Connect with Us

I dehur në timon/ Përplas makinën e Policisë

Kronika

I dehur në timon/ Përplas makinën e Policisë

Publikuar

-

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi jo vetëm ka rerzikuar jetën e qytetarëve duke drejtuar makinën e i dehur por ka goditur edhe makinën e Policisë.

“Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë”, thuhet në njoftimin

 Njoftimi i Policisë:

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, qytetarët njoftojnë policinë.

47-vjeçari godet makinën e Policisë Rrugore në tentativë për t’u larguar duke rrezikur jetën e punonjësve të policisë, por arrestohet në flagrancë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Foto+video-Lumë drogë drejt Greqisë/ Në pranga 47-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve.

Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthim në një biznes në Tiranë/ Plagoset pronarja, panik tek banorët  

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka mbetur e plagosur një grua.

Mësohet se bombula ka shpërthyer në një byrektore dhe si pasojë është plagosur pronarja e saj.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se shpërthimi ka krijuar edhe shumë dëme materiale, duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.

Byrektorja ka qenë në katin e parë të një pallati ndërsa shpërthimi ka krijuar tronditje dhe panik tek banorët.

LEXO EDHE:  Ishte në kërkim/ Arrestohet 27 vjeçari

LEXO EDHE:  Torturonte në mënyrë mizore bashkëshorten/ Arrestohet në flagrancë fieraku (Emri)

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet ‘i forti’ që dhunoi avokatin/ E arrestojnë me armë në makinën luksoze

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar sot Mondi Vogën, ish-shoferin e prokurorit Arjan Ndoja, që vitin e kaluar iu bë atentat në Shkozet.

Voga u ndalua në  rrugën Vorë-Krujë, teksa drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës, me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Gjatë kontrollit 44-vjeçarit nga Fushë Kruja iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.

LEXO EDHE:  Video/ Policia publikon pamjet e autorit të atentatit në Elbasan

LEXO EDHE:  Përfituan 3.7 milion euro nga kreditë fiktive/ Arrestohen shtatë persona, një në kërkim

Kujtojmë që Voga u padit nga avokati Ilia Ilia në 21 korrik të vitit 2018, si një ndër personat që e sulmuan para gjykatës së Durrësit.

Avokati deklaronte asokohe se i njohu dhe i identifikoi autorët si njerëz të vënë nga prokurori Arjan Ndoja.

Prokurori Ndoja u kallëzua nga avokati, ndërsa cështja është ende në hetim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të arrestuarit për tërmetin/ Familjarët mblidhen para Drejtorisë së Policisë

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar sot rreth 40 urdhër -arreste, për ish-drejtues vendorë, shefa urbanistike dhe ndërtues pallatesh.

Deri në këto momente janë shoqëruar 27 persona, ndërsa vijon aksioni për kapjen e të tjerëve.

Ndërkaq pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë mbledhur edhe familjarë dhe të afërm të të shoqëruarve.

Emrat:

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi (ndërtues)
9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi

LEXO EDHE:  Foto+video-Lumë drogë drejt Greqisë/ Në pranga 47-vjeçari

LEXO EDHE:  Ndihmoi në kalimin ilegal të kufirit/ Arrestohet 38-vjeçari

12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo
24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola
27. Hekri Disho

 

 

LEXO TE PLOTE