Connect with Us

Denoncimi i “Fiks Fare”/ 70 maturantë ngelen pa universitet, mësuesja gaboi hedhjen e rezultateve në sistem

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ 70 maturantë ngelen pa universitet, mësuesja gaboi hedhjen e rezultateve në sistem

Publikuar

-

Rreth 70 maturantë të shkollës së Mesme të Bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë të Përrenjasit nuk kanë mundur të rezultojnë fitues në asnjë nga degët e përzgjedhura për të ndjekur studimet e larta. Arsyeja përllogaritja gabim nga ana e një mësueseje në hedhjen e të dhënave në sistem.

Mësuesja e tyre ka hedhur rezultatet e provimeve me zgjedhje në kolonën e lëndëve bazë. Në përllogaritjen e pikëve, koeficientet ndryshojnë nga lënda në lëndë, ndaj kjo ka bërë të humbasin deri në 20 mijë pikë. Si rezultat edhe nxënësit me mesatare të lartë gati 10 nuk kanë mundur të fitojnë asnjë degë për të vazhduar studimet në universitet.

Një nxënëse tregoi për emisionin “Fiks Fare”  se jo vetëm që nuk fitoi mjekësinë si preferencë të parë, por asnjë degë nga 10 preferencat. Mesatarja e saj ishte 9.97. Nxënës të tjerë pohuan se mësuesja ka pranuar gabimin, por atyre u intereson vetëm shkolla e lartë, ose ajo t’i dëmshpërblejë duke u paguar një vit studime në universitet privat.

“Fiks…” shkoi në shkollën e Rrajcës, për të marrë informacion se çfarë do të bëhej me fatin e 70 nxënësve. Nëndrejtoresha e kësaj shkolle, Albina Rira,  pohoi se janë në dijeni të problemit, dhe se vetë drejtori i është drejtuar QSHA-së (Qendra e Shërbimeve Arsimore)  për zgjidhjen e situatës. Madje sipas nëndrejtoreshës maturantët do të hyjnë në sistem. Gazetarja kërkoi një vërtetim për mësuesen nëse  ajo është trajnuar për hedhjen e të dhënave në sistem, por nuk mundi të marrë një përgjigje, pasi shkresa  ndodhej në zyrën e drejtorit. Ky i fundit sipas nëndrejtoreshës ishte në Tiranë pikërisht për këtë problem. ” Jam e shqetësuar njësoj sa prindërit dhe nxënësit, kërkojmë falje për atë që ka ndodhur ” shprehet znj. Rira për Fiks Fare.

LEXO EDHE:  Punësimi në administratë/ Zbulohet mashtrimi i Ramës

“Fiks Fare: iu drejtua edhe DAR Korçë nëse kishin dijeni për situatën dhe se çfarë do të bëhej me këta nxënës. Sipas specialistit të këtij institucioni ishin në dijeni të problematikës dhe shpresonin  se situata do të zgjidhej nga QSHA-ja.  Në lidhje me degët që nxënësit kanë përzgjedhur ai nuk jep një përgjigje se çfarë mund të ndodh, pasi disa nga këto universitete nuk kanë më kuota.

“Fiks…” udhëtoi të nesërmen përsëri drejt Rrajcës për të takuar mësuesen e cila bëri gabimin dhe drejtorin e shkollës.

Manjola Karriqi, mësuesja që hodhi të dhënat gabim kërkoi t’i shmanget kamerës , por pas këmbënguljes së gazetarëve ajo pranoi se ishte një gabim njerëzor. ” Unë kam vite që e bëj këtë punë, vetëm këtë vit bëra gabim, është gabim njerëzor”, shfajësohet mësuesja.

Përveç  mësueses, drejtori i shkollës , Vait Allidri tregoi për  Fiksin  se kanë vajtur në QSHA  dhe do ndryshohen certifikatat. ” Do ndryshohen certifikatat , u kërkoj falje maturantëve, ndërkohë për universitetet në të cilat janë zënë kuotat nuk di ç’të them”, thotë z.Allidri./ Top Channel/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon “Fiks Fare”/“Shëruesi” nga Tirana kërkon 5 mijë euro për të lënë gruan shtatzënë!

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e “Fisk Fare” kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një local, por ai kishte vetëm nje kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqeruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Kush e furnizon policinë me lëndët helmuese luftarake

LEXO EDHE:  Rama nxjerr në rrugë banorët e Thumanës/ Presion për të liruar hotelet

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra./  Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Nga Klodian Tomorri/ Groposja e mbetjeve toksike, krim i pastër kundër njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Lajmi se tonelata me mbetje toksike kanë kapërcyer doganat italiane dhe ato shqiptare për tu groposur diku andej nga Vlora ka shtangur publikun e gjerë duke nxitur dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale. Njëri prej reaguesve është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili në faqen e tij në rrjetet sociale ka shpërthyer me tone të larta, duke kujtuar se groposja e të tilla mbetjeve tejet të rrezikëshme për popullsinë, është krim i pastër kundër njerëzimit.

“Italian Job”, shkruan gazetari Tomorri, “Nëse është e vërtetë kjo historia e mbetjeve toksike që janë groposur 15 kamionë këtu, ai është krim i pastër kunder njerezimit.

Se kane shpikur disa terma seksi keta, jo krim mjedisor, jo keshtu e jo ashtu. Depozitimi i mbetjeve te rreizikshme eshte akt i paster terrorist.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht

LEXO EDHE:  Denoncimi/ “Banditët e Lal Plehut kapën kriminelin”

Ajo kompania, qe kishte logon siper atyre fucive sapo mori nje koncesion nafte ketu. Edhe kjo duhet verifikuar se ca roli ka patur. Deri ne fund. Ky eshte hetim, qe duhet te shkoje deri ne fund.

Italianet i bejne shpesh keto pune. E bene ne Napoli, ku groposen mbetjet kimike poshte rrugeve qe ndertoheshin. E kane bere ne shume qytete te tjera. Gjithmone me perfshirjen e mafias.

Te shpresojme shume qe nuk i kame shtrire tentakulat edhe ketej tani. Por nese kane ardhur 15 ngarkesa, keta kane bere masaker.

Kjo nuk gjykohet me me ligje normale. Ketu duhet te hyjne ne fuqi ligjet antiterrorizem” shkruan gazetari Tomorri. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Publikuar

-

Nga

Ben Blushi, miliarderi i medias, dhe oligarku politikan me pasuri të çmendur, është përpjekur që të fshehë një pasuri 500 milionëshe, duke e deklaruar atë për vetëm 30 mijë euro.

Prona në Korçë

CNA.al ka siguruar deklarimet e bëra në ILDKPI, ku sipas dokumenteve, deklarohet se në vitin 2015, me vetëm 30 mijë euro, Ben Blushi ka blerë një ambient biznesi me sipërfaqe 140 metër katëror, në një nga zonat më të preferuara të Korçës. ( Lexo këtu)

Gjithashtu edhe rreth 60 metër katëror garazh, me një vlerë qesharake prej 5 milionë lekë të vjetra.

Më pas kjo njësi biznesi u kthye në “Pub Republika”, u zhvillua një aktivitet biznesi, ku qeraja mujore ishte 2 mijë euro. Pra, i gjithë investimi i kthehej pas për vetëm 18 muaj.

CNA.al raportoi se kjo pasuri është një fshehje nga Ben Blushi, sepse vlera e saj reale shkonte rreth 500 milion lekë.

Në krah të këtij ambienti, pronar është bërë edhe vjehrri i Ben Blushit, i ndjeri Abaz Brati.

Pallati tek Stadiumi Dinamo, në Tiranë

Ky i fundit një jurist, i cili në bashkëpunim me të njëjtin ndërtues në Korçë, ka ndërtuar një pallat tek Stadiumi Dinamo në Tiranë.

Ambienti i biznesit në krah të “Pub Republikës”, marrë nga Brati, tregon vlerën e vërtetë të pronës së Blushit.

Pra, është vetë vjehrri i tij që na tregon skemën e fshehjes së pasurisë. Nga ndarja e ndërtimit të pallatit në Tiranë, Brati kishte një ambient banimi 120 metër katëror më shumë, sesa i takonte nga investimi i kryer. Këtë apartament, me vlerë 250 mijë euro, e shkëmben me një njësi tregëtare në Korçë, me vlerën 250 mijë euro.

Pra, jep një hyrje pallati në Tiranë tek stadium Dinamo dhe merr një ambient biznesi në Korçë, me vlerë totale 250 mijë euro, i cili ka një sipërfaqe po 120 metër katëror.

Kjo njësi tregtare është në krah të “Pub Republika”, pronës së Ben Blushit në Korçë.

Ben Blushi ble për vajzën e tij N.Blushi, në të njëjtin objekt 140 metër katëror me vlerë 30 mijë euro. 60 metër garazh me vlerë 5 milion lekë, ndërsa në krah vjehrri i tij bën një këmbim për sipërfaqe shumë më të vogël, me vlerën totale 250 mijë euro. Në të njëjtin objekt, Ben Blushi e ble dyqanin me 220 euro metri katëror dhe garazhdin me 70 euro metri katëror.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ “Banditët e Lal Plehut kapën kriminelin”

LEXO EDHE:  Punësimi në administratë/ Zbulohet mashtrimi i Ramës

Ndërsa vjehrri i tij merr 120 metër katëror biznes, për 250 mijë euro. Me 2100 euro metrin katëror.

Ka një diferencë prej të paktën 1900 euro, për metër katëror, dhe të dyja ambientet janë në të njëjtën godinë, krah njëra-tjetrës, dhe të blera në periudhë të përafërt.

SPAK shumë shpejt do të ketë në dorë një dosje të plotë, ku detajet tregojnë qartësisht se Ben Blushi ka fsheur një pasuri me vlerë gati 400 mijë euro, duke e deklaruar për vetëm 30 mijë euro.

     Ben Blushi, Eva Blushi

Një blerje pasurie, ku çmimi për metër katëror në këtë zonë shkon nga 2000 deri në 2500 euro, Ben Blushi për vetëm 220 euro metri katëror.

Faktet flasin vetë. Tani ish-kreut të LIBRA-s, ish-ministrit socialist, ish-gazetarit të kthyer në menaxherin e Vjolca Hoxhës, do ti duhet të tregojë përpara SPAK të vërtetën e fshehjes së kësaj pasurie, por edhe si e ktheu juristin Abaz Brati në ndërtues dhe si bënte pazare  për ndërtime pallatesh në Tiranë dhe Korçë.

Publikimi me fakte dhe detaje do të vazhdojë më tej, deri në zgjimin e çdo institucioni ligjzbatues dhe hetimor në Shqipëri./ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

 

LEXO TE PLOTE