LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ruçi i përgjigjet Metës: Kushtetuta, garanti i demokracisë! Të vendosur ta mbrojmë pa kompromis

15 Shtator 2019, 17:58, Politikë CNA
Ruçi i përgjigjet Metës: Kushtetuta, garanti i

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Metës, duke i kujtuar se Parlamenti është i vendosur deri në fund që të mbrojë Kushtetutën dhe demokracinë.

Kjo deklaratë e kryeparlamentarit Ruçi vjen në ditën dërkombëtare të demokracisë, ku me anë të një statusi në rrjetet sociale ai thekson se Kushtetuta është garanti i vetëm i demokracisë dhe Kuvendi do ta mbrojë atë pa asnjë kompromis.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese.

Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës”, shkruan Ruçi në rrjetet sociale.

Kjo duket si një përgjigje që Ruçi i jep presidentit Meta, i cili më herët në ?mbrojtje? të demokracisë foli si opozitar për ?ngritje të popullit? dhe sulme e akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar si ?qeverisje të pakicës.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga