Connect with Us

Mazhoranca e ka Lulzim Bashën në “xhep”/ Çfarë zbulon Altin Goxhaj

Politikë

Mazhoranca e ka Lulzim Bashën në “xhep”/ Çfarë zbulon Altin Goxhaj

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa u shpreh se me 13 tetor nuk do të ketë zgjedhje.

Sipas Goxhajt, po gatuhet një çorbë, që Rama dhe Basha duan të konkludojnë në një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të gatshëm para se të vij Ambasadorja amerikane me mandat të plotë.

“Nuk ka zgjedhje në 13 tetor. Debati tani është kur do të ketë zgjedhje. Duket qartë që kemi një debat të fortë brenda opozitës, ndërsa maxhoranca e ka mëndjen e fjetur, pasi e ka Lulzim Bashën në xhep, pasi i dhuroi 61 bashki, sidomos Bashkinë e Tiranës, që Veliaj nuk e merrte dot kurrë me zgjedhje.

Jemi në situatën që po gatuhet një çorbë, që Rama dhe Basha duan të konkludojnë në një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të gatshëm para se të vij ambasdorja amerikane me mandat të plotë.
Unë di që Rama dhe Basha janë takuar në muajin maj, në Paris dhe 30-qershori është produkt i këtij takimi. Kemi një situatë absurde. Opozita që nuk do të futen në zgjedhje me Ramën dhe Rama që bën zgjedhje. Me fakte dhe vulë i kemi zgjedhje.

LEXO EDHE:  Pazaret Rama-Basha/ Ngjela paralajmëron rrëzimin e tyre

Pse nuk u fut në zgjedhje opozita, apo duhet të presi të vdesi Rama? Duhet të ketë një zgjedhje.
Marrëveshja Rama- Basha nuk është me rëndësi për momentin, pasi ka marrëveshje më të vjetër.
Sali Berisha dhe George Soros kanë bërë marrëveshje në 2005, këtë e ka pranuar Soros.

Lulzim Basha tha që s’do kishte zgjedhje në 30 qershor. Por u bënë. Nuk merret më në konsiderat fjala e tyre, nuk ja vlen të merresh me ta”, theksoi Goxhaj në studion e TV “Fax News”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjykata e Posaçme ktheu dosjen për rigjykim/ Saimir Tahiri bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ktheu dosjen për rigjykim/ Saimir Tahiri bën lëvizjen e radhës

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë në apel, për rikthimin e hetimeve në pikën zero.

Sipas Gjykatës së Posaçme, Prokuroria ka ngritur akuza të reja për ish-ministrin dhe dhe ka gabuar në rikualifikimin e veprës penale.
Sipas Apelit të Posaçëm, Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela nuk u është lënë mundësia të mbroheshin.



LEXO EDHE:  Amerika përbuz Bashën?/ Goxhaj: Nuk merr më ftesa nga SHBA

Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të sëmurët me Covid duan gjak”/ Alarmi i Panaritit: Të sigurohet plazma e Konvaleshencës

Publikuar

-

Nga

"Të sëmurët me Covid duan gjak"/ Alarmi i Panaritit: Të sigurohet plazma e Konvaleshencës

Ish-ministri, Edmond Panariti ngre alarmin për neglizhencën e Ministrisë së Shëndetësisë, me koordinimin e Qendrës së Gjakut.

Sipas Panaritit, sot më shumë se kurrë, është e nevojshme që pacientët që kanë kaluar sëmundjen me virusin Covid-19 të thirren për të dhuruar gjakun e tyre, pasi do të shpëtonin jetë.

“Ku është qendra e dhurimit të gjakut? Kaq e vështirë qenka të sigurohet plazma e Konvaleshencës?



Që potencialisht mund të shpëtonte shumë jetë nga kurthi i intubimit të koronavirusit ?

LEXO EDHE:  Ndahen Basha-Kryemadhi?/ Zbardhen arsyet

Jam i sigurt, se ata qindra pacientë të shëruar nga COVID, por me gjakun plot antitrupa neutralizues të virusit do të dhuronin me dëshirë gjakun e tyre për të ndaluar rrëshqitjen drejt fatalitetit të shumë fatkeqëve që u duhet të luftojnë me vdekjen.
Çfarë teknologjie kërkohet? Mos duhet ndonjë shpikje hata?
Thjesht marrje gjaku intravenoz sipas protokolleve, centrifugim dhe ja ku e prodhove plazmën… Dhe ke një armë për të luftuar këtë rrezik vdekjeprurës”, shkruan Panariti. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Publikohet video: Banorët e Barçit në Korçë pa ujë dhe pa infrastukturë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari teksa ka publikuar një video, ka bërë publik faktin se banorët në Barc të po perballen me mungesen e infrastruktures dhe ujit të pijshëm.

Sipas Braimllarit, koha e Rilindjes së fasadave ka marrë fund.



“Banoret e Barçit te Korçes po perballen me mungesen e infrastruktures dhe ujit te pishem si pasoje e nje qeverisje te deshtuar klienteliste dhe fasade te Rilidjes. Edi Rames dhe kukullave te tij nuk i interesojne problemet e perditshme te qytetareve por vetem politika e fasades.
Qytetaret perveçse mungeses se vendeve te punes, kostos se larte te jetes, mungeses se investimeve ne bujqesi, falimentimin e biznesit te vogel dhe te mesem, largimin e te rinjve nga vendi sot duhet te kthehen shume vite pas.
Mungesa e infrastruktures dhe ujit te pishem eshte kthyer ne nje problem serioz per jeten e perditshme. Koha e rilindjes fasade ka marre fund. Eshte koha e sherbimit qytetar per te kthyer shpresen dhe besimin ne vend”, shkruan Braimllari./CNA.al

LEXO TE PLOTE