Connect with Us

Konflikt në ceremoninë përkujtimore të luftës së Gërhoit/ Plasin sharje, të bërtitura dhe akuza

Politikë

Konflikt në ceremoninë përkujtimore të luftës së Gërhoit/ Plasin sharje, të bërtitura dhe akuza

Publikuar

-

Ceremonia përkujtimore e luftës së Gërhoit në Gjirokastër, është shoqëruar me përplasje të forta, të bërtitura, akuza dhe fyerje.

Mësohet se përfaqësuesit e partisë Balli Kombëtar dhe ata të Ballit Kombëtar Demokrat janë konfliktuar me njëri –tjetrin, gjatë ceremonisë përkujtimore, aty ku prehen eshtrat e disa prej krerëve nacionalistë të ekzekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kanë qenë të parët përfaqësuesit e Partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS “shpërthen” ndaj LSI/Të vegjëlve iu duket vetja të mëdhenj!

I pranishëm veç familjarëve ishte edhe ish- deputeti Enkelejd Alibeaj që kërkoi zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ke Elisen e 5-milionëshit dhe Lalin që ka vjedh Tiranën”/ Qytetarët vënë me “shpatulla pas muri” Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, duke publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video, e cila sipas tij tregon transformimin e qyteteve.


Por, pas këtij postimi, qytetarët të cilët duket se tashmë nuk i besojnë më propagandës boshe të kreut të qeverisë, kanë shpërthyer në komente e kritika të forta.

Një qytetar shkruan se populli nuk ka bukë për të ngrënë, që ushqehen me lista. Po ashtu qytetari nuk kursen as kryebashkiakun Erion Veliaj, për të cilin thotë se nuk ka lënë gjë pa vjedhur në Tiranë, si dhe ministren Spiropali, të cilën e quan “Elisa pesëmilionëshe”.

“Ca te shijojnë kur populli ska bukë me ngrënë. Të gjithë janë me lista. A ke pa z.Rama se ke përzënë mbi 1 miljon shqiptarë ne 6 vite e gjysëm qeverisje. Ke shtuar drogen, vrasjet, vjedhjet. Ke bo perandor të gjithë Rilindjen e krimit dhe dita ditës detyron popullin të marin vendime drastike si ai i djeshmi, 12 mijë lekë te vjetra i kushtuan jetën. Ke në qeveri Elisa 5 milionshin, e Lali mashtruesin, që s’ka lënë gjë pa i vjedh Tiranës. Ke akoma Gramoz Rucin që vazhdon sistemin e enverit. Mjaft me propagandë, mendo një herë si për familjen tënde. Lëri mashtrimet e prano dështimin se është me e ndershme kur i del në ballë dështimit me respekt. Nga unë e di se do vazhdiojnë si gjithmonë me kërcënime pse të komentoj, po në djall vafshin ata që sju pëlqen realiteti dhe e vërteta.”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  “Rama do ketë fatin e Fatos Nanos”/ Gazetari debaton ashpër me Agron Dukën

LEXO EDHE:  Përplasja Rama-Meta, në rrjetet sociale. Reagime dhe akuza/Spiropali: Ata që na tregojnë patriotizëm konsensual, mund të ishin në listat e zeza të SHBA

Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Mire bukur, por për shpresën për të ardhmen e popullit, ç’na thua zoti kryeminister, kush do dalë shëtitje te shëtitorja kur sdo ketë më të rinj, apo çifte me fëmijë të vegjël për ti çuar te parku. Realiteti zoti kryeminister thotë të kundërten. Krijo bazat per të ardhmen e këtij populli, jepi shpresen qe ka humbur. Unë ika ne 99 ne Itali, die isha ne Manez per aplikimin për shtëpinë e shkatërruar nga termeti i shtatorit dhe nentorit, dhe mu kujtua pse ika, eshte e njejta arsye shteti nuk funksonon. Dy muaj dokumentat per regjistrim femije, dhe akoma jo sbehet gje, shpresoj te ndryshoje”.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Na marrtë hak Perëndia me juve, se ne si popull na shkrit na shpërbët. Kanë ngelur qytetet bosh, pa njerez. Ju jeni fatkeqsia më e madhe e këtij vendi. Papunsia dhe kriza të merr frymën. Rrin nëpër lokale dhe spunojnë thua kryeminister, po ku te venë me rrogë 2500 lek të reja? Me aq lekë dhe frymë smerr dot. Ke parë rrotull shtetet fqinje ca rroga kanë, zgjohu kryeminister se je në gjumë dhe mos u tall me popullin qe u ke vënë friken si Enveri”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ç’a është ky shejtan, mor aman?!”/ Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, i cili një ditë më parë gjatë inspektimit në Durrës tha se rindërtimi do të hapë mundësi punësimi pafund dhe nëse do të jetë nevoja Shqipëria do të marrë punëtorë nga jashtë nga kontinente të tjera.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se puna e Ramës nuk është të gjejë punëtorët për firmat e ndërtimit, por të gjejë punë punëtorët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Plagosi me thikë 30-vjeçarin/ Arrestohet i riu durrsak (Emri)

LEXO EDHE:  Tronditet Prishtina/Shkëmbim zjarri mes dy grupeve (Video)

“Për rindërtimin do marrim punëtorë të huaj nga kontinente të tjera”- thotë në mënyrë të përsëritur Rama.

Ore ky është firmë ndërtimi apo Kryeministër, se na trashi?!

Ç’punë ka ky se ku i marrin punëtorët firmat e ndërtimit?!

Të vetmen gjë që ka në dorë, të krijojë mundësinë të punësohen punëtorët shqiptarë në Shqipëri, nuk e bën!!!

Ama, për të futur në punë punëtorë të huaj është usta…!

Ç’a është ky shejtan, mor aman?!”-shkruan Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë në Bulevard”/ Nuk përmbahet Meta, tjetër thirrje të fortë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ndërsa reagon në lidhje me lajmin se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, se nuk ka asnjë habi për hapat pas që ka bërë vendi ynë.

Meta e cilëson këtë si një arsye më shumë për t’u bashkuar të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në tubimin e 2 marsit, i thirrur nga kreu i shtetit.

Meta i drejton sërish një thirrje të fortë qytetarëve, sipas tij për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

“Të dashur qytetarë!
Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë! “-shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Shqipëria bën hapa pas/ Futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

LEXO TE PLOTE