Connect with Us

Ndalohen grupe refugjatësh në afërsi të Malësisë së Madhe dhe Kukësit

Kronika

Ndalohen grupe refugjatësh në afërsi të Malësisë së Madhe dhe Kukësit

Publikuar

-

Dy banorë të Shkodrës u arrestuan në flagrancë nga policia teksa po tentonin të trasportonin shtetas të huaj drejt kufirit me Malin e Zi. Arrestimi i tyre u bë në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit të automjetit, me të cilin po udhëtonin drejt pikëkalimit kufitar të Hanit të Hotit, policia zbuloi tre shtetas të huaj nga vende të treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë dhe po tentonin të kalonin në Mal të Zi e prej andej në Europë.

Dy të arrestuarit akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit të disa qindra eurove.

Një ditë më parë policia e Kukësit shoqëroi 26 shtetas irakianë, të cilin kishin hyrë në brendësi të territorit të Shqipërisë në rrugë të jashtligjshme. Sipas policisë vendore, ata kishin si qëllim kalimin e kufirit Shqipëri-Kosovë, përmes pikëkalimit kufitar të Morinit. Mes përsonave të shoqëruar ka burra, gra dhe fëmijë të moshës 4-13 vjeç.

Rastet më të fundit të ndalimit të shtetasve të huaj në afërsi të pikëkalimeve kufitare në Veri të Shqipërisë ngrenë dyshime rreth mënyrës si ata arrijnë të futen në territorin e vendit dhe të udhëtojnë disa qindra kilometra në brendësi të tij pa u diktuar dhe ndaluar nga forcat e rendit.

LEXO EDHE:  Kamion me drogë në kufi/ Arrestohet drejtuesi, kërkohet një tjetër

Vitet e fundit, grupe të vogla refugjatësh nga vendet e luftës në Lindjen e Mesme kanë zgjedhur pikëkalimin kufitar të Hanit të Hotit për të tentuar të kalojnë fillimisht në Mal të Zi e më pas në Europë. Por rasti më i fundit, i ndalimit të tyre në Kukës, ngre dyshimin se ata po tentojnë të gjejnë rrugë të tjera kalimi drejt vendeve te Europës./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bllokimi i tragetit me mbetje të rrezikshme/ Drejtoria Detare sqaron aksionin: Ishte penalizuar disa herë

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar anijen, e cila u ndalua një ditë më parë në Portin e Vlorës duke transportuar mbetje të rrezikshme, ndërsa u vunë në pranga 6 perosna.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu.

Ndreu bën të ditur se nga inspektimi i kryer është konstatuar se dokumentacionin e anijes “S.T. Damian”, rezultoi se mallrat që kishte në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, teksa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

“Grupi i inspektimit i përbërë nga inspektorët e Kontrollit Shtetëror Portual bën inspektimin e detajuar të gjithë procedurës së këtyre mallrave dhe morën dhe deklarimin e kapitenit dhe të oficerëve të anijes. Në dokumentacionin e saj rezultoi që këto mallra nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin. Në këto kushte ne kemi bërë bllokimin e anijes deri në vendimin përfundimtar të organeve të specializuara dhe vlerësimin e materialeve të rrezikshme”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij anija në fjalë ka shkelur disa prej Konventave Ndërkombëtare teksa sqaron se kjo kompani ka qenë në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare pasi është konstatuar edhe herë të tjera për vepra të kundra ligjshme detare, madje ka pasur dhe penalzime ndaj saj.

LEXO EDHE:  Do kalonin kufirin fshehur në paleta/ Kapen shqiptarët në Spanjë

LEXO EDHE:  Ekspertet: Kufijte e Kosoves sipas hartave te ish-Jugosllavise se vitit 1951

Kjo anije dhe kjo kompani ka qenë problematike edhe më parë. Ne kemi marrë gjithmonë masa dhe e kemi mbajtur në vëzhgim dhe monitorim për shkeljet që ka kryer, por ky rast është shumë i rëndë, pasi transporti i këtyre mbetjeve krijon një precedent shumë të rrezikshëm për shëndetin edhe të pasagjerëve që udhëtojnë me këtë anije, por edhe të vendeve ku ato groposen. Pas vlerësimit të situatës dhe inspektimit të detajuar nga kontrolli shtetëror portual ne ditën e nesërme do të bëjmë dhe njoftimin e shtetit të flamurit, pasi kjo është një anije me flamur të huaj dhe si anije me flamur të huaj ajo ka disa të drejta dhe disa detyrime në shtetet në të cilat operon”, sqaroi drejtori Ndreu.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Iu shisnin kokainë klientëve të prostitutave/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet M.E., 34 vjeç, me banim në Torino, dhe G.E., 37 vjeç, po ashtu me vendbanim në Torino.

Të dy shisnin kokainë në Via Pietro Cossa, kryesisht për klientët e prostitutave që kalonin nëpër trotuaret midis Piazza Massaua dhe Via Pietro Cossa, shkruajnë mediat italiane.

Dy shqiptarët u dërguan në burgun “Lorusso e Cutugno” dhe u vendosën në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap duke transportuar lëndë narkotike/ Policia jep detaje nga arrestimi i doganierit

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e doganierit në Qafë Botë pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.
Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

LEXO EDHE:  Kapen 56 klandestinë në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Kapen 56 klandestinë në Gjirokastër

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

LEXO TE PLOTE