Connect with Us

Darka e Bashës me aleatët/ Mungon Idrizi e Dule

Politikë

Darka e Bashës me aleatët/ Mungon Idrizi e Dule

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim informal krerët e partive aleate.

Takimi mbahet në kantinën e kreut të PAA, Agron Duka në Ishëm, ku të pranishëm janë kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i LZHK Dashamir Shehi, dhe kreu i PR, Fatmir Mediu, ndërkohë që mungon kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi si dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.

LEXO EDHE:  Goditja e korrupsionit/ Basha sqaron pikat e paketës Antimafia

Gjithashtu në takim mungon edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ndodhet jashtë vendit.

Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi, por risjellim në vemendje që ditët e fundit në aleatët e djathtë kanë shprehur një qëndrim ndryshe nga ai i kryedemokratit Lulzim Basha duke u shprehur se duhet dialog gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës politike./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  “Dako bankomati i Ramës”/ Basha “nxjerr zbuluar” kryeministrin

LEXO EDHE:  Pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit, siguria e mirëqenia janë në rrezik

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit, siguria e mirëqenia janë në rrezik

LEXO EDHE:  Lulzim Basha nuk do të kandidojë kryetarët e degëve të PD?!

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE