Connect with Us

Nga pasuria enigmatike tek “lista e zezë” e SHBA/ Dritëhijet e gjyqtarit të Apelit

Vetingu

Nga pasuria enigmatike tek “lista e zezë” e SHBA/ Dritëhijet e gjyqtarit të Apelit

Publikuar

-

Disa gjyqtarë dhe prokurorë janë pjesë e listës së zezë së misionit diplomatik të SHBA në Shqipëri.

Zyrtarisht dihet se nga njerëzit e drejtësisë që nuk  mund të shkojnë në Amerikë është ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili është nën hetime nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Por, përveç Llallës ka dhe emrat të tjerë ngë drejtësia, të cilët janë refuzuar nga Ambasada Amerikane. Mediat kanë raportuar më herët, se në “listën e zezë” bën pjesë edhe gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Mustafa.

Nuk dihet se cila është arsyeja e refuzimit për kërë gjyqtar, nga praktika e deritanishme e Ambasadës Amerikane, deri më tani janë refuzuar të dyshuarit për afera korruptive.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Sipas të dhënave të ILDKPKI, rezulton se gjyqtari Mustafa të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Në vitin 2003 ai deklaron  një truall për ndërtim shtëpie me sipërfaqe 500 m2 në vlerën 150 000 lekë

Në vitin 2006 ai deklaron një kredi për blerje shtëpie me principal 3 000 000 lekë për të blerë apartamentin e banimi me sipërfaqe 88 m2 në vlerën 3 700 000 lekë.

Të njëjtin apartament e ka shitur pas katër vitesh, në 2010, në vlerën 60 000 euro, pra rreth dyfish më shumë se sa e kishte blerë. Po në të njëjtin vit ka blerë edhe veturë tip Mercedes Benz në vlerën 5 000 euro si dhe deklaron se i ka dhënë hua një miku 38 000 euro.

Sipas asaj që ka deklaruar në pasuri gjyqtari Mustafa është i pastrehë ose e ka fshehur pasurinë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2003 (Deklarata fillestare)

Truall për ndërtim shtëpie me sip. 500 m2 në vlerën 150 000 lekë

Depozitë bankare në vlerën 1 000 euro.

Veture tip Mercedes Benz në vlerën 100 000 lekë.

Viti 2003 (Deklarata vjetore)

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 62 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 15 000 lekë.

Viti 2004

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 800 424 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 180 000 lekë.

Shitur veturë në vlerën 250 000 lekë.

Viti 2005

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 927 850 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 221 500 lekë.

Viti 2005

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 927 850 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 221 500 lekë.

Viti 2006

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 832 618 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 250 000 lekë.

Shitje trualli në vlerën 1 000 000 lekë.

Marrë kredi për blerje shtëpie më 09.10.2006 me principal 3 000 000 lekë.

Blerë ap. banimi me sip. 88 m2 në vlerën -3 700 000 lekë.

Viti 2007

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 773 400 lekë.

Shpërblime me vlerën 18 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 300 000 lekë.

LEXO EDHE:  Incidenti në Kumanovë/PDIU apel për mbrojtjen e shqiptarëve

Detyrime të papaguara në vlerën 2 863 573 lekë për një kredi për blerje shtëpie me principal 3 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -453 542 lekë për një kredi për blerje shtëpie me principal 3 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Viti 2008

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 812 170 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 51 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 600 000 lekë për një kredi për blerje shtëpie me principal 3 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -246 211 lekë për një kredi për blerje shtëpie me principal 3 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Viti 2009

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 934 735 lekë.

Shpërblime në vlerën 40 000 lekë.

Paga nga orë shtesë në vlerën 60 849 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 95 808 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 400 000 lekë për një kredi për blerje shtëpie me principal 3 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -438 219 lekë për një kredi për blerje shtëpie me principal 3 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Viti 2010

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 237 711 lekë.

Paga vjetore në Gjykatën e Rrethit Tiranë në vlerën 730 237 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 54 926 lekë.

Shitur ap. banimi me sip. 88 m2 në vlerën 60 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -2 410 583 lekë për një kredi për blerje shtëpie me principal 3 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën -5 000 euro.

Dhënë hua një miku në vlerën -38 000 euro.

Viti 2011

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 1 006 563 lekë.

Viti 2012

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 1 009 559 lekë.

Viti 2013

Paga vjetore Shkëlqim Mustafa 1 096 276 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, 1 230 609 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga, 1 218 863 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga, 1 213 828 lekë.

Bashkëshortja, Matilda Mustafa, të ardhura nga paga si menaxhere tel ‘FESNA’ sh.p.k për periudhën 06.01.2016 – gusht 2016, shuma 698 265 lekë.

Bashkëshortja, Matilda Mustafa, të ardhura nga paga si kontrollore cilësie shërbimesh tek subjekti ‘EBG’ sh.p.k për periudhën gusht 2016 – 31.12.2016, shuma 492 054 lekë.

Viti 2017

Paga si gjyqtar në shumën 1 672 462 lekë.

Bashkëshortja, Matilda Mustafa, paga si kontrollore cilësie shërbimesh tek subjekti ‘EBG’ sh.p.k, në shumën 1 193 626 lekë.

Viti 2018

Paga si gjyqtar në shumën 1 386 073 lekë.

Bashkëshortja, Matilda Mustafa, paga si kontrollore cilësie shërbimesh tek subjekti ‘EBG’ sh.p.k, në shumën 1 190 280 lekë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i dosjeve të nxehta para KPK-së/ Çfarë do të ndodhë me Besim Hajdarmatajn

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet “filtrit” të Vettingut.

Trupa Gjykuese e cila do të bëjë rivlerësimin e Hajdarmatajt, përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

LDKPI ka sjellë një raport ku thuhet se Hajdarmataj ka deklarime të sakte, burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Ndërsa KPK është shprehur se pas hetimeve ka figuruar se Hajdarmataj ka dy depozita bankare, një me 5 milionë dhe një tjetër me vlerë 1 milionë. Sipas KPK këto llogari e kanë burimin nga kursimet e pagës prej vitit 1997 deri në vitin 2016, duke deklaruar se deklarimet e tij përputhen.

Në llogari të Hajdarmataj janë edhe dy shuma parash , prej 6 mijë eurosh dhe 4 mijë paundësh  të dërguara nga i vëllai me banim në Angli. KPK deklaron se pas verifikimeve ka rezultuar se i vëllai figuron me punësim të ligjshëm në Angli duke i quajtur dhuratat të justifikuara.

LEXO EDHE:  Incidenti në Kumanovë/PDIU apel për mbrojtjen e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Kastriot Tusha: Është koha t’i kthehemi traditës, mjaft më me këngë banale

Kujtojmë këtu se Hajdarmataj, është një ndër tre prokurorët që kohë më parë kërkuan arrestimin e sih-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda./ CNA.al

Skeda e pasurisë së deklaruar/ Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj përballet të hënën me Vetingun

Kryeprokurori i dosjeve të nxehta, i “pastrehë”/ Zbulohet pasuria e Hajdarmatajt

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gara për kryeprokuror/ KLP s’bie dakord për rregulloren e renditjes së kandidatëve

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë për në mbledhjen e ardhshme, miratimin e rregullores së pikëzimit për renditjen e kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të ri.

Duke qënë se në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një dakordësi mes anëtarëve të KLP-së sa i takon metodologjisë, kjo pikë e rendit të ditësh është shtyrë për në mbledhjen tjetër.

Kujtojmë këtu se sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja).

Pikëzimi është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë se kush do të jetë i pari në listën me tre kandidatët që do i dorëzohen Kuvendit për votim. Parlamenti më pas duhet që me shumicë votash të përzgjedhë një nga tre emrat e dërguara nga KLP.

LEXO EDHE:  Korrupsioni në administratë/ Soreca apel klasës politike

LEXO EDHE:  Obama, apel popullit të Iranit për festën e Novruzit

Në rast se Kuvendi nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

Procesi për kandidatët është ende në apel, pasi Lulzim Alushi ka paditur vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara dhe ndërkohë Apeli administrativ i la afat deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.

Në garë të kualifikuar deri tani për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme ishin edhe disa cështje të tjera që u miratuan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i “mbytur” në pasuri, shmang përballjen me Vettingun

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot gjyqtar Apeli Astrit Haxhialushi është dorëhequr nga detyra, duke shmangur kështu përballjen me Vettingun.

Haxhialushi ka paraqitur dorëheqjen në Presidencë dhe në KLGJ si dhe pranë KPK-së, me motivacionin se po largohet nga sistemi për arsye shëndetësore.

Kujtojmë këtu se Ish-anëtari i KLD-së, Astrit Haxhialushi, është pjesë e fazës së  dytë të Vettingut, por ende pa datë seance.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Haxhialushit, i cili rezulton se ka pafund pasuri të patundshme, për të cilën thotë e ka trashëgimi.

Bëhet fjalë për prona në bregdet, Gjirin e Lalzit, në Durrës, në Karpen të Kavajës, por jo vetëm.

Sipas një vëzhgimi i bërë në Open Spending Albania, Haxhialushi, rezulton se është pronar i 47 ha pyll në Vorë, 62500 m2 truall i lirë në zonë rurale Vorë, 200 m2 truall në Shetaj Durrës, 58000 m2 ullishte Marqinet Tiranë, 26.19 m2 garazh në Tiranë, 280 m2 truall Karpen Kavajë, pronar i një toke e kompensuar me 4.600.000 lekë Kavajë, 47.5 m2 truall në Kavajë, ¼ e 38000 m2 në Shetaj Durrës si edhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 106.72m2. Kjo është ajo çfarë ai ka deklaruar me 23.03.2017.

LEXO EDHE:  Të burgosurit apel instuticioneve/ Pritëm vettingun, amnistia mbetet e vetmja zgjidhje

LEXO EDHE:  Korrupsioni në administratë/ Soreca apel klasës politike

Në linkun më poshtë pasuria e zbardhur e Haxhialushit:/ CNA.al

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i Apelit me pasuri në katër qytete

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: