Connect with Us

Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

Kosova & Rajoni

Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

Publikuar

-

Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show-t, që transmentohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur. Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre. „Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto shoë duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve”, thotë psikologja, Aleksandra Gjuriq, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e “reality shoë” në Serbi. Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit. Këtu bëjnë pjesë sipas saj „pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emmocional dhe intelektual të njerëzve.”

Shkurt: ekzagjerimi me reality shoët, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.

Në fillim të injorojnë…”

Aktivisti 33-vjeçar dhe juristi, Savo Manojloviq nuk do ta pranojë më këtë gjendje. Në vitin 2015 ai krijoi „Shoqatën për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjshmërisë”. Sot ai kërkon që të ketë ligje për mediat elektronike, që janë të formuluara qartë e nuk lenë hapësirë për interpretime të ndryshme. Për të treguar, se sa e rëndësishme është kjo për të, ai tregon një shembull nga një reality-shoë, ku një pjesëmarrës ia vë pistoletën në kokë një pjesëmarrëseje. „Nëse një vajzë apo djalë në shkollë ndodhet para ngacmimeve të ndryshme, ka parë një model të tillë më parë në televizon”, thotë juristi.

Shoqata e tij u shkroi institucioneve të ndryshme dhe u dërgoi si provë skenën me pistoletën nga YouTube. Prokuroria heshti. Komisioni i pavarur shtetëror, që vëzhgon respektimin e ligjit në televizione u përgjigj shkurt: „Verifikimi i kanaleve online si YouTube nuk është në kompetencën tonë”. Kjo është njësoj sikur t’ia dërgoje prokurorisë një regjistrim me video të një krimi, dhe përgjigjja të ishte, se prokuroria nuk merret me kritika për filmin, thotë Savo Manojlović.

“…pastaj të luftojnë”

LEXO EDHE:  U helmuan nga zarfat e ardhur nga Serbia/ Lënë spitalin 12 komisionerët në Kosovë

Në bazë të ligjeve serbe himnizimi i dhunës në televizion është vepër  penale, thotë Savo Manojloviq. Kjo vlen edhe për „dezorientimin e spektatorëve”. Juristi u bë aktiv dhe filloi të mbledhë firmat për të arritur që parlamenti serb të precizojë ligjet përkatëse. Kuptohet që pronari i fuqishëm i medias Pink nuk ishte i kënaqur me këtë iniciativë. Që para një viti ai përdori kontaktet e tij politike, kur ministri i Kulturës kritikoi publikisht ekzagjerimet e “reality shoë” në Serbi. Madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq e lanë në baltë ministrin.

„Në fillim të injorojnë, pastaj tallen me ty, të luftojnë, e pastaj në fund ti fiton”, citon Savo Manojloviq një thënie të Mahatma Gandhit. Në fillim reagimet për iniciativën e tij ishin skeptike, shumë argumentonin, se në Serbi pa logjistikën e duhur partiake, asgjë nuk bëhet. Por kishte mjaft të tjerë që ishin entuziastë. „Suksesi ynë më i madh ishte, që kishim zero buxhet dhe treguam, se qytetari i thjeshtë është sovran. Njerëzit e thjeshtë kanë pushtet.”

Në fund u grumbulluan më shumë se 42.000 firma. Një iniciativë popullore në Serbi mund të kalojë zyrtarisht në një projektligj, nëse për të mblidhen brenda 7 ditësh 30.000 firma. Për krahasim: Kushti për pjesëmarrje të partive politike në procesin zgjedhor është 10.000 nënshkrime në një afat shumë më të gjatë.

Savo Manojloviq e di, se projektligji që kërkon ai për një kohë të gjatë do të qëndrojë i mbyllur në sirtarë. Ai tani do të organizojë fazën e dytë, presionin publik ndaj institucioneve. Suksesi i jep shpresë. „Menjëherë e shikon, që nuk je vetëm, që në vend ka shumë njerëz që reflektojnë, nëse i gjen ata, atëhetë fitorja e përbashkët është çështje kohe.”/DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së”, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Ai ritheksoi se “mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i bisedimeve Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Borrell.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herët zoti Borrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Filmoi dëgjesën publike/ Truprojat e Erion Veliaj dhunojnë gazetarin

LEXO EDHE:  Filmoi dëgjesën publike/ Truprojat e Erion Veliaj dhunojnë gazetarin

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ideja për një përfaqësues të posaçëm ishte hedhur që në vitin e kaluar pasi që departamenti amerikan i Shtetit emëroi zotin Mathew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ideja u fuqizua sivjet, meqë Bashkimi Evropian u ndje i lënë anash pasi që ambasadori Grenell siguroi dy marrëveshje për linjën ajrore, linjën hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen evropiane.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Përballë angazhimit energjik amerikan, Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces.(b.a.)

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka përgënjeshtron njohjen e pavarësisë së Kosovës/ Pacolli: Ambasadorja Çitaku duhet të japë llogari

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith ka përgënjeshtruar lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, pas këtij përgenjeshtrimi nga Xhamajka, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”-shkruan Pacolli.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka njeh Kosovën/ Thaçi: Rezultat i punës së vështirë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweeti në llogarinë e tij ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi.
Thaçi thotë se “Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga Eliot Engel”.

“Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE