Connect with Us

Tragjike/ U aksidentua me biçikletë, vdes emigranti shqiptar

Kronika

Tragjike/ U aksidentua me biçikletë, vdes emigranti shqiptar

Publikuar

-

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi u aksidentua teksa udhëtonte me biçikletën e tij në ‘Nago Veçhia’ të Italisë.

Vikitma është Armand Balliu 31 vjeç dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Santa Chiara në Trento, pasi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur në 27 gusht.

Balliu që prej vitit 2010 jetonte e punonte në Itali si kamerier në një nga hotelet e zonës.

LEXO EDHE:  Foto-Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin

Mbrëmjen e 27 gushtit, i riu teksa po kthehej në banesë pas pune, ka humbur kontrollin duke u rrëzuar e për pasojë ka përplasur kokën në trotuar.

Pas dy javësh në gjendje të rëndë në spital, i riu ka humbur jetën ditën e sotme./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë!”/ Shokon avokati i Marsidës

Publikuar

-

Nga

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas ka mohuar që ngjarja e Kavajës të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas tij, 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë aq problematik sa dhe policia kishte frikë ta arrestonte.

“Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

LEXO EDHE:  Përplaset “kokë më kokë” me italianin/ Vdes tragjikisht i riu shqiptar (Video)

LEXO EDHE:  Kapet "tmerri" i vilave në Itali/Në pranga 5 "skifterët" shqiptarë

Por ndërsa hodhi poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, u përball me penalistët për sasinë e kokainës së gjetur në banesë.

“Po çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë kokainë, nuk ishin tonelata”, u shpreh avokati Petraj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Haxhollin e futën në kurth”/ Klodiana Lala zbardh faktet tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Dritan Haxhollin ata e kanë futur në kurth. E kanë thirrur brenda dhe për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, situata ka dalë jasht kontrollit”.

Kështu u shpreh Klodiana Lala duke iu referuar ngjarjes së Kavajës.

Sipas saj Bledar Toçi ka shkuar në spital duke e ngarë vetë makinën ndërsa hodhi dyshime se mund të jetë vetëplagosur.

LEXO EDHE:  Itali-Shqiptari arrestohet me 3,5 kg drogë fshehur në parakolpin e veturës

LEXO EDHE:  Grabitja e 10 mijë eurove në Itali/ Arrestohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar

“Krimi në vetmbrojtje ndodh kur unë hyj në shptëpi dhe gjuaj direkt. Krimi është raportuar 15 minuta më vonë. Pra kanë qëndruar bashkë.

Në dosjen e Pkurorisë  thuhet se Toçi ka shkuar në spital duke ndarë makinën. Sa vetë vetplagosur përtë kamufluar ngjarjen.” Theksoi Lala në  emisionin “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ Hidhet nga pallati një person, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE