Nga Adriatik Alimadhi/ Aman PD tregohu pak, pak njerëzore
Te dashur miq, Dje ne nje menyre te padejte, portale, TV, me...
Tani kuptohet qartë: Rama është sulmuar në Gjermani me fakte dhe me një kërkesë ultimative: “duam të shohim fillimin funksional të SPAK-ut dhe përfundimin e reformës zgjedhore!” Kjo ka qenë kërkesa gjermane, me theksimin: Sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk duam zvarritje!
Ç’tregon kjo?
l.
Rama, siç duket ka dashur sërish të fillojë lojën me Bashën, gjoja për një marrëveshje, për të krijuar zvarritje në lidhje me fillimin operacional të SPAK-ut, por në Gjermani pamë që atij iu bë një kërcënim diplomatik, por gjithsesi kërcënim. Kjo na jep për të kuptuar se edhe një tjetër kërcënim duhet t’i vijë Ramës nga Uashingtoni në lidhje me SPAK-un. Dhe duhet të jetë shumë i drejtpërdrejtë, sepse është kapur loja që ai kërkon të bëjë me Bashën.
Po, ku lidhet interesi i përbashkët Rama-Basha? Është politikë e nivelit fëminor ajo që e lidh Ramën me Bashën.
Rama e di që, pa Bashën dhe Saliun përballë, duhet të largohet se nuk fiton dot. Një lider i djathtë i pakorruptuar i Partisë Demokratike, e rrëzon Ramën në tre apo katër muaj. Këtë di Rama. Por, tani ka dhe frikën se mos këtë lëvizje e bën Saliu dhe heq Bashën. Prandaj dhe është hedhur në sulm drejt Bashës. Por edhe për SPAK-un është e njëjta gjë: Rama nuk ka shumë frikë për vete, por për Saliun dhe për Bashën, të cilët janë të kapur. I ndodh e njëjta gjë: pas likuidimit të Bashës dhe Saliut nga SPAK-u, Rama rrëzohet brenda katër muajve.
Kjo është loja politike e një kaqoli si Rama, që nuk kupton dot asgjë, nuk di të bëjë asgjë, por do që të jetë me pasion patologjik, kryeministër.
ll.
Të gjithë këtë lojë të qepur me fillin e kuq të Enver Hoxhës, sigurisht që e di edhe politika amerikane, edhe politika gjermane. Prandaj kuptohet që forca Rama-Basha për të bllokuar SPAK-un me një gjoja marrëveshje dypalëshe dhe me një ndarje pushteti dypalësh PS-PD, është e dështuar. Nuk e lejon, së pari, politika amerikane, por u pa që nuk e lejon as politika gjermane.
Po, pse kërkon ta zvarrisë Rama SPAK-un pa i dalë kundër?
Ai kundër nuk i del dot SPAK-ut, sepse e godet ashpër dhe me fakte kundër tij politika e madhe perëndimore, por Rama do zvarritje, sepse, siç duket, ka shpresë te Erdogani, te Rusia dhe te Beogradi, të cilët janë rreshtuar të tre bashkë kundër politikës amerikane e gjermane në Ballkanin Perëndimor.
Por, edhe këtu Rama është i dështuar. Sepse tani ka dalë i qartë testi i dështimit Rama. Cili është ky test?
Ardhja këtu me detyrë partikolare e të dërguarit të posaçëm të politikës amerikane, Matthew Palmer, është testi i qartë i dështimit të politikës ruse në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja që, të gjithë shpresëmëdhenjtë e politikës ruse në Shqipëri, në fakt, janë të gjithë absolutisht ca shpresëhumbur të çoroditur.
Asgjë nuk mund të ndodhë. Tani PD nuk është fare në Parlament, dhe kjo e lëndon Ramën, sa herë që e mendon. Ai kuptohet se po i sheh si një mur gjigand pengues deputetët zëvendësues në Parlament, të cilët në mbi 90 përqind janë përkrahës të politikës amerikane në lidhje me Reformën në Drejtësi, dhe kjo e turbullon. Por ai është një mur i pakalueshëm për të. Dhe asgjë kundërshtuese nuk mund të ndërmarrë. Rama do të nënshtrohet pa kushte.
SPAK tani është realisht shpëtimi i shqiptarëve dhe instrumenti i krijimit të shtetit modern shqiptar./CNA.al
Te dashur miq, Dje ne nje menyre te padejte, portale, TV, me...
15 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Dikur is...
Atë mëngjes ne ishim atje në shesh për të përcjell ty në ban...
Në një postim në faqen e vet në rrjetet sociale, avokat-poli...
Politikat e zhvillimit ekonomik shenuan nje kulm te ri kete ...
Nga Mero Baze– Një nga këta kryetarët e Bashkive që drejtohe...
Opozita shqiptare dhe pjesa më e madhe kritikëve të një marr...
Sali Berisha konfirmoi mbrëmë në Opinion se PD nuk do të inv...
Si mundet një institucion publik të paracaktojë fituesin e n...
Instituti i Statistikave raportoi se papunësia në Shqipëri s...
Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferëncë për mediat, ...
Kodi i heshtjes “OMERTA” i “Cosa Nostra Albania”, filloi të ...
Nga Edlira ShehuNdoshta nuk i rikthehesha koncesionit të sht...
Nga Ylli Pata– Qëndrimi i presidentit të Republikës në Kuven...
Nga Gjorg KodraLulzim Basha paska kërkuar në PPE mbështetje ...
Sa mora vesh se kishte ardhur në Tiranë Astriti me Vjollcën,...
Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që ...
Nga Mero Baze– Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para...
Vetëm kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli ë...
Sot në mesditë, megjithëse në mënyrë të papritur, Lulzim Bas...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...