LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

124 dosje presin Gjykatën Kushtetuese/ Zbulohet cilat janë

15 Shtator 2019, 06:42, Kronika CNA
124 dosje presin Gjykatën Kushtetuese/ Zbulohet cilat janë

124 çështje presin për t?u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk merr vendime që në shkurt të vitit 2018, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Që nga fundi i vitit 2017 deri ditët e sotme numri i dosjeve që presin për t?u shqyrtuar nga gjykata më e rëndësishme në Shqipëri ka shkuar në 124, numër i cili pritet të rritet me shpejtësi për shkak të zgjerimit të subjekteve, të cilët kanë të drejtë sipas ligjit të vënë në lëvizje Kushtetuesen.

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar për Shqiptarja.com se 23 kërkesa janë paraqitur për kundërshtim të ligjeve të miratuara nga Parlamenti, ndërsa 8 kërkesa për kundërshtim të vendimeve të Qeverisë.

Nga 124 çështje në total, 8 çështje janë të mbartura nga viti 2017 dhe 68 çështje janë të mbartura nga viti 2018.

Ndërkaq, në Gjykatën Kushtetuese, sipas gjasave, priret të zhvendoset edhe çështje më e nxehtë e politikës shqiptare, ajo e Presidentit Ilir Meta.

Dosjet që presin për t?u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese

83 kërkesa për proces të parregullt (nga të cilat 1 kërkesë për shfuqizim vendimi të KLD dhe 1 kërkesë për shfuqizim vendimi të KPA);

23 kërkesa për kundërshtim të ligjeve (në një kërkesë nga të cilat kundërshtohet dhe VKM);

1 kërkesë paraqitur për zgjidhje mosmarrëveshjeje të kompetencës;

8 kërkesa të paraqitura për kundërshtim VKM (nga të cilat 4 paraqitur nga individë);

7 kërkesa të paraqitura për konstatim cenimi (mosekzekutim vendimesh ose mosgjykim brenda afatit të arsyeshëm);

1 kërkesë e sjellë nga individ për interpretim të ligjeve;

1 kërkesë për interpretim vendimi të GJK.

Lajmet e fundit nga