Connect with Us

Gati gjysma e të punësuarve jeton në ‘mjerim’/ Vetëm 4.4% e tyre me paga mujore mbi 120 mijë lekë

Sociale

Gati gjysma e të punësuarve jeton në ‘mjerim’/ Vetëm 4.4% e tyre me paga mujore mbi 120 mijë lekë

Publikuar

-

Nga mbi 1,1 milionë të punësuar që u raportuan si të punësuar nga INSTAT në tremujorin e dytë të vitit 2019, vetëm 4.4% prej tyre paguajnë sigurime me paga më të larta se 120 mijë lekë.

Duke marrë në konsideratë totalin e të punësuarve në mbi 1,145 mijë persona, rreth 50 mijë individë raportojnë se paguhen më shumë se 120 mijë lekë. Një pjesë e madhe e tyre mësohet se janë në administratën publike, entet dhe ndërmarrjet shtetërore, dhe institucionet e pavarura buxhetore që ofrojnë relativisht paga të larta.

Kjo kategori të punësuarish pësoi një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke zënë 4.4% në totalin e atyre që paguajnë sigurime në raport me 4% që ishin në tremujorin e parë. Por për pjesën dërrmuese të të punësuarve që paguajnë sigurime raportohet një gjendje e mjerë në sektorin e pagave. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, 460 mijë e 173 persona në të gjithë vendin paguajnë sigurime deri në pagën 30 mijë lekë në muaj. Kjo kategori zë 40.2% të totalit të punonjësve që paguajnë sigurime.

Të dhënat e detajuara tregojnë se mbi 320 mijë persona ose 28% e të punësuarve paguajnë sigurime për pagën minimale 26 mijë lekë dhe 139 mijë persona të tjerë ose 12.2% të totalit të punësuarve paguan sigurime në pagën 30 mijë lekë. Paga mesatare në ekonomi u rrit në tremujorin e dytë me 4.4%. Sektorët i informacionit dhe komunikimit, bujqësia, hoteleria, baret dhe restorantet ofruan rritjet më të larta të pagave për punonjësit e tyre, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet administrimi në bashkitë e reja/ Pagat zënë 60% të shpenzimeve

Ndërsa punonjësit në sektorin e ndërtimit dhe sektorin bankar kanë pësuar ulje të pagës në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të 2018. Në sektorin financiar dhe atë të sigurimit, pagat shënuan ulje me 0.7% dhe në sektorin e ndërtimit me 2.6%.

Nga ana tjetër, rritja më e madhe e pagave ka ndodhur në sektorin e hotelerisë dhe turizmit me rritje vjetore 13%. Më tej, ritmet më të larta të rritjes i pati sektori i komunikimit me 11% dhe më tej bujqësia, tregtia, shërbimet dhe transporti raportuan rritje vjetore të pagave me 6.3%.

Sektori që paguan më shumë në Shqipëri është ai i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, me 113 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 87 mijë lekë. Ky sektor ka parë dhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë absolute, teksa zhvillimi i teknologjisë së informacionit në biznese po i bën profesionistët e kësaj fushe gjithnjë e më të kërkuar.

Aktivitetet e tjera paguajnë mesatarisht më pak se 60 mijë lekë në muaj, ku më e keqpaguara është bujqësia./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Neritan Liçaj flet për stadiumin e ri/ Më duket si xhezvet e Gjirokastrës

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj ka folur për stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.
Aktori e ka quajtur stadiumin si një xhezve Gjirokastre prej bornxi.

“E di si më duket mua ai më atë bishtin? Më duket si xhezvet e Gjirokastrës prej bronxi që kishin gjyshet tona në Shqipëri, të betohem. Më tha im bir “ o ba ky qenka si transformesat e mi kur kam qenë i vogël”, e ke parasysh janë ato kukullat. Duket si supermerkato, ishte stadium olimpik, ishte i veçantë dhe shumë i bukur. Tani ka zhdukur dhe pistën olimpike vetëm për të fituar disa metra katrorë që të bëjë disa dyqane, domethënë kemi një kryeministër shitës”, tha Liçaj i ftuar në emisionin “Ëhy not” në Rtv Ora.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Voskopoja zbardhet nga dëbora/ Shikoni pamjet mahnitëse

Publikuar

-

Nga

Kjo e dielë e gjeti Voskopojën të mbuluar nga bora, duke dhuruar kështu një peisazh shumë relaksues.

Voskopoja njihet si një vend shumë atraktiv për pushuesit, sidomos në kohën e dimrit.

Pamjet nga Voskopoja e mbuluar nga bora janë vertët mahnitëse./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stakimi i energjisë elektrike/ Ja cilat zona në Tiranë do mbeten pa drita

Publikuar

-

Nga

OSHEE ka njoftuar abonentët në Tiranë për stakim të energjisë në datat 16-20 dhjetor.

Për shkak të remontit të planifikuar në NST Qendër, në datat 16-20 dhjetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

16 dhjetor/ Bërxull, Domje, Bathore, Breg Lumi
17 dhjetor/Qerekë, Tapizë
18 dhjetor/Laknas
19 dhjetor/Valias, Bathore, Frutikultura Kamëz, Bregu i Lumit, Çekrezë, Kasale, Parafabrikatet
20 dhjetor/Valias, Bathore, Frutikultura./CNA.al

LEXO TE PLOTE