Connect with Us

Rebelët sulmojnë rafinerinë e naftës

Bota

Rebelët sulmojnë rafinerinë e naftës

Publikuar

-

ronë që thuhet se janë drejtuar nga rebelët huthi të Jemenit, sulmuan objektin më të madh në botë për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite dhe një fushë të madhe nafte të kompanisë Aramco të shtunën në mëngjes, duke shkaktuar një zjarr të madh në një nga rafineritë më të rëndësishëm për furnizimet globale me naftë.

Nuk është e qartë nëse kishte ndonjë viktimë në sulmet në fushat e naftës Buqyaq dhe Khurais, apo çfarë efekti do të ketë ky sulm në prodhimin e naftës në mbretëri.

Videot në internet, siç duket, të xhiruara në Buqyaq përfshijnë zhurmën e armëve në sfond.

Tymi dhe flakët mund të shiheshin nga larg në objektin Abqaiq të përpunimit të naftës.

Ministria e brendshme saudite tha përmes një deklarate se zjarret filluan pasi objektet ishin “në shënjestër të droneve. Agjensia Shtetërore saudite e Shtypit tha se po kryet një hetim lidhur me sulmin.

LEXO EDHE:  “Papërgjegjshmëria serbe kërkon të imponohet”/ Pandeli Majko del në krah të Malit të Zi

Kompania Saudi Aramco e përshkruan objektin e tij të përpunimit të naftës Abqaiq në Buqyaq si “impiantin më të madh të naftës së papërpunuar në botë”.

Objekti përpunon naftën dhe më pas e transporton atë në pikat e transportit në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq. Llogaritet se ky impiant mund të përpunojë deri në 7 milion fuçi naftë në ditë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Si i stimulon interneti terroristët e ekstremit të djathtë

Publikuar

-

Nga

Në studimet për ekstremizmin e djathtë dukuria e dorasit që vepron i vetëm është relativisht pak e studiuar. Për këtë tip terroristi interneti luan një rol vendimtar.

E papërpunuar dhe plot racizëm është ideologjia, që përhapte në internet Tobias R. përpara kryerjes së sulmit terrorist në Hanau. Në të ashtuquajturin manifesti i tij dhe videot në internet qarkullojnë teori komploti, që me sa duket atentatori i ka gjetur në inernet dhe i ka përvetësuar ato. Në këtë mënyrë terroristi bën pjesë në grupin e atyre dorasve që veprojnë si individë, radikalizimi i të cilëve është përshpejtuar prej internetit.

Mbrojtja Kushtetuese që në fillim të vitit 2019 në një analizë shkruan, se skena e ekstremistëve të djathtë që veprojnë si individë është e vështirë të zbardhet. Shumë radikalizohen jashtë grupimeve të njohura. Në verë Mbrojtja Kushtetuese angazhoi një njësi për “zbulimin eksplorativ” të rrjeteve sociale. Ka një rrezik të lartë për radikalizim përmes interaksionit të ekstremistëve të djathtë. Skena e ekstremizmit të djathtë shumë shpejt e ka zbuluar për vete internetin.

Kujtohen viktimat e Hanaut

Në të njëjtin konkluzion arrin edhe fondacioni Amadeu-Antonio me seli në Berlin, që angazhohet kundër ekstremizmit të djathtë. Pas një monitorimi dyvjeçar të rrjeteve sociale drejtuesi i studimit, Miro Dittrich shpjegon: “Përmes një rrjeti të degëzuar fort me oferta adresohen grupe të ndryshme që joshen drejt një bote alternativë online.”

Që nga fillimi i internetit ekstremistët e djathtë kanë mësuar përmes “Trial and Error”, se cilat tema dhe forma paraqitjesh i tërheqin njerëzit dhe cilat jo. Menjëherë janë vënë në provë platforma të reja. Madje përmes tyre janë nxjerrë edhe para – p.sh. përmes reklamave në YouTube, app-eve për donacione apo Crowdfunding. Gjithnjë e më e rëndësishme bëhet “Dark Social”, hapësira në rrjet, në të cilat përdoruesit shkëmbejnë mes tyre pa qenë të hapura për opnionin e gjerë.

Teknika mbështet radikalizimin dhe futjen në rrjet

Në varësi nga platforma ka faktorë specifikë, që e favorizojnë një radikalizim, shpjegohet në studimin e fondacionit. Edhe nëse – p.sh. – YouTube ndërkohë e ka dobësuar algoritmin, ai ka tendencën që përmes funksionit “Autoplay” të të sugjerojë video me përmbajtje gjithnjë e më të forta.

LEXO EDHE:  Sulm me bombë në një xhami/ 155 të vdekur

LEXO EDHE:  OBSH: Bilanci i viktimave në Jemen rritet frikshëm

Në shërbimin Messenger Telegram limiti i Gruppenchat është deri në  200.000 anëtarë dhe jo si në WhatsApp me vetëm 256. Kjo e rrit numrin e atyre që marrin informacionin. Po ashtu në një radar pas tjetrit përdoruesit mund të kërkohen brenda një rrethi real. Kjo ofron një mundësi të mirë për t’u futur në rrjet personat me bindje të njëjta.

Në Instagram aktorët përdorin pikërisht Hashtags të anoncuar, për të përcjellë mesazhet e tyre në Timeline të shumë përdoruesve. Ka qenë kryesisht lëvizja “Identitare” në Gjermani që përpiqej ta paraqiste si fare normale mënyrën e jetesës së përditshme të ekstremistëve të djathtë përmes forografive nga festimet apo regjistrimet gjatë lojërave sportive. Përveç kësaj ato krijuan edhe disa platforma, në të cilat nuk kishte më asnjë mundësi për të votuar kundër. Me këtë u rrit funksioni i identifikimit. Shumë prej tyre e ndjejnë veten si “kalorës kryqëzatash”, që duan të shpëtojnë “botën perëndimore”.

Ndjenja e marrëzisë prej dëshpërimit

Përmes kësaj bote të futur në rrjet mund të përhapen mirë narrativat e ashtuquajtura toksike si p.sh. shuarja e gjermanëve. Sa më shumë mesazhe ta konfirmojnë këtë, aq më e fortë bëhet ndjesia e të qenit i kërcënuar, gjë që çon tek një “ndjenjë marrëzie si pasojë e dëshpërimit”.

Si “tipike për internetin” është edhe rrjetëzimi ndërkombëtarisht i kësaj skene. Pothuajse flitet vetëm në anglisht në grupet përkatëse, konstaton fondacioni në studimin e tij. Dorasit që ushtrojnë dhunë gjatë atentateve i referohen njeri-tjetrit, mësojnë prej njeri-tjetrit dhe motivojnë të tjerët. Anders Brevik më 2011 la një manifest. Elementët e drejtpërdrejtë nga atentatori i Christchurch kanë lënë gjurmë. “Qëllimi nuk është në radhë të parë vetëm që të vriten njerëz, por tërheqja e vëmendjes në media dhe përmes internetit”. Dorasit vërtetë përshkruhen si “ujqër të vetmuar”, por ata janë të futur në rrjet në luftën kundër shoqërisë./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Nxirrnin pasaporta për kriminelët shqiptarë/ Arrestohen 6 policë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka arrestuar 6 oficerë, pasi lëshonin pasaporta e letër-njoftime për kriminelë të dënuar ose të shpallur në kërkim.

Oficerët e policisë përfitonin dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Për “rastet e vështira” ata kërkonin deri në 40,000 euro. Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

LEXO EDHE:  “Papërgjegjshmëria serbe kërkon të imponohet”/ Pandeli Majko del në krah të Malit të Zi

LEXO EDHE:  “Papërgjegjshmëria serbe kërkon të imponohet”/ Pandeli Majko del në krah të Malit të Zi

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve. Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së”, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Ai ritheksoi se “mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i bisedimeve Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Borrell.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herët zoti Borrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Kryqi i Kuq merr leje për uljen e avionëve në Jemen

LEXO EDHE:  OBSH: Bilanci i viktimave në Jemen rritet frikshëm

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ideja për një përfaqësues të posaçëm ishte hedhur që në vitin e kaluar pasi që departamenti amerikan i Shtetit emëroi zotin Mathew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ideja u fuqizua sivjet, meqë Bashkimi Evropian u ndje i lënë anash pasi që ambasadori Grenell siguroi dy marrëveshje për linjën ajrore, linjën hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen evropiane.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Përballë angazhimit energjik amerikan, Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces.(b.a.)

LEXO TE PLOTE