Connect with Us

Konflikt me armë të ftohta/ Plagoset një person

Kronika

Konflikt me armë të ftohta/ Plagoset një person

Publikuar

-

Një 37 vjeçar është prangosur nga Policia, me akuzën për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas Policisë, 37 vjeçari  pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Plagos me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin:

LEXO EDHE:  Mashtronte me lejet e ndërtimit/ 41 vjeçarit i vihen prangat

– O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tensione në burgun e Fierit/ Të burgosurit refuzojnë autorin e krimit monstruoz

Publikuar

-

Nga

Dërgimi i njërit prej autorëve të krimit monstruoz në Mallakastër në paraburgimin e Burgut të Fierit ka shkaktuar tensione të forta.

Sipas BW, të burgosurit kanë refuzuar që 26-vjeçarit Ervis Zotaj të qëndrojë në sektorin e tyre. Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty.

Madje, siç raporton gazetari Kuçi, personat që ndodhen në paraburgim kanë ushtruar dhe dhunë verbale ndaj autorit të krimit të rëndë, atij të vrasjes makabre të 50-vjeçares Drita Saliaj, e cila u përdhunua, u mbyt dhe u hodh në rezervuar.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Tërmeti” prangos 31 persona/ Zbardhen detaje nga operacioni

Publikuar

-

Nga

31 ka shkuar numri i të arrestuarve, në lidhjet ndërtimet pa leje dhe problematikat e konstatura në pallatet e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, vitin e kaluar.

Të dhënat janë bërë publike nga kreyrprokurorja e Tiranës, Elisabete Imeraj

“Prokuroria e Tiranës më 27 nëntor ka filluar hetimin pas tërmetit, duke u munduar të nxjerrë në pah shkeljet e punonjësve të administratës, por edhe ndërtuesit, që sollën si pasojë nxjerrjen e disa banesave të pabanueshme, ka deklaruar ajo gjatë një konference për mediat.

Sipas Imerajt janë evidentuar 25 institucione, 125 pallate dhe 200 banesa të dëmtuara në Qarkun e Tiranës nga tërmeti i 26 nëntorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Shteti është çmendur, është zgjidhur nga ushkurët!”/ Nuk përmbahet më, Mentor Kikia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kikia ka dhënë alarmin se shteti është lëshuar i tëri.

Duke iu referuar ngjarjeve të drejtësisë, ku një i dënuar i përjetshëm u la në liri, apo një tjetër nxirret “shëtitje”, Kikia ka thënë, se duhet dokumentuar kjo situatë.

“Historianët duhet të mbajë shënim, pasi kjo “epokë” duhet dokumentuar. Do t’u duhen të fakte atyre që do të vijnë pas nesh ndryshe nuk do ta besojnë.

Shteti është lëshuar i tëri. Jo thjeshtë të vjedhë kush të vjedhë. Po hapen dyert e burgjeve…”, ka shkruar Kikia në rrjetet sociale.

Më tej është ndalur tek rastet konkrete, duke shenjëstruar drejtësinë.

“Një gjyqtare në Krujë del mbi Gjykatën e Lartë dhe rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për një eksponent të botës së krimit.

Një anëtar i bandës së Durrësit, ishte dënuar me vendim të formës së prerë, nga Gjykata e Shkallës së Tretë, me burgim përjetë. Por pas 16 vjetësh, një gjyqtare, e “Shkallës së Katërt” në Krujë e hedh poshtë këtë vendim, duke e ulur dënimin në 25 vjet.

Pastaj, një matematikë e thjeshtë: Ca vite amnisti, ca vite ia konverton në shërbim prove dhe dera e burgut u hap.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Policia arreston 8 persona

LEXO EDHE:  Qëlluan me armë Bodyguard-in/ Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

Tre javë më parë, një tjetër gjykatësve e “shkallës së katërt” në Elbasan liroi, në të njëjtën mënyrë, një tjetër person të rrezikshëm, i dënuar me 25 vjet burg.

Ndërsa një tjetër të fortë, e nxjerrin me “leje” nga burgu për të pirë kafe në Bllok.

Por dje ama, shteti dërgoi në burg një fshatar në Arapaj të Durrësit, sepse po bënte një mur mbrojtës meqë kishte rrëshkitur toka e po i shembej shtëpia”, ka shkruar Kikia.

Kikia i ka bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësore që të ndalojë këto raste skandaloze.

“KLGJ duhet të ndalojë në këto raste skandaloze. Gjykatësve që nuk kanë kaluar ende Vettingun u duhet ndaluar të marrin çështje me ndjeshmëri kaq të madhe”, ka përfunduar Kikia, reagimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE