Connect with Us

Video-Merr flakë një automjet/ Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë

Kronika

Video-Merr flakë një automjet/ Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë

Publikuar

-

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotmë në autostradën Durrës -Tiranë.

Për pasojë është bllokuar kahu i rrugës që vjen nga Durrësi për në kryeqytet.

Nuk dihet arsyet që kanë çuar në shpërthimin e makinës dhe nëse ka qenë në lëvizje apo jo.

CNA.al po sjell më poshë pamjet nga automjeti që po digjet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vodhi portofolin dhe dy Iphone në një makinë/ Pranga 34 vjeçarit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi vodhi në makinën e një shtetasi portofolin dhe dy celularë.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas, në orët e pasdites, në zonën “Komuna e Parisit”, kishte vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata”.

LEXO EDHE:  Grabitja e “Neranxi”, ja pamjet filmike

LEXO EDHE:  The old and New Edition cast comes together to perform

Në vazhdim të veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ky shtetas ia kishte shitur shtetasit D. M., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Ndërsa telefonin tjetër Policia e gjeti në një servis, ku ky shtetas e kishte çuar për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kryebashkiaku u filmua duke konsumuar kokainë/ SPAK vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në lëvizje pas publikimit të një video nga gazetari Artan Hoxha, ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shfaqet duke konsumuar kokainë.

Pas publikimit të videos në fjalë, SPAK ka nisur procedimin penal ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Sipas Report Tv, prokurori i çështjes që ka nisur hetimet për verifikimin e situatës penale të kryebashkiakut të Bulqizës është Ened Nakuçi.

LEXO EDHE:  Tradhëtia e Lulit/ Ja, video

LEXO EDHE:  Mashtruesit dhe manipuluesit e lajmeve

Tashmë pritet që të sekuestrohet video e publikuar në media dhe do të merren deklarimet përkatëse. Gjithashtu pritet për t’u parë nëse do të kërkohet pezullimi nga detyra, pasi SPAK-u e ka një kompetencë të tillë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohen në Vlorë 3 persona të shpallur në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi.

Në pranga janë vënë shtetasit L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky person ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

I arrestuari i dytë është R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky person ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.

LEXO EDHE:  Kjo vajzë ka thyer zemrat e të gjithëve/ Ja çfarë bën për vëllain e saj

LEXO EDHE:  Grabitja e "Neranxi", ja pamjet filmike

Ndërsa i treti i arrestuar është A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky 35-vjeçar ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE