LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Personat erdhën për Berishën, jo për Azem Hajdarin”/ Deklarata "bombë" e Idajet Beqirit

14 Shtator 2019, 16:47, Politikë CNA
“Personat erdhën për Berishën, jo për Azem

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për të lënë në burg Izet Haxhinë.

I Ftuar në Fax News, Beqiri u shpreh se gjyqi ndaj Izet Haxhisë është politik, dhe se i vetmi dëshmitar ndaj tij është Sali Berisha, ndërsa shto se është pikërisht Berisha që e ka implikuar Haxhinë me këtë çështje.

?Turqia, paraburgimin e ka të tmerrshëm. Haxhia e kërkoj vetë ekstradimin, ka kërkuar që çështja e tij të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit. Gjykata e Apelit e prishi vendimin. Vuri në dyshim akuzën për Izet Haxhinë. Të mbahet 4 vjet e ca muaj paraburgim në Turqi, 8 vite në arrest shtëpie, dhe 1 vit e gjysëm paraburgim këtu në vendin tonë, atij i shkojnë gjithsej 21 vite burg, ndërkohë 25 vite burg ai është dënuar në total, atëherë nëse gjykata e Apelit e dënon sërish me 25 vite burg, po vitet që bëri në paraburgime? Nuk them se kjo që ndodhi është bërë nga paaftësia.

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë është politik. I vetmi dëshmitar ndaj tij është Sali Berisha. Berisha e ka implikuar Haxhinë me këtë çështje. Personat atë ditë erdhën për Berishën. Nuk kanë ardhur për të vrarë Azem Hajdarin. ?Berisha kur u vra Azemi nuk telefonoi organet tona të policisë?. Berisha telefonoi Ambasadën Amerikane. Haxhia e pati mundësinë të largohej jashtë vendit. Por ai nuk e bëri një gjë të tillë.. ?Pavarësisht vettingut, kemi një mungesë përgjegjshmërie?, tha Beqiri në Fax News./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga