LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama nuk ka shans të trembë Opozitën"/ Paralajmëron Arben Ristani

15 Shtator 2019, 09:27, Politikë CNA
"Rama nuk ka shans të trembë Opozitën"/

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka thënë se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë shans të trembë një opozitë të përgjegjshme, atdhetare dhe të vendosur për të fituar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ristani ka hequr paralele me Oozitën në Rusi, e cila në zgjedhjet lokale, ka fituar 19 nga 20 zona të Moskës.

“Këtë javë, në Rusi, ka patur zgjedhje lokale. Opozita ka arritur të fitojë 19 nga 20 zona të Moskës. Partia e Presidentit Vladimir Putin humbi 13 nga zonat elektorale që kishte pasur.

Pak kohë më parë edhe Turqia reagoi fuqishëm ndaj regjimit autokratik të Erdoganit. Opozita e atjeshme ariti të fitojë edhe në Ankara dhe në Stamboll.

Rama mender, me brekë nëpër këmbë, nuk ka asnjë shans të trembë një opozitë të përgjegjshme, atdhetare dhe të vendosur për të fituar”, shkruan Ristani./CNA.al

Lajmet e fundit nga