Connect with Us

Bllokimi i Gjykatës së Lartë/ Edhe për 17 vite nuk shqyrtohen dosjet

Kronika

Bllokimi i Gjykatës së Lartë/ Edhe për 17 vite nuk shqyrtohen dosjet

Publikuar

-

Për tu shqyrtuar dhe dhënë një vendim nga drejtësia shqiptare për mijëra dosje të bllokuara në sistemin e drejtësisë do të duheshin minimalisht edhe 17 vite.

Është ky alarmi i ngritur nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë në raportin e tij për situatën e gjyqësorit prezantuar prej tyre pak kohë më parë.

Deri në vitin 2036 qytetarët shqiptarë do duhet të presin me shpresën se e drejta do të vihet në vend, raporton gazetari Arsen Rusta.

Ky parashikim përkon me situatën në Gjykatën e Lartë ku aktualisht janë mbi 22.000 dosje të bllokuara ndërsa sipas KLGj situata pritet të bëhet me rëndë ku në këtë gjykatë nga apelet pritet të mbërrijnë dyfishi i kësaj shifre mbi 31.000 dosje të tjera.

Aktualisht Gjykata e Lartë është e bllokuar dhe aty nga 19 anëtarë në detyrë është vetëm një, Ardian Dvorani ndërsa pjesa tjetër është dorëhequr dhe shkarkuar prej procesit të vetting.

Një tjetër situatë e zymtë e krijuar me sistemin e drejtësisë është edhe vonesa e zbardhjes së vendimeve nga gjyqtarët.

Me postulatin se drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar, listën e gjykatave që nuk zbardhin në kohë vendimet e kryeson Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me 407 raste; Gjykata e Apelit Vlorë me 332 raste; ndjekur më pas nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me 161 raste dhe Gjykata Administrative e Apelit me 106 raste.

Kjo situatë sipas KLGJ vjen për shkak të mungesës së gjyqtarëve të cilët janë shkarkuar prej vetting apo pjesa tjetër është vetëlarguar.

Aktualisht në proces KLGj ka zhbllokimin e gjykatës së lartë ku ka nisur fazën e emërimeve dhe nga 22 kandidatë që aplikuan në fazën e dytë janë përzgjedhur vetëm 8 vetë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabisnin vilat e italianëve/ Pranga tre të rinjëve shqiptarë

Publikuar

-

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Të arrestuarit e moshave, 24, 30 dhe 33 vjeç, kishin shënjestër vilat e personave të pasur ku vidhinin sasira të mëdha bizhuterish e objektesh të tjera me vlerë.

Një njërën prej grabitjeve ata kishin mundur të vidhnin bizhuteri që kapnin vlerën e 200 mijë eurove.

LEXO EDHE:  Shtyhet shqyrtimi i nismës për arrestimin e deputetëve

Të tre grabitësit u ndaluan nga agjentët e skuadrës “Flying”, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i grupit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dy javë në koma/ 20-vjeçarja humb jetën pas aksidentit tragjik

Publikuar

-

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 20 vjeçarja Elda Samurri.

E reja u përfshi në një aksident tragjik rreth dy javë më parë në Krastë të Elbasanit.

Vajza ishte pasagjere në automjetin i cili pasi humbi kontrollin u përplas me bordurat anësore të rrugës.

Por plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të renë, e cila pasi qëndroi dy javë në koma, ndërroi sot jetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motorin/ Dy persona në gjendje të rëndë

Publikuar

-

humb jeten nje grua

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor ku udhëtonin dy persona.

Për pasojë, të dy personat kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije identiteti i tyre.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE