LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Korçë/ Një i vdekur katër të plagosur

15 Shtator 2019, 16:52, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Korçë/ Një i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Leshnicë të Korçës.

Si pasojë e aksidentit, një  persona ka humbur jetën, ndërsa kanë  mbetur të  plagosur katër të  tjerë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak.

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./CNA.al

Lajmet e fundit nga