LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shkollëpaku i pagdhendur"/ LSI merr në "mbrojtje" ambasadorin Kuko

15 Shtator 2019, 09:44, Politikë CNA
"Shkollëpaku i pagdhendur"/ LSI merr në "mbrojtje"

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Duke iu referuar informacioneve se Rama ka nxjerrë jashtë nga takimi me kancelaren Angela Merkel, ambasadorin Artur Kuko, Vasili e ka quajtur shkollëpakë, Ramën.

“Shkollëpaku i pagdhendur në çdo sjellje e qëndrim të tij zgjodhi shkollëpakët e tij për ta shoqëruar në takimin me Merkel dhe jo diplomatin e mirënjohur Kuko. Ju e imagjinoni vetë çfarë figure mund të bëjnë një thes të paditurish përballë Merkelit dhe stafit të saj. Në mes të këtyre sharlatanëve sigurisht Kuko me nivelin e tij  tepër të lartë profesional ishte i tepërt”, shkruan Vasili në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Shkollepaku dekoron pastaj nxjerr jashte ambasadorin Kuko!

Shkollepaku nxjerr jashte nga takimi me Kancelaren Merkel Ambasadorin e Shqiperise ne Gjermani z.Artur Kuko.

Shkollepaku i pagdhendur ne cdo sjellje e qendrim te tij zgjodhi shkollepaket e tij per ta shoqeruar ne takimin me Merkel dhe jo diplomatin e mirenjohur Kuko.

Ju e imagjinoni vete cfare figure mund te bejne nje thes te paditurish perballe Merkelit dhe stafit te saj.Ne mes te ketyre sharlataneve sigurisht Kuko me nivelin e tij teper te larte profesional ishte i tepert

Dhe presim mbeshtetje e respekt nga Gjermania kur s’ekziston respekti per shtetin nga keta te pagdhendur.

Nje vit me pare shkollepaku vete e dekoroi z.Kuko per kontributin e tij ne procesin e hapjes se negociatave ndersa sot e nxjerr jashte nga takimi me Merkel.

Shiheni momentin e DEKORIMIT te z.Kuko nga shkollepaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga