Connect with Us

60 prokurorë dhe gjyqtarë u shkarkuan në 6 muaj/ 37 prej tyre u dorëhoqën nga frika e Vettingut

Vetingu

60 prokurorë dhe gjyqtarë u shkarkuan në 6 muaj/ 37 prej tyre u dorëhoqën nga frika e Vettingut

Publikuar

-

Komiteti Shqiptar i Helsinkut ka përpiluar një raport mbi gjetjet e Vettigut për 6 muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit të KSHH-së, gjatë periudhës Shkurt 2018 – Korrik 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rezulton të ketë dhënë 186 vendime për subjektet e vettingut, nga 800 gjyqtarë, prokurorë apo ndihmës ligjorë që janë në sistem.

Nga këto, rezulton se 60 gjyqtarë/prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 76 janë konfirmuar në detyrë, ndërkohë që për pjesën tjetër është pushuar apo ndërprerë procesi i vettingut si rezultat i dorëheqjes apo daljes në pension.

Për 62 raste, Komisioneri Publik ose vetë subjekti, ka ushtruar të drejtën e ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë kthen opozitën në Kuvend/ Zbardhen katër ekipet e ngritura nga Basha

Deri në fund të muajit Korrik, Kolegji është shprehur me vendim për gjysmën e ankimeve të bëra, përkatësisht për 31 raste./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

“Mungesë të burimeve financiare”/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besnik Canit

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani ka dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi Komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Canit.

Në konkluzionet përfundimtare të komisionerit publik, thuhet se ankimimi nga subjekti Besnik Cani nuk provon të kundërtën e pretendimit të komisionerit.

Pas verifikimeve të kryera është kërkuar shkarkim nga detyra i Canit, pasi sipas Komisionerit Publik prokurori rezulton me mungesë të burimeve financiare.

Deklarata e Komisionerit Publik:
Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës.
– subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.
Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekë.
KP: Për periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 mln lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.
Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.
Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.
KP: Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare.
Përfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar shkarkim nga detyra të Besnik Canit.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kaloi në sitën e vettingut/ Konfirmohet në detyrë zv. prokurori i Përgjithshëm

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Thoma Jano.

Gjatë verifikimit të kritereve, u konfirmua se Jano nuk kishte fshehje të pasurisë, deklarime të rreme apo konflikte interesi, ndërsa nuk u gjet asnjë provë apo informacion për të ngritur dyshime mbi kontaktet e tij me krimin e organizuar.

Kujtojmë se fund të vitit të kaluar Jano u emërua si zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe drejtor i Përgjimeve, nga kreu i organit të akuzës, Olsian Çela, me një mandat dyvjeçar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: