Connect with Us

Erdogani, Putini dhe Rohani diskutojnë për konfliktin në Siri

Bota

Erdogani, Putini dhe Rohani diskutojnë për konfliktin në Siri

Publikuar

-

Kundërshtarët e luftës në një tryezë: Presidenti turk Erdogan ka pritur Presidentin rus Putin dhe homologun e tij iranian Rohani për bisedime për Sirinë. Ankaraja druhet për një valë të re refugjatësh.

Përpjekje për të gjetur një zgjidhje në Siri: Turqia, Rusia dhe Irani po diskutojnë në Ankara situatën katastrofike në kështjellën e kryengritësve Idlib. Përveç kësaj, sipas burimeve turke, në fokusin e Presidentëve Rexhep Tajip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hassan Rohani është edhe një kthim vullnetar i refugjatëve në Siri.

Në rajonin e Idlibit jetojnë rreth tre milion vetë. Qeveria e Sirisë kërcënon për sulme të mëtejshme në këtë zonë. Po të ndodhë kjo, qindra mijëra vetë mund të merrnin arratinë për në Turqi dhe prej andej në Evropë. Erdogani dëshiron të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm të luftimeve. Vendi i tij tashmë ka pranuar më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë.

Turqia mbështet në Siri grupe të ndryshme kryengritësish. Rusia dhe Irani, nga ana tjetër, janë në anën e Presidentit Sirian Bashar al-Asad. Në të ashtuquajturin proces të Astanas, të tria shtetet kanë zhvilluar negociata që nga viti 2017 për të gjetur një zgjidhje në vendin e përfshirë nga lufta civile – deri tani me pak sukses.

Në shtatorin e vitit të kaluar, Putini dhe Erdogani patën rënë dakord që të krijonin një zonë tampon në Idlib. Edhe atëherë synohej që të parandalohej një ofensivë qeveritare. Sidoqoftë, marrëveshja dështoi, pjesërisht sepse grupi më i fortë kryengritës në rajon, milicia militante islamike “Haiat Tahrir al-Sham (HTS)”, nuk ndihej i lidhur me marrëveshjen

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Erdogan ribashkon të majtën shqiptare, Rama-Meta drejt një pakti të ri

Rohani tani u shpreh për vazhdimin e luftës në kështjellën e kryengritësve. “Në Idlib, terroristët janë ende të pranishëm dhe prandaj është e nevojshme që lufta kundër tyre atje të vazhdojë “, tha Rohani para se të nisej për në Ankara.

Rusia, Turqia dhe Irani gjithashtu po përpiqen të formojnë një komitet kushtetues për Sirinë. Në fund të gushtit, kancelarja Angela Merkel tha në samitin e G7-ës në Biarritz se një proces i tillë politik mund të fillojë së shpejti./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nxirrnin pasaporta për kriminelët shqiptarë/ Arrestohen 6 policë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka arrestuar 6 oficerë, pasi lëshonin pasaporta e letër-njoftime për kriminelë të dënuar ose të shpallur në kërkim.

Oficerët e policisë përfitonin dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Për “rastet e vështira” ata kërkonin deri në 40,000 euro. Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

LEXO EDHE:  Reformimi i OKB-së, refuzojnë Kina dhe Rusia

LEXO EDHE:  Referendumi / Si ndryshon Kushtuetuta dhe si do të jetë Turqia e re e Erdoganit

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve. Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së”, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Ai ritheksoi se “mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i bisedimeve Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Borrell.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herët zoti Borrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Putin: Nuk ka siguri për ekonominë

LEXO EDHE:  Erdogan: Forcat turke kanë vrarë 3 mijë ekstremistë

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ideja për një përfaqësues të posaçëm ishte hedhur që në vitin e kaluar pasi që departamenti amerikan i Shtetit emëroi zotin Mathew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ideja u fuqizua sivjet, meqë Bashkimi Evropian u ndje i lënë anash pasi që ambasadori Grenell siguroi dy marrëveshje për linjën ajrore, linjën hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen evropiane.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Përballë angazhimit energjik amerikan, Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces.(b.a.)

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka përgënjeshtron njohjen e pavarësisë së Kosovës/ Pacolli: Ambasadorja Çitaku duhet të japë llogari

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith ka përgënjeshtruar lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, pas këtij përgenjeshtrimi nga Xhamajka, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”-shkruan Pacolli.

LEXO TE PLOTE