Connect with Us

Një mesazh “smart” nga Shqipëria, për të gjithë botën

Sociale

Një mesazh “smart” nga Shqipëria, për të gjithë botën

Publikuar

-

Çfarë mund t’i motivojë dy vajza nga Çekia për të përshkuar, në këmbë, alpet nga Mali i Zi, Thethi e për të mbërritur në fund në Tiranë? Giang Nguyen Thu dhe Lucie Klattova janë dy të reja, përkatësisht 25 dhe 26 vjeç, që udhëtuan 5 ditë për t’iu bashkuar kolegëve të tyre, ardhur nga e gjithë bota, në eventin që Vodafone organizoi për herë të parë në Shqipëri.

VIDA Albania quhet aktiviteti 3-ditor që ka mbledhur në kryeqytet 100 të rinj nga 15 vende të botës: të gjithë me energjinë dhe kuriozitetin për të kontribuar me ide novatore. Përfaqësues nga Greqia, Spanja, Irlanda, Anglia, Turqia, Gjermania, Hungaria, Kongo, Mozambiku, Afrika Jugore, Çekia, Hollanda dhe Italia e nisën aktivitetin të enjten në mbrëmje. Ata patën mundësi të provonin ushqimin dhe muzikën tradicionale shqiptare. E premtja vijoi me konferencën 1- ditore, ku të rinjtë u njohën me disa nga problemet me të cilat përballen shqiptarët, si dhe propozuan ide për zgjidhjen e tyre nëpërmjet teknologjisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, tha: “Jam shumë krenar që këtë vit, Vodafone Albania po organizon për herë të parë eventin VIDA në Tiranë. Jeni shumë me fat që keni ardhur në Shqipëri, në këtë vend shumë të bukur e me një klimë fantastike. IoT janë një pjesë e rëndësishme e asaj çfarë bëjmë në Shqipëri. Puna që do të bëni sot është shumë e rëndësishme. Mezi po pres të shoh rezultatet e konferencës së sotme. Ajo që bëjmë sot do të jetë realiteti i së ardhmes. ”

LEXO EDHE:  Mami, mos ki merak! Kam sigurimin e shëndetit me vete në roaming. Qetësohuuu mami! Është falas

Pjesë e konferencës ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi dhe njëherë partneritetin e ngushtë midis Bashkisë së Tiranës dhe  Vodafone Albania për ta kthyer Tiranën në “një qytet të zgjuar.”

Pjesëmarrësit  vendosën ta mbyllnin këtë aktivitet me një mesazh të fortë kundër shkatërrimit që po i bëhet planetit nga mbetjet plastike. “Pa plastikë, Toka s’ka frikë”: Kjo është thirrja që mbart instalacioni në formën e planetit Tokë, i vendosur tek Liqeni Artificial i Tiranës.

Instalacioni do të qëndrojë i hapur për të gjithë vizitorët që duan të lënë shenjën e tyre nëpërmjet një autografi ose dhe fotografie.

VIDA iu dedikohet të përzgjedhurve nëpërmjet programit Vodafone Discover Graduate me qëllimin për të forcuar lidhjet dhe komunikimin mes tyre. Programi Graduates është një program punësimi për të rinjtë e sapodiplomuar në fushën e teknologjisë dhe biznesit.  Që prej vitit 2010, Vodafone Albania punëson çdo vit 10 të rinj të cilët përgatiten për të qenë liderët e së ardhmes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu në Laç: Garantojmë shërbimin e urgjencës, do të rindërtojmë spitalin e Laçit

Publikuar

-

Nga

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka siguruar qytetarët në Laç se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të ndërpritet në asnjë moment, ndërkohë që po merren masa për një zgjidhje më të qëndrueshme, deri në rindërtimin e spitalit bashkiak të Laçit, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor.
“Shumë faleminderit mjekëve dhe infermierëve për punën që po bëni edhe në këtë pikë provizore të urgjencës, që e kemi vendosur menjëherë në funksion të qytetarëve, ndërsa shërbimet e patologjisë, të obstetrikës të kirurgjisë, ofrohen në spitalin e Lezhës. Ndërkohë që gjithë organizimi me Urgjencën Kombëtare për sa i përket vajtjes në Lezhë do të jetë shumë efikas sepse do të shtohen dhe autoambulancat që të kemi një qarkullim më të shpejtë”, tha Manastirliu.
Aktualisht shërbimi i urgjencës në spitalin e Laçit po ofrohet në një çadër mjekësore të mirëpajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të urgjencës si dhe një strukturë lëvizëse e urgjencës.
Duke siguruar se do të gjendet së shpejti një zgjidhje më e qëndrueshme për shërbimin e urgjencës, Manastirliu tha se spitali i Laçit do të rindërtohet.
“Sipas akt konstatimit të ekspertëve, ky spital është i dëmtuar në strukturë dhe plani afatmesëm është rindërtimi i spitalit të ri bashkiak të Laçit, si pjesë e planit të rindërtimit të strukturave të dëmtuara nga tërmeti”, tha Manastirliu.
LEXO TE PLOTE

Sociale

Largimi nga detyra/ Kreu i AKEP i dërgon letër Gramoz Ruçit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Largimi i Ilir Zelës nga institucioni konfirmohet nga Këshilli i Ministrave, i cili i ka kërkuar Kuvendit lirimin e tij nga detyra.

Ndërkaq, mësohet se Zela i ka dërguar letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, ku në letër shkruan se dorëheqja lidhet me shkaqe personale.

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

LEXO EDHE:  Vodafone prezanton konkursin ndërkombëtar “future changers”

LEXO EDHE:  Vodafone prezanton konkursin ndërkombëtar “future changers”

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.”-shkruan Zela në letrën e dorëheqjes së tij.

Zela e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2017, duke zëvendësuar në këtë detyre Pirro Xhixho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ligji kundër mediave online/ Ylli Rakipi “shpërthen” në komision: T’ju vijë turp nga vetja! Ky është fashizëm!

Publikuar

-

Nga

Komisioni prlamentar po zhvillon sot një seancë dëgjimore me shoqatat e gazetareve, për ndryshimin e ligjit të medias.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Ylli Rakipi ka ngritur fort zërin kundër miratimit këtij ligji duke e konsideruar si qesharak dhe fashist.

“Do ju vijë turp nesër nga vetja. Ndoshta s’ju vjen sot, por nesër po. Ky është fashizëm! Kjo praktikë nuk i shërbën askujtë, veç përpjekjeve për të dënuar median. Edhe ne kemi gabime sa të duash, por së pari na dënon ai që na shikon dhe lexon.

Në momentin që ju merrni përsipër të bëni një ligj, për ti mbyllur gojën medias online, është një turp i madh. Tragjedi!

LEXO EDHE:  Vodafone prezanton konkursin ndërkombëtar “future changers”

LEXO EDHE:  “VODAFONE CONNECTED”, HAPI I PARË DREJT TË ARDHMES EMOCIONUESE

Siç e keni parë kryeministi i vendit i është drejtuar gjykatave me padi për një numër të madh gazetarësh.

Na çoni në gjykatë. Gjykata le të vendosë për ne, po jo urdhëri administrativ. Është një përpjekje për të vënë në kontroll median nga lideri i këtij regjimi.

Unë mendoj se ju nëse do të keni vullnetin e mirë, mund të korrigjoni një budallallik. Hidhi poshtë këtë projektligj dhe do ishte e mirë për ju.”, theksoi Rakipi./CNA.al

LEXO TE PLOTE