LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të pangopurit e politikës/ Deputeti miliarder zhvat të pastrehët

15 Shtator 2019, 12:45, Politikë CNA
Të pangopurit e politikës/ Deputeti miliarder zhvat të

Shqipëria mbetet e varfër vetëm për qytetarët se kur vjen puna tek politikanët ata janë njëri më i pasur se tjetri.

Këtë e konfirmon pasuria që ata deklarojnë pranë ILDKPK-së.

Deputeti socialist Besnik Baraj, sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, e ka shtuar pasurinë nga vit në vit, duke bredhur nga ministria në ministri, ndërsa bashkëshortja nga këshill në këshill dhe nga universiteti në universitet.

Bashkëshorten e Barajt, duket se kanë “zili dhe bankomatët” në Tiranë, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve i gjen të zbrazura.

Nga viti 2003 kur deklaronte vetëm një apartament të përfituar nga privatizimi, në kohë rekord është shndërruar në miliarder.

Për më tepër miliarder në fjalë, u ka hyrë në hak edhe të pastrehëve, duke iu marrë kredinë sociale prej 5 000 000 lekësh me pretendimin për blerje apartamenti.

Në vitin 2003 deputeti Besnik Baraj deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 90.7 m2 përfituar nga privatizimi i banesave, një depozitë me afat në shumën 4 000 euro si dhe të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Ndër vite ai deklaron disa burime të ardhutash nga bashkëshortja  e cila është anëtare mbikqyrëse në disa këshilla.

Por, 7 vite pas deklarimit të pasurisë fillestare në vitin 2010, ai deklaron një autoveturë Mercdez Benz që kushton 570 000 lekë, një apartament banimi me sipërfaqe 120 m2  me vlerë 80 400 euro. Për apartamentin ai deklaron se ka marrë kredi sociale 5 000 000 lekë si dhe huamarrje fizike nga një person. Por nuk e specifikon sa hua ka marrë dhe kujt ia ka marrë.

Në të njëjtin vit, bashkëshortja, deklaron një dyqan me sipërfaqe 160 m2 me vlerë 192 000 USD.

Gjithashtu ai deklaron të ardhura nga qiraja e dyqanit në shumën 900 euro dhe të ardhura nga qiraja e apartamentit në shumën 240 000 lekë.

Në vitin 2013 Baraj, deklaron se ka blerë një  automjet me vlerë 10 450 euro. Gjithashtu ai thotë se ka kontribuar në fushatën elektorale të PS, në zgjedhjet e vitit 2013 me 200 000 lekë.

Në vitin 2016  janë  kryer dy pagesa nga 20 000 euro në emër të vajzës për blerje apartamenti  me sipërfaqe 77 m2 në Vlorë, 24 950 euro tërhequr nga llogari bankare dhe 15 000 euro nga kursimet e vitit.

Edhe në vitin 2017, deputeti Besnik Baraj ka deklaruar dy pagesa në emër të vajzës për një apartament në Vlorë, 1.200.000 lekë+950.000 lekë. Gjithashtu ai ka deklaruar llogari të përbashkët me vajzën, 18.000 paund, si këst për shitjen e apartamentit që patën blerë në emër të vajzës.

Në vitin 2018, sërish deklaron një llogari te përbashkët me vajzën me  vlerë 7 981 paund.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë deklaruar nga deputeti Besnik Baraj.

Viti 2003

Ap. banimi me sip.90.7 m2 përfituar nga privatizimi i banesave.

Depozitë me afat në shumën 4 000 euro.

Të ardhura nga paga nga Ministria e Mjedisit në shumën 1 204 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si këshilltare e jashtme e kryeministrit në shumën 0.939 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të INSIG në shumën 0.378 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikqyrës, Albetelekom në shumën 0.136 milion lekë.

Viti 2004

Depozitë bankare në shumën 15 300 dollarë.

Gjendje cash në shumën 6 000 euro.

Pagë shtesë nga Ministria e Mjedisit në shumën 238 521 lekë.

Pagë zi zv/ministër i Integrimit në shumën 933 597 lekë.

Pagë zi zv/ministër i Mjedisit në shumën 64 471 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si këshilltare e jashtme e kryeministrit në shumën 516 896 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ministrinë e Ekonomisë në shumën 927 725 lekë.

Shpërblim i bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të INSIG në shumën 598 500 lekë.

Shpërblim i bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Aeroportit “Nënë Tereza”, në shumën 266 402 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash në shumën 9 000 USD.

Të ardhurat nga paga nga Ministria e Mbrojtjes në shumën 900 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ministrinë e Ekonomisë në shumën 1088600 lekë.

Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Ap banimi parafabrikat  me sip.90.7 m2, përfituar nga privatizimi i banesave.

Autoveturë Mercdez Benz 4+1 me vlerë 570 000 lekë.

Paga dhe shpërblimi si profesor në fakultetin e shkencave natyrore për muaj janar-shkurt 2010 në shumën 170 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i bashkëshortes në Ministrinë e Ekonomisë, për muajt janar-shkurt 2010 në shumën 199 500 lekë.

Të ardhuara nga qiraja në muaj janar-shkurt nga dyqani në shumën 360 euro.

Të ardhura nga qiraja e ap, në muaj janar-shkurt, në shumën 40 000 lekë.

Bashkëshortja, deklaron një dyqan me sip 160 m2me vlerë 192 000 USD.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Gjendje llogarie në shumën 2 900 euro.

Depozitim për një kompani në shumën 16 500 USD.

Pakësim i gjendjes cash me 5 000 USD.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse në shumën 150 000 lekë.

Paga dhe shpërblimet si deputet në shumën 1 550 000 lekë.

Paga dhe shpërblimi si profesor në fakultetin e shkencave natyrore, në shumën 425 000 lekë.

Shpërblime nga prezantimet në konferenca dhe nga puna si profesor i jashtëm në universitetin “Zonja e këshillit të mirë”, në shumën 2 450 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i bashkëshortes në Ministrinë e Ekonomisë, në shumën 1 116 000 lekë.

Shpërblimi për bashkëshorten nga puna si këshilltare e jashtme në Universitetin “Marin Barleti”, në shumën 108 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit në shumën 900 euro.

Të ardhura nga qiraja e ap. në shumën 240 000 lekë.

Kredi, në shumën 5 000 000 lekë. Detyrim i pashlyer është 4 143 489 lekë.

Viti 2011

Gjendje llogarie në shumën 5 300 euro.

Shtim i gjendjes cash nga shitjes e gjysmës së dyqanit, në shumën 48 000 USD.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse në shumën 60 000 lekë.

Donacion për fushatën elektorale të PSnë zgjedhjet lokale të majit 2011, në shumën 200 000 lekë.

Paga dhe shpërblimet si deputet në shumën 1 914 000 lekë.

Paga dhe shpërblimi si profesor në fakultetin e shkencave natyrore, në shumën 443 000 lekë.

Shpërblime nga prezantimet në konferenca dhe nga puna si profesor i jashtëm në universitetin “Zonja e këshillit të mirë”, në shumën 2 000 euro.

Paga dhe shpërblimet e bashkëshortes në Universitetin “Marin Barleti”,  në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe si konsulente  e kompanisë Albavia  në shumën 975 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, në shumën 240 000 lekë.

Kredi, në shumën 5 000 000 lekë. Detyrim i pashlyer është 3 290 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhurat nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 593 600 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, UT, 162 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia pranë Universitetit Zonja e Këshillit të Mirë 2 000 euro.

Bashkëshortja, të ardhura totale nga paga si pedagoge pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe si konsulente pranë kompanisë ALBAVIA shpk 1 159 900 lekë.

Pagesë detyrimi me vlerë 414 349 lekë, për një kredi të marrë në vitin 2006 për blerje apartamenti.

Depozitim në llogari të kompanisë AFA-Konstruksion shpk 25 150 euro, nga gjendja e llogarive ekzistuese dhe kursimet e vitit.

Viti 2013

Të ardhurat nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 359 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, UT, 183 600 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia pranë Universitetit Zonja e Këshillit të Mirë 2 350 euro.

Bashkëshortja, të ardhura totale nga paga si pedagoge pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe si konsulente pranë kompanisë ALBAVIA shpk 1 302 000 lekë.

Shitje automjeti me vlerë 80 000 lekë.

Pagesë detyrimi me vlerë 414 349 lekë, për një kredi të marrë në vitin 2006 për blerje apartamenti.

Pagesë e këstit të pestë kompanisë AFA-Konstruksion shpk për vlerën 10 000 euro, nga gjendja cash.

Blerje automjeti për 10 450 euro me të ardhurat e siguruara gjatë vitit dhe të ardhurat nga shitja e makinës së vjetër.

Kontribut për fushatën elektorale të PS 200 000 leke, financuar nga të ardhurat vjetore, konfirmuar edhe në listën publike të donatorëve të fushatës elektorale të vitit 2013.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si deputet, 2 569 000 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet nga puna si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, 125 000 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet nga puna si pedagog i jashtëm, në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, 2 140 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga puna si pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës, si pedagoge e jashtme në Universitetin “Marlin Barleti” dhe si konsulente e kompanisë ALBAVIA shpk, 1 471 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shpërblimet dhe dietat për ekspertizën afatshkurtër në kuadër të projektit “Harmonizimi i procedurave të prokurimit publik në Ukrainë me standardet e BE-së”, 5 990 euro.

Gjendja e llogarisë bankare , shtuar me 180 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me 42 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 6 180 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 16 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 120 euro, pjesa takuese 50 %.

Kredi bankare, detyrimi financiar i pashlyer 2 301 000 lekë, principali 5 000 000 lekë, marrë më 2006 me afat 14-vjeçar, normë interesi 3%.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si deputet, 2 583 347 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet nga puna si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, 285 000 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet nga puna si pedagog i jashtëm, në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, 2 520 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga puna si pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës, si pedagoge e jashtme në Universitetin “Marlin Barleti” dhe si konsulente e kompanisë ALBAVIA shpk, 1 422 586 lekë.

Të ardhura nga procesi gjyqësor lidhur me mospagesën gjatë mandatit të mëparshëm, 1 388 909 lekë.

Të ardhura nga shitja shtëpisë, 40 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare , pakësuar me 97 764 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 154 580 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 1 184 880 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 520 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 25 000 euro, nga shitja apartamentit.

Gjendja e parave Cash, 7 200 dollarë.

Kredi bankare, detyrimi financiar i pashlyer 2 301 000 lekë, principali 5 000 000 lekë, marrë më 2006 me afat 14-vjeçar, normë interesi 3%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 3 349 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit, 2 532 742 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet nga puna si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, 115 896 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet nga puna si pedagog i jashtëm, në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, 2 090 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga puna si pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe si pedagoge e jashtme në Universitetin “Marlin Barleti”, 1 241 520 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si konsulente e kompanisë ALBAVIA shpk dhe A&B-Bussiness-Consulting shpk, 361 800 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblimet si eksperte në kuadër të projektit të BE ?Harmonizimi I Sistemit të Prokurimit Publik në Ukrainë me standardet e BE-së?, 3 000 euro.

Gjendje llogari bankare pakësuar me 99 450 lekë.

Gjendje llogari bankare pakësuar me 62 850 lekë.

Gjendje llogari bankare pakësuar me 201 060 lekë.

Gjendje llogari bankare shtuar me 2 090 euro.

Gjendje llogari bankare pakësuar me 24 950 euro.

Bashkëshortët, kryer dy pagesa nga 20 000 euro në emër të vajzës për blerje ap. me sip 77 m2 në Vlorë, 24 950 euro tërhequr nga llogari bankare dhe 15 000 euro nga kursimet e vitit.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare shtuar me 2 392 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare pakësuar me 51 918 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare pakësuar me 59 200 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si deputet, 2 298 400 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet nga puna si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, 97 500 lekë.

Të ardhura si honorare nga botimi i teksteve mësimore, 145 000 lekë.

Bashkëshortja, Edlira Baraj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet si pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe si pedagoge e jashtme në Universitetin “Marin Barleti”, 1 617 500 lekë.

Bashkëshortja, Edlira Baraj, të ardhura nga shpërblimet nga puna si konsulente e kompanisë ‘ALBAVIA’, 165 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, shtesë 20 986 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, shtesë 81 200 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, pakësim 866 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, shtesë 195 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me vajzën, shtesë 18 000 paund. Këto të ardhura janë përfituar si këst nga shitja e apartamentit të blerë në emër të vajzës në një kohë që vlera totale e shitjes është 55 000 euro.

Bashkëshortja, Edlira Baraj, gjendja e llogarisë bankare, pakësim 480 euro.

Bashkëshortja, Edlira Baraj, gjendja e llogarisë bankare, shtesë 143 800 lekë.

Bashkëshortja, Edlira Baraj, gjendja e llogarisë bankare, shtesë 80 100 lekë.

Shpenzime në emër të vajzës, Znj, Erlisa Baraj për blerjen e në apartamenti me sip. 77 m2 në Vlorë. Janë paguar dy këste për llogari të ‘ANSI’ sh.p.k nga llogaria në lekë në Bankën Raiffeisen dhe llogaria në lekë në Bankën Credins përkatësisht 1 200 000 lekë dhe 950 000 lekë.

Viti 2018

Shtimi i gjendjes së llogarisë bankare në shumën 524 084 lekë.

Shtimi i gjendjes së llogarisë, në shumën 108 678 lekë.

Shtimi i gjendjes së llogarisë, në shumën 189 601 lekë.

Pakësim i gjendjes së llogarisë në shumën 3 381 euro.

Është kryer pagesa për llogari të vajzës për blerjen e një ap. me sip 77 m2 në Vlorë, me vlerë 1 013 714 lekë.

Në llogarinë e përbashkët me vajzën deklarohet shuma,7 981 paund.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si deputet, 2 542 864 lekë.

Nga shpërblimet nga puna si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në shumën, 108 680 lekë.

Honorare nga botimi i teksteve mësimore, në shumën 189 600 lekë.

Bashkëshortja, pakësim i gjendjes së llogarisë. Vlera 3 520 euro.

Bashkëshortja, pakësim i gjendjes së llogarisë. Vlera 100 474 lekë.

Bashkëshortja, pakësim i gjendjes së llogarisë. Vlera 61 100 lekë.

Bashkëshortja, Edlira Baraj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet si pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës, në shumën 1 281 700 lekë.

Bashkëshortja, Edlira Baraj, shpërblime si konsulente nga komapania Albavia në shumën 111 500 lekë./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga