LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj akuzon presidentin Meta si posedues të llotove e basteve

16 Shtator 2019, 19:50, Politikë CNA
Erion Veliaj akuzon presidentin Meta si posedues të llotove e basteve

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, është pjesë e emisionit ?Real Story?, në TV “News 24”, ku festimi i konferencës së Pezës dhe fjala me “kunja” ndaj Rilindjes e mbajtur nga presidenti Ilir Meta ka qenë në fokus.

Duke folur për të Veliaj iu kundërvu fjalimit të kreut të shtetit. Ndonëse disa herë theksoi se nuk ka asgjë personale me presidentin Ilir Meta, Veliaj vijoi të lëshoj akuza ndaj tij.

?Unë nuk kam asgjë personale, por gjërat duhen thënë siç janë. Nëse një Kryetar Bashkie merr përsipër të pastrojë vendin nga bastet dhe llotot e Ilir Metës, njerëzit e partisë nuk mund të lihen aty. Rasti është kur një deputet u dilte para fadromave”, artikuloi Veliaj, që duke u rikthyer tek Konferenca e Pezës vijoi të thotë:

“Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, edhe në konferencën e Pezës nuk vazhdoi, siç u tha në konferencë. T?i shmangesh betejave, kjo kërcet. Nuk mund të predikosh për partizanët dhe t?iu hipësh në qafë me deputetë e kioska dhe t?iu dalësh para fadromave. Nuk mund të falësh për pluralizëm, në momentin që i shmangesh garës?./CNA.al

Lajmet e fundit nga