Connect with Us

“Kosova të pezullojë taksën që të vazhdojë dialogu”/ Paralajmëron diplomati amerikan

Kosova & Rajoni

“Kosova të pezullojë taksën që të vazhdojë dialogu”/ Paralajmëron diplomati amerikan

Publikuar

-

“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialog”. Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Në një intervistë për median serbe “Kurir”, Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj. Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit, tha se ky i fundit i njeh shumë mirë problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese, kosovarët po heqin dorë nga shtetësia

“Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe regjionin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve. SHBA-të duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinë që të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ai.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Helmimi i punonjësve të KQZ-së/ VV: Janë organizime të shtetit serb, të refuzohen

Publikuar

-

Nga

Pas helmimit të e 26 punonjësve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvesndosje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vetëvendosja shpjegon se autoritetet duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia, ndërsa i konsideron ato si të kundraligjshme. Sipas Vetëvendosjes këto fletë votimi kanë ardhur përmes zyrave ndërlidhëse e jo përmes postës,dhe se këto vota duhen refuzuar.

Reagimi i plotë:

Reagim për helmimin e punonjësve të KQZ

Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

LEXO EDHE:  Kosovë 99’/ Majko i kërkon ndihmë vëllazërore Turqisë

LEXO EDHE:  Shqipëri -Kosovë, kalendar të përbashkët kulturor

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Helmimi i numëruesve kosovar/ Zyrtari serb: Skenar i Kurtit, budallenjtë shovinistë merren me politikë

Publikuar

-

Nga

Një zyrtar serb, Marko Gjuric, ka reaguar referuar ngjarjes së rëndë ditën e sotme, ku 26 komisionerë kosovarë të cilët kishin marrë pjesë në procesin e rinumërimit të votave, mbetën të lënduar pasi dyshohej se zarfat në kutitë e votimit që vinin nga Serbia ishin lyer me lëndë helmuese.

Sipas Gjuriç, kjo ngjarje është e gjitha një thrillim, pra një skenar me qëllim që në Parlamentin e Kosovës të futen serbët që janë me Albin Kurtin, fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhen parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, ka deklaruar Marko Gjuric, në një komunikatë për media.

Kujtojmë se, dy nga personat e helmuar ditën e sotme nga incidenti i ndodhur me kutitë e votimit në Kosovë ishin shtatëzanë. Ndërkohë, nga raportimet e QKU-së mësohet se gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve raportohet të jetë stabile.

LEXO EDHE:  Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

LEXO EDHE:  Kosovë, vijon procesi i votimit/ 20 mijë votues më pak se në zgjedhjet e 2013

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intenzitetit të ultë.  Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, deklaruan për mediat serbe, zyrtarë nga  zyra e drejtorit të SHKUK-së.

Sipas tyre, pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kutitë e votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

“Ekipet kujdestare të Klinikës Infektive u kanë dhënë ndihmën e duhur duke stabilizuar gjendjen e pacientëve, ndërsa salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Policia ka ndaluar personat t’i afrohen qendrës së votimit, derisa në vendngjarje pritet që të shkojnë ekipet e posaçme të policisë së Kosovës për t’u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Helmimi nga votat serbe/ Mes të prekurve edhe 2 gra shtatzëna

Publikuar

-

Nga

Midis 9 personave të helmuar nga kutitë me vota serbe janë edhe dy gra shtatzëna.

Mësohet se gjendja e pacientëve është stabilizuar deh tashmë ndidhen nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se paraditën e sotme është ndërpriterë procesi i verifikimit të zarfave me vota të ardhur nga Serbia, në qendrën e verifikimit të votave në Kosovë.
Sipas mediave kosovare, procesi është ndërprerë për shkak të kundërmimit të zarfeve.
Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Tashmë nuk dihet ende se kur do të fillojë sërish procesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE