Connect with Us

Video-Drejtori i Ramës kapet mat/ PD publikon audiopërgjimin e radhës

Politikë

Video-Drejtori i Ramës kapet mat/ PD publikon audiopërgjimin e radhës

Publikuar

-

Partia Demokratike ka publikuar sot një audiopërgjim , ku objekt është  Drejtori i Kadastrës Artan Lame.

Sipas ish deputetes demokrate Orjola Pampuri, ky audio përgjim vërteton   punësimin e militantëve partiakë.

“Artan Lame tallet me shqiptarët kur flet për punësime me konkurs. Ai është regjistruar, duke pohuar se emërimet janë partiake dhe duke urdhëruar punonjësit të  punojnë në fushatë. Artan Lame është modeli tipik i skemës skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike duke punësuar militantë. Një vit më parë një material autentik ku pranon ndërhyrjen e deputetëve socialistë të marrjes në punë”, tha Pampuri në një konferencë për media.

Deklarata e plotë:

Propaganda e Edi Ramës me punësimet shtetërore është një nga çështjet penalizuese jo vetëm për integrimin europian, por, mbi të gjitha, për keqfunksionimin dhe korrupsionin endemik, i përhapur në çfo qelizë të administratës shtetërore.

Shembull tipik i kësaj propagande është Agjencia e Kadastrës, e drejtuar prej 6 vitesh nga Artan Lame me emrin e Agjencisë së Legalizimeve. Pak ditë më parë, Artan Lame, pa u skuqur fare, foli për konkurs të ndershëm në plotësimin e disa dhjetëra vendeve të reja të punës të hapur në ketë agjenci me shtrirje në të gjithë vendin. Por gjithçka është një teatër.

Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t’u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale.

LEXO EDHE:  Basha jep urdhër/ Ja kur zgjidhen kryetarët e PD në degë

Rreth një vit më parë, kjo u provua me një material autentik, të publikuar në media, ku Artan Lame dëgjohet që pranon ndërhyrjen e deputetëve socialistë për marrjen në punë të militantëve dhe përdorimin e tyre gjatë fushatës. Ju ftoj ta ndekim këtë pjesë, ku Artan Lame nuk është në rolin e një shtetari që flet për konkurse, por në rolin e një partiaku që emëron militantët e sjellë nga partia.

Teatri që luhet me shqiptarët dhe tallja e tyre nga Artan Lame dhe shefi tij Edi Rama është e qartë. Në vend që ky funksionar i qeverisë të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs.

Modeli i vërtetë i Artan Lames dhe gjithë të ngjashmëve të tij është vetë Edi Rama. Dosja 339, e trajtuar gjerësisht nga Zëri i Amerikës pak muaj më parë, provoi se është Kryeministri ai që ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës dhe, në mënyrë kriminale, ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar.

Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar. Pra daj, sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas lëvizjeve të fundit/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re Lulzim Basha së fundi ka “ndezur” militantët, me shpresën se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por ndërkohë që shpreson se do t’i fitojë këto zgjedhje, duket se Basha ka edhe një “as” nën mëngë, që është qeveria hije.

Me dëshirën e madhe që ka për fitore, Lulzim Basha ka bërë shumë premtime për ministra ndaj deputetëve por edhe për të tjerë njerëz pranë tij.

Mësohet se në qeverinë hije të Lulzim Bashës, për postin e ministrit të Brendshëm diskutohet mes Klevis Balliut dhe Ervin Salianjit.

Për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, përflitet Dhurata Çupi dhe Sait Dollapi.

Në ministrinë e Financave pritet të jetë Fatbardha Kadiu dhe Lindita Metaliaj.

Për ministrinë e Mjedisit ka një garë të fortë mes Flamur Nokës dhe Edi Palokës.

Ndërkohë, për ministrinë e jashtme pretendente kryesore është Monika Kryemadhi dhe Klevis Balliu, i cili garon në dy ministri.

LEXO EDHE:  Basha mashtron sërish demokratët/ I shtrin dorën Ramës për bashkëqeverisje

LEXO EDHE:  ‘Po shkatërron provat’/ Kërkohet arrestimi i Dakos

Për ministrinë e Arsimit, përflitet Oriola Pampuri dhe Astrit Veliaj.

Për ministrinë e Bujqësisë, garojnë Endri Hasa ose Nard Ndoka.

Ndërsa ministrinë e Diasporës, Basha do tia lërë aleatit të tij, kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.

Në vend të Spiropalit, ministre për marrëdhëniet me parlemantin, do të jetë Grida Duma.

Ministër i Kulturës, është menduar Enno Bozdo.

Nga ana tjetër Çlirim Gjata dhe Alfred Rushaj garojnë për ministra Drejtësie.

Për ministrinë e Mjedisit, përfliten Ervin Minaroli dhe Kreshnik Çollaku.

Ministre e Çështjeve Sociale, është menduar Fatbardh Kadilli, ndërsa zv.kryeministra do të jenë Desada Metaj dhe Gazmend Bardhi.

Kryetar i Kuvendit, i është premtuar Edmond Spahos, ndërsa Edi Paloka do të jetë kryetar i grupit parlamentar.

Kjo qeveri hije e Lulzim Bashës është menduar, pas lëvizjeve të fundit të tij, për t’u ulur në tryezë me qeverinë, me pretendimin se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Unë luftoj me bishën dhe jo me klyshët”/ Kryemadhi copëton Gjiknurin

Publikuar

-

Nga

Ulja e opozitës në tryezën zgjedhore të kryesuar nga Damian Gjiknuri ka shkakruar reagime të forta nga mbështetësit e PD dhe LSI-së.

Gjiknuri, u akuza në vijimësi nga opozita pas daljes në përgjimet e dosjes 184.

Por, Kryemadhi nuk e llogarit Gjiknurin në bisedimet për zgjedhore dhe për më tepër e quan atë këlysh apo ushtar të Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Basha jep urdhër/ Ja kur zgjidhen kryetarët e PD në degë

LEXO EDHE:  Basha jep urdhër/ Ja kur zgjidhen kryetarët e PD në degë

“Ulja nëtryeë me Gjiknurin është lojë e Edi Ramës. Unë do luftoj bishën dhe ti më thua lufton me këlyshët. Bisha është Edi Rama të tjerët janë ushtarët e tij”, është shprehur Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputetët braktisin Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Kërcimet e tij, gënjeshtrat dhe dështimet kanë bërë që Lulzim Basha të braktiset edhe nga më besnikët.

Kështu ka ndodhur së fundi në mbledhjen që ka zhvilluar dje Lulzim Basha me kryetarët e degëve dhe ish-deputetët.

Në mbledhje kanë qënë jo më shumë se 15 apo 20 ish-deputetë, nga 42 deputëtë që ka pasur grupi parlamentar i PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Grupi më i vogël në historinë e kësaj partie, më i vogël edhe se në vitin 1997, kur demokratët nuk mundën dot të hynin në gjysmën e Shqipërisë.

Një numër i madh deputetësh e kanë braktisur fare. Nga Durrësi, Elbasani, Korça e Shkodra, Vlora, ishin disa deputetë që numëroheshin me gishta. Kanë munguar dhjetarë prej tyre, të cilët mesa duket i janë rikthyer jetës së para zgjedhjes si përfaqësues të PD-së, pasi Luli disa prej tyre i mori nga rruga, disa shkuan dhe me pagesë, por më në fund e kuptuan se nuk ka më asnjë vlerë.

Dhe dje shumica e braktisi dhe Luli ngeli me disa ish-deputetë, që numërohen sa gishtat e dorës.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Balla tregon çfarë fshihet pas sulmeve të PD-së

LEXO EDHE:  Kërkesa për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të opozitës/ Ja kur do të shqyrtohet

Nga qarku i Korçës ishte vetëm Ervin Salianji, nga qarku i Elbasanit vetëm Luçiano Boçi, nga qarku i Durrësit dukej vetëm Oerd Bylykbashi, ndërsa nga Tirana shumica e grupit mungonte, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Nga Vlora, nuk dihej ku ishte Agron Shehaj, ndërsa nga Fieri ishte vetëm Alibeaj, e kështu me radhë.

Ajo që ka ndodhur duket qartë. Lulzim Bashën po e braktisin të gjithë. Ish-deputetët, kryesisht besnikë të tij, servilë të tij, apo njerëz të zgjedhur me pagesë si deputetë prej tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE