LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një takim që të lehtëson ditën/ Korça bën bashkë gazetarin dhe politikanin

14 Shtator 2019, 12:29, Politikë CNA
Një takim që të lehtëson ditën/ Korça bën

Gazetari Muharrem Meko, aktualisht drejtor i Tv Korça, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.

Meko ish-kryetari i PS-së së Korçës, por që u shkëput më pas nga politika për t?ju përkushtuar medias dhe menaxhimit të saj, ndërsa Peleshi zgjodhi politiken.

Sikurse duket dhe nga një postim që ka bërë Meko në rrjetet sociale, pavarësisht se njëri zgjodhi median e tjetri politikën, duket se me Peleshin vijonë të mbeten miq, me të cilin sikurse shkruan vetë gazetari ?biseda jone vijon, ndoshta edhe me ore, por qe ne fund na duket sikur s kemi ndenjur fare me njeri tjetrin?.

Postimi i plotë i Muharrem Mekos:

Nje kafe qe me mengjez me Nikon, te lehteson diten…por edhe te krijon fushepamje e te jep mundesine e ndryshimit te gjerave qe ti ke dite qe merresh me to…
– Ç’ kemi ndonje te re, andej nga kasabaja ?- e pyes, une
– Ja, kemi nisur nga zgjedhjet – me pergjigjet, ai …
– S’e kisha fjalen per gjera qe u dihet fundi, ia kthej, jo pa humor….
-Natyrisht qe biseda merr tjeter rritem , kur ai me thote se i pelqen RTSH Korca e se na ndjek vazhdimisht edhe ne Tirane…madje me servire edhe ide per pasurimin e programacionit – ide,qe vertete me venë ne levizje !

P.sh ; me thote se ne programet tona mund te zere vend edhe nje emision i posaçem per bujqesine … – Sepse sipas tij, jo vetem se do ta shtonim audjencen, por edhe sepse do te ndihmonit drejtpersedrejti ate pjese te popullsie te zones sone , qe bujqesine e blegtorine i kane jetike ….
Aty per aty, une e njoh me nje projekt qe kemi ideuar se fundmi ne bashkepunim me Bashkine e Korçes, i cili se shpejti do te nis nga transmetimi…

Zhvillimi dhe interferenca e se rese ne ekonomine e vendit, padiskutim qe mbeten pasioni i tij natyral; – kam takuar nje djale nga Kosova qe merrej me kultivimin e molles, ne kushte e teknike krejtesisht te panjohur per fermeret tane- me thote – me ka habitur me njohurite e tij ! Mund t ua sjell per nje bisede… eshte dicka shume interesante kultura e pervoja e tij !

…dhe vazhdon; – nje djale nga Drenova ka hapur nje biznes per prodhimin e oxhaqeve, pergjate rruges Korçe – Kolonje ; i gjithe prodhimi i tij i destinuar per tregun e huaj… ka punesuar rreth njeqind punetore…thireni nje dite ne bisede se eshte nje shembull i shkelqyer per te gjithe ata qe aspirojne fushen e biznesit …etj etj
Ja keshtu, biseda jone vijon, ndoshta edhe me ore, por qe ne fund na duket sikur s kemi ndenjur fare me njeri tjetrin !/ CNA.al

Lajmet e fundit nga