LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga djep në varr: Si ishte jeta e një fëmije në Gjermaninë naziste

15 Shtator 2019, 10:31, Blog CNA
Nga djep në varr: Si ishte jeta e një fëmije në

Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë naziste ndaj Polonisë fqinje, një akt agresioni që shënoi nisjen e Luftës së Dytë Botërore. Por kush ishin ushtarët që mbanin helmetat ikonike prej çeliku, dhe kryqet e thyera në uniformat e tyre? Kush ishin ?super njerëzit? e Rajhut të Tretë?

Ata do të përgatiteshin që fëmijë. Të paktën 20 milionë gjermanë, do të vishnin uniforma ushtarake gjatë sundimit 12-vjeçar të Hitlerit. Sapo u ngjit në pushtet më 30 janar 1933, një nga përparësitë e diktatorit nazist, ishte përgatitja e të riut gjerman për Rendin e tij të Ri Botëror.

Fëmijët do t?i nëhshtroheshin shpejt një edukimi propagandistik, që kërkote besnikëri absolute ndaj Fyhrerit dhe bindje të verbër ndaj shtetit. U krijuan ?Hitler Jugend? (Rinia Hitleriane) për

meshkujt dhe ?Bund Deutscher Mädel? (Lidhja e Vajzave Gjermane).

Deri në vitin 1936, ?Hitler Jugend? numëronte 5.4 milionë anëtarë të moshës 10-18 vjeç. Disa grupe, veçanërisht ato të lidhura me besimin fetar, u vunë shpejt nën kontrollin e shtetit. Fëmijët u inkurajuan të spiunojnë deri edhe bisedat apo veprimet e ?anti-shtet? të prindërve të tyre, në këmbim të një shpërblimi monetar.

Doktrina naziste shpallte:?Babai juaj i vërtetë është Fyhreri, dhe duke qenë fëmijët e tij, ju do të jeni të përzgjedhurit, heronjtë e së ardhmes!?. Formacionet rinore të Hitlerit, u ndanë në seksione të ndryshme në bazë të moshës:të ashtuquajturit ?Bashkëpunëtorë të Vegjël? rekrutuan fëmijët nga mosha 6-10 vjeç; ?Deutsche Jungvolk? (të rinjtë gjermanë) anëtarësonin fëmijët e moshës 10-13 vjeç.

Ata që mbushnin 14 vjeç kalonin në Rininë Hitleriane, për të qëndruar deri në moshën 18-vjeç, kohë gjatë së cilës i nënshtroheshin stërvitjeve të shumta ushtarake. Synimi përfundimtar i Rinisë Hitleriane, ishte rekrutimi në shërbimin e rregullt ushtarak brenda Vehrmahtit.

Nasistët inkurajonin marrjen e të rinjve me boks dhe sporte të tjera. Hitleri ishte i prerë:?Unë dua një rini brutale, dominuese, sypatrembur dhe të egër. Ajo duhet ta durojë dhimbjen!?. Grupe të veçanta të Rinisë Hitleriane të moshës 16-18 vjeç, bashkëpunuan me Gestapo dhe SS. Madje disa prej tyre do të shërbenin në kampet e përqendrimit.

Rreth 1.5 milionë djem të Rinisë Hitleriane, iu nështruan stërvitjeve para-ushtarake, përfshirë përdorimin e pushkëve. Kurrikulat tradicionale mësimore u lanë mënjanë. Në përputhje me ligjet antisemite, mësuesit hebrenj u pushuan nga puna nga shkollat ??dhe universitetet gjermane.

Në vitin 1932, më shumë se 30 për qind e mësuesve ishin tashmë anëtarë të Partisë Naziste. Në vitin 1938 të gjithë mesuesit, shkonin regullisht në ?kampet e riedukimit? sipas frymës naziste.

Ata detyroheshin të fokusoheshin tek ?vetëdija racore?, ku shkenca dhe biologjia u shndërruan në programe indoktrinimi që promovonin racën ariane mbi ?racat e padenja?, duke ndezur urrejtjen sidomos ndaj hebrenjve.

Hitleri tha në një rast:?Dituria është shkatërrim për të rinjtë e mi!?. Në vitin 1939, kur nisi lufta, shteti urdhëroi anëtarësimin në Rininë Hitleriane të gjithë djemve dhe vajzave. Numri i anëtarëve arriti në 7 milionë, ose afro 82 përqind e të rinjve gjermanë.

Vajzat e moshës 10-14 vjeç i bashkoheshin Jungmädel (Zonjushave të Reja), Ato trajnoheshin mbi zakonet e shëndetshme, detyrat e shtëpisë, dhe rritjen e fëmijëve. Një trajnim shtesë për to ishte ajo për ?shkencën shtëpiake dhe përgatitjen e martesës?, që ndodhte në moshën 17-vjeçare.

Deri në vitin 1936, anëtarësia në këto organizata ishte 2 milionë vajza, të mbikëqyrura nga 125.000 lidere. Mëmësia ishte e shenjtë në Gjermaninë naziste. Nënat, kishin të njëjtin status me trupave e vijës së parë të frontit. Një parullë popullore ishte:?Unë i kam dhënë Fyhrerit një ushtar!?.

Nënave me shumë fëmijë, iu jepej një medalje e veçantë. Kryqi i Nderit të Nënës Gjermane prej bronzi, i jepej atyre që kishin më shumë se 4 fëmijë, prej argjendi për ato me më shumë se 6 fëmije, dhe medalje ari për nënat me më shumë se 8 fëmijë. Anëtarët e Rinisë Hitleriane, e kishin të detyrueshme të përshëndesnin çdo grua që kishte fituar një çmim të tillë.

Si rezultat i politikave që nxisnin lindjet, gjatë 4 muajve të parë të luftës, dhjetor 1939-maj 1940, u shpërndanë 121.853 medalje ari. Një program tjetër ishte ajo e shtëpive ?Lebensborn?, ku vajza të përzgjedhura strehoheshin aty, dhe më pas shkonin me oficerë SS, për të sjellë në jetë

sa më shumë anëtarë të racës superiore ariane.

Pas zbarkimit aleat në Normandi në qershorin e vitit 1944, Hitleri dërgoi në Frontin Perëndimor një njësi të sapoformuar të tankeve Pancer, ku shumica e ushtarëve ishin nën 18-vjeç. Në vend të marrjes së racioneve të zakonshme të alkoolit dhe duhanit, atyre iu dhanë ëmbëlsira teksa shkonin në luftë.

Ushtarët-fëmijë, edhe pse më të paktë në numër, luftuan me fanatizëm, duke i gozhduar në vend aleatët për një muaj me radhë. Në fillim të vitit 1945, Rajhu i Tretë ishte duke u shpërbërë në të gjitha frontet. Por Rinia Hitleriane numëronte ende 8 milionë anëtare, shumica mbështetës fanatikë të regjimit.

Gjatë javëve të fundit të luftës, djem dhe vajza, të rinj, deri 10 vjeç do të dërgoheshin në luftë kundër forcave ruse dhe amerikane. Shumica nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre. Mesazhi themelor që mësojmë nga historia tragjike e rinisë gjermane, është se shtetet ose ideologjitë autoritare i kanë të gjitha mundësitë të radikalizojnë të rinjtë për synimet e tyre të errëta,

dhe se përpjekje të tilla nuk duhet të injorohen asnjëherë.

Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga