Connect with Us

Gjashtë vitet e dështimit dhe të papërgjegjësisë/ Edvin Kulluri “dush të ftohtë”  Bashës

Politikë

Gjashtë vitet e dështimit dhe të papërgjegjësisë/ Edvin Kulluri “dush të ftohtë”  Bashës

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri  e ka quajtur kreun e PD-së Lulzim Basha, të papërgjegjshëm përbalë një sërë dështimeve.

Sipas Kullurit në 6 vite të drejtimit të PD nga Lulzim Basha, kanë mbajtur përgjegjësi për humbjet në 2013, 2015, 2017 duke u larguar nga drejtimi i grupseksioneve, degëve dhe grupi parlamentar, pothuaj 1 mijë demokratë.

“Kryetari ynë i Partisë nuk mbajti përgjegjësi si ministër apo kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe deputet (të tjerët po përveç atyre që i rrinë në paradhomë), as si Kryetar i Partisë ne 2015 dhe as në 2017, ku pësuam humbjen më të rëndë në 26 vite! Kurse tani që humbëm zgjedhjet në tavolinë për shkak të bojkotit, jo vetëm që “shpalli fitoren me 85%”(ky zotëria e di se si fituam), por kërkon dhe të ulet në tavolinë për marrëveshje me Ramën a thua, se kemi qoftë edhe 1 deputet në Kuvend për të miratuar atë që do prodhojë marrëveshja”, shkruan Kulluri në rrjete sociale.

Reagimi i plotë:

Ne 6 vite te drejtimit te PD nga Lulzim Basha kane mbajtur pergjegjesi per humbjet ne 2013, 2015, 2017 duke u larguar nga drejtimi i grupseksioneve, degeve dhe grupi parlamentar, pothuaj 1 mije demokrate!

Cdo rezultat elektoral humbes prej 2013 ka shkaktuar pergjegjesine permes largimit nga pozicionet anetare kryesie ne dege, anetare kryesie qendrore, deputete(qe u perjashtuan nga riorganizimi i 2014), qindra kryetare grupseksionesh, kryetare dege, nenkryetare dhe sekretare(nuk ju lejua rikandimi ose kandidimi ne pozicione me te larta), kryetare degesh ku humbem(disa te tjere qe humben nuk u larguan, ndersa disa te tjere ne bashki fituese u larguan po njesoj?!?!), ndersa “Kryetari i Madh” i PDSH nuk mban asnje pergjegjesi!

Kryetari yne i Partise nuk mbajti pergjegjesi si minister apo kryetar i Bashkise se Tiranes dhe deputet(te tjeret po pervec atyre qe i rrijne ne paradhome), as si Kryetar i Partise ne 2015 dhe as ne 2017 ku pesuam humbjen me te rende ne 26 vite! Kurse tani qe humbem zgjedhjet ne tavoline per shkak te bojkotit, jo vetem qe “shpalli fitoren me 85%”(ky zoteria e di se si fituam), por kerkon dhe te ulet ne tavoline per marreveshje me Ramen a thua se kemi qofte edhe 1 deputet ne kuvend per te miratuar ate qe do prodhoje marreveshja!!!!

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Bushati: Muajt e mbetur për të bindur Gjermaninë e Francën

Pra me pak fjale, “demokracia perendimore e Bashes” ka prodhuar nje parti me nje kryetar qe s’mban asnje pergjegjesi per humbjet dhe deshtimet e renda(cadra, djegia e mandateve, protestat, bllokimi i 30 qershorit), dhe u a shkarkon pergjegjesine kujtdo tjeter!

Pra i kerkon Rames pergjegjesi per keq-qeverisjen qe ne fakt eshte qeverisje katatrofike, ndersa vete ben te njejten gje! Ky model i Udheheqesit Absolut mund te jete cdo gje, por vetem perendimor nuk eshte! P.S. po ti vish botes verdalle drejt perendimit, edhe Kuba, Korea e Veriut, Siria, Azia Qendrore ne perendim ndodhe gjeografikisht! Po te mendosh si politikan perendimor dhe jo si “gjeograf”, mban pergjegjesi vete dhe hap debat ne parti se ku po e con Partine Demokratike!

Por mesa duket nuk degjon fare nga veshi perendimor por “ve kompasin” per ti mveshur pergjegjesine te tjereve dhe i largon, telendis, tall dhe u humbet vite jete, shprese, pasion, ambicie vetem qe te qendrosh “maje kalit” i rrethuar nga sherbetoret e tu besnike qe presin me gezim nje vend pune nga marreveshja me Ramen per bashkeqeverisje, qe ne fakt s’do ndodhe me KURRE!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Ristani: Rama si Nastradini

Publikuar

-

Nga

Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe njëkohësisht ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e saj duke u shprehur se ajo është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë në vend, por po ashtu sepse ndikon edhe në reforma të tjera sikurse ajo në Drejtësi, e cila sipas tij tashmë është deformuar.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, Rama iu ka bërë thirrje ndaj policëve që të votojnë partinë në pushtet, duke vënë kështu partinë mbi Shqipërinë.

“Deri tani ka vullnet të keq për të bërë me dashje gjëra të këqija. Sot e tutje duhen bërë gjëra të mira me vullnet të mirë. Më 2009 kam pasur fatin që të jem në krye të KQZ, duke marrë vlerësim maksimal nga ana e organizatave ndërkombëtare. Nastradinin e pyetën në një fshat pse nuk ranë kambana në fshatin e tyre. Nastradini tha se kambanat në fshat nuk ranë në radhë të parë se nuk ka kambana.

LEXO EDHE:  Tjetër ofertë për Bashën/Rama: Zgjidh një ministër të mos njohë revolverin, por …!

LEXO EDHE:  Tjetër ofertë për Bashën/Rama: Zgjidh një ministër të mos njohë revolverin, por ...!

Dhe në këtë rast është si historia e kambanës. Po nuk pati vullnet politik, është e kotë të flasim për të tjerat. Na duhet që të kemi edhe sistem që na jep qeverisje stabël, por edhe të kemi demokraci të brendshme.

Ne nuk flasim vetëm për reformën zgjedhore, por për një sërë reformash. Dalim deri te reforma në drejtësi, që ka problemet  e saj. Në rast se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione gjyqësore, atëherë pse po flasim. Del kryeministri dhe thotë se policët duhet të votojnë për PS pas punës. Del se partia na qenka mbi partinë dhe derisa është ky realitet kot flasim për të tjerat.”, ka thënë ndër të tjera Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon ultimatumin amerikan që tmerroi Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare ka vlerësuar fitoren e mazhorancës së re, ndërkohë që ka zbuluar ultimatumin e amerikanëve për Vuçiçin.

“ Çfarë sjell si risi ardhja e Kurtit dhe Osmanit? Antikorrupsionin. Nuk e dimë se çfarë do sjellin si risi në politikën shqiptare, por dimë që janë me një politikë shumë të thekshmë patriotike. Sidomos Kurti. Pse vajti ky atje? Richard Grenell u shkoi në Novisad dhe e kërcënoi. Ka kërcënuar Vucicin pasi e ka takuar 10 minuta kokë më kokë. Rrethi i tij i administratës thotë që asnjë nuk ishte brenda, por kur hynë atje panë Vuçiçin e tmerruar. Dhe i ka thënë dua njohjen e Kosovës se e kanë njohur 110 shtete”, ka thënë ndër të tjera Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmon ashpër Presidentin/ Spiropali paralajmëron shkarkimin e Metës

Publikuar

-

Nga

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Parlamentin, e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke folur për raportin e Komisionit të Venecias dhe qëndrimin e socialistëve ndaj Presidentit, ka paralajmëruar se mazhoranca në Kuvend do ta votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Spiropali vlerëson se raporti përfundimtar shprehet qartë kur thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me anullimin e datës së zgjedhjeve.

“E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.

Duke mos pasur asnjë kompetencë vendosi të zhdekretojë zgjedhjet. Venecia thotë atë që ne kemi thënë; zgjedhjet duhet të mbaheshin për të ruajtur seriozitetin e shtetit për të mos i dhënë mundësi asnjë opozite që të hedhë në emër shtetin. Venecia thotë në fund, që i gjithë hetimi është sa ligjor aq dhe politik. I takon komisionit hetimor dhe më vonë kuvendit me votë dhe më pas Kushtetueses të vendosë

LEXO EDHE:  “Edi Rama është kapur duke vjedhur”/ Paloka rendit arsyet se përse duhet protestuar

LEXO EDHE:  Foto-Rama lë bregdetin i kthehet veriut/Komentuesit “ia nxjerrin” hakun: Mos bëj dëngla

Shumë e thjeshtë, në rast se presidenti do të ishte i bindur mbi kushtetutshmërinë, atëherë do i bënte ai një kërkesë Venecias. Por jo, atë e bëri Kuvendi, që komisioni hetimor të kishte një raport. Tani komisioni do të peshojë argumentet dhe ta sjellë në Kuvend, ne do të votojmë vendimet e komisionit hetimor. Ne do ta gjykojmë, vlerësojmë dhe gjykojmë. Komisioni hetimor do të dalë me disa konkluzione dhe do ta sjellë në Kuvend dhe ne do ta votojmë.

Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE