kemi kthyer shtetit ne pagesa tvsh dhe tatim fitimi rreth 1 miliarde. Nga neser padia e pare per drejtoren e ARRSH do te jete fillimisht ne gjykate per prishje te imazhit te kompanise me informacione te nxjerra ne media te cilat jane te paprovuara”, shkruhet në deklaratën sqaruese të kompanisë “Gjoka Construction”./CNA.al

Lajmet e fundit nga