Connect with Us

Ekzekutimi mafioz i ish-policit/ Zbardhen detajet tronditëse, si u organizua vrasja

Kronika

Ekzekutimi mafioz i ish-policit/ Zbardhen detajet tronditëse, si u organizua vrasja

Publikuar

-

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e ish-policit Santiago Malko pak ditë më parë në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për‘BalkanWeb’  dosjen e Prokurorise qe implikon Blendi Tetën, i cili u arrestua një ditë më parë për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’. Mësohet se Teta ishte ulur për darkë me personat e dyshuar për vrasjen në fjalë, shtetasit ,L.D e D.A dhe disa persona të tjerë.‘BalkanWeb’ mëson se darka ishte në një lokal në posedim të L.D e E.D në zonën e ‘Freskut’.

“Në këtë vend ku kanë ndaluar L. dhe E. po shikonin në drejtim të automjetit BMW X5 dhe kanë thënë “do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin BMW X5 që ishte e parkuar. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri. Në këto momente I. ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës sapo kalon kazanët e plehrave.

Automjeti tip Skoda Rromster ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur në vendin e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë shtetasit me iniciale L.D “ do të largohem”. Këtë ja ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin BMW X5 ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte dicka. Leonardi i ka thënë pse do të ikësh dhe ai i është përgjigjur se do të ikte pasi nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit nr.5 Aty ka parë I.S ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi Manastirit” në trotuar në trotuar në anën e spitalit të fëmijëve ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë e verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses time S.V në rrugën ‘Don Bosko’.

LEXO EDHE:  Cështja "Doshi"/ Luan Rama: Cinari i sëmurë mendor, me kartelë

Kur taksia e ka lënë përpara hotel “Ferrara” në rrugën Don Bosko është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti BMW X5 ngjyrë e zezë ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë për automjetin të cilin po e ruanin shtetasit, I.S, L.D, E. D si edhe personat që ishin në automjetin Golf 5 ngjyrë gri me targë AA221XB.

Ai (Bledi) është frikësuar në lidhje me këtë ngjarje dhe që nga ai moment, ka patur friksë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes tek vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti BMË X5. Ditën e nesërme ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas përvec shtetasin E.M. Kur e ka takuar ka biseduar me të dhe i ka treguar për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty E. është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit tip Golf 5 ngjyrë gri. pasi e kishte të regjistruar me emrin e tij, dhe kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasi E dhe L. D.” thuhet në dosjen e Prokurorisë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të armatosur dhe me makina të blinduara/ Kriminelët i bëjnë karshillëk policisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigative Artan Hoxha ka publikuar dy video në emisonin “Opinion” të Blendi Fevziut ku tregon hapur që personat e shpallur në kërkim për krime të rëndë i bjënë karshillëk policisë me makina të blinduara duke shëtitur ditën në mës të qytetit.

Sipas pamjeve të publikuara makinat tip “Foristradë” të cilat kushtojnë qindra-mijëra euro, shëtisin lirshmë në mes të Elbasanit, të drejtuara nga kriminelë të rrezikshëm.

LEXO EDHE:  Krimi makabër në Librazhd/ Zbardhen të tjera detaje

LEXO EDHE:  Cështja "Doshi"/ Luan Rama: Cinari i sëmurë mendor, me kartelë

Si ka mundësi që policia nuk i arreston?

Gazetari Hoxha, përmes këtyre videove ngre alarmin se policia e shteti ngre duart lart dhe tregohet inegzistente përballë kriminelëve të rrezikshëm, të shpallur në kërkim të cilet duhet të ishin prapa hekurave.

Rasti lidhet dhe me rastin e Kavajës ku viktima, Dritan Haxholli ishte i shpallur në kërkim dhe lëvizte gjithashtu lirshëm në qytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kavaja”/ Policia asnjë fjalë për vrasjen

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit.
Kështu u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, i cili apeloi publikisht Policinë që të reagojë.

“Nuk kemi asnjë përgjigje nga Policia. Ne nuk kërkuam asgjë për hetimin e çështjes… A është e vërtetë që një person që duhet të ishte në burg lëvizte lirshëm i armatosur në Kavajë?”, tha drejtuesi i emisionit.

Nga ana tjetër, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u shpreh se konflikti nuk është vetëm për një femër.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Babai i viktimës gjeti letër tek dera, “Ngjituni lart”

LEXO EDHE:  Cështja "Doshi"/ Luan Rama: Cinari i sëmurë mendor, me kartelë

“Bashkëshorti i asaj vajzës, i cili është në burg në Gjermani, në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Artan Hoxha zbardh pazaret e drogës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e Kavajës.

Hoxha tha se ngjarja është devijuar qëllimisht dhe se gjithë çështja vertitet rreth pazareve të drogës. Ndërsa tregoi dhe se viktima dhe autori kanë qënë në të njejtin burg.

“Në momentin e parë jemi marrë me çështjen e moralit, po ngjarja u devijua qëllimisht. Kemi ikur nga thelbi i vërtet. Pista është ajo që Prokuroria po merret tani, droga.

Ai ka qenë i dënuari, ky ka qenë gradiani.

LEXO EDHE:  Pamje të rënda/ Dalin filmimet e vrasjes tek spitali “Nënë Tereza”

LEXO EDHE:  Klodiana Lala “zë ngushtë” kreun e KLP-së

Ajo që ka ndodhur aty dhe unë shpresoj që hetimet ta nxjerrin është që ky grup personash nuk ishin aty për një femër, por e njihnin njëri-tjetrin. Për çfarë u është prishur pazari!

Marsida e di shumë mirë se pse ka ndodhur konflikti i vërtetë. Kemi të bëjmë me njerëz që kanë luajtur me njëri- tjerirn. Këtë çështje nuk mund ta hetoj Prokuria e Kavajës.” u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE