Connect with Us

Rrëzohet akuza për manipulim/ Në Prokurorinë e Tiranës, 739 dosje për “30 qershorin”

Kronika

Rrëzohet akuza për manipulim/ Në Prokurorinë e Tiranës, 739 dosje për “30 qershorin”

Publikuar

-

sokol hysenaj

Organi i akuzës ka vendosur precedentin për të rrëzuar pretendimet e opozitës për manipulimin e procesit te 30 qershorit.

Vendimi i parë është dhënë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka vendosur mos fillim të çështjes kundër një komisioneri të Partisë Socialiste. Në total vetëm për Tiranën janë regjistruar 739 dosje që kanë lidhje me procesin e 30 qershorit.

Pas vendimit të prokurores Denisa Asko, për mos fillim hetimesh, dosja mund të vihet sërish në lëvizje vetëm në rast se njëri nga kallëzuesit per 30 qershorin, ankohet në Gjykatën e kryeqytetit.

Ndërsa ish kryebashkiaku Xhelal Mziu, këmbëngul se komisioneri, sikundër edhe dhjetëra komisionerë të tjerë të kallëzuar ka shkelur ligjin pasi nuk mund ta ushtronte këtë detyrë përderisa presidenti kishte caktuar 13 tetorin, si datë tjetër për zgjedhjet, Prokuroria jep argumentet kundërshtuese ne vendimin që TCH disponon, raporton TCH.

Kolegji zgjedhor thekson prokurorja e ka vlerësuar të papajtueshëm me Kushtetutën dekretin e presidentit dhe në këtë kuptim komsionerët kanë ushtruar detyrën në këto zgjedhje. Për ankesën e dytë të kallëzuesit, se në kuti gjendeshin më tepër fletë votimi se votues, Prokuroria shpjegon se nuk janë bashkangjitur prova shtesë.

Madje vijohet më tej edhe kur në kallëzim flitet për mospërputhje shifrash, nuk jepet asnjë e dhënë apo burim prove që të vërtetojë pretendimet e ngritura. Pritet që i njëjti vendim të merret edhe për mbi 700 kallëzime të tjera të dorëzuara në Prokurorinë më të madhe në vend, për 30 qershorin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Plagoset me thikë një person

Publikuar

-

Një person është qëlluar me thikë mbëmjen e sotme në Bushat, në Vaun e Dejës.

Ka qenë një telefonatë në urgjencën e Shkodrës ajo që ka vënë në lëvizje policinë e cila është nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet për një person të plagosur.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Protesta para Kuvendit/ Prokuroria zbardh vendimin për 6 të arrestuarit

Vijon..

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përleshje të përgjakshme mes shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Katër shqiptarë, dy prej të cilëve vëllezër, janë përfshirë një një përleshje të përgjakshme mes tyre në Itali.

Sherri ka ndodhur në Via Montevergine, pranë Via Azezio ku të rinjtë e kishin lënë të sqaroheshin shkruajnë mediat italiane.

Fillimisht ata kanë diskutuar ashpër me njëri-tjetrin por situata ka percipituar në përdorimin e dhunës, me shkopa bejzbolli dhe shufra hekuri duke marrë plagë të shumta.

LEXO EDHE:  Dosjet/ Mblidhet Komisioni për Të Drejtat e Njeriut

Të katër personat mësohet se janë arrestuan dhe janë në pritje të gjykimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Rrëshen/ Studentja e Inxhinierisë i jep fund jetës, hidhet nga kati i 11 i pallatit

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rrëshenit, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit.

Ngarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa viktima është identifikuar si Adela Gjoka, studente në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

LEXO EDHE:  Protesta para Kuvendit/ Prokuroria zbardh vendimin për 6 të arrestuarit

Ditët e fundit, e reja kishte shkuar në familjen e saj në Rrëshen pasi ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas familjarëve, lidhur mbi gjendjen ajo kishte kryer dhe një kontroll mjekësor pak dit më parë./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE