LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rendë në Korçë/ Kamioni përplaset me "Benz"-in

16 Shtator 2019, 19:23, Kronika CNA
Aksident i rendë në Korçë/ Kamioni përplaset me

Një aksident i rendë ka ndodhur në aksin rugor Korçë-Kapshticë, pak më parë, ku një autmjet tip kamion është përplasur me një “Benz”. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për CNA.al se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. E lajmëruar policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por ende nuk ka bërë të ditur shkaqet dhe rrethanat.

Njoftimi i policisë
Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga