Connect with Us

“Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje”/ Manjani sulmon opozitën

Politikë

“Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje”/ Manjani sulmon opozitën

Publikuar

-

Ish-ministri in Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka sulmuar opozitën parlamentare, madje edhe duke i etiketuar me fjalë fyese si “trutharë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ndër të tjera shkruan se “Rama do bëjë një reformë zgjedhore me opozitën e re, pra me Ralf Hajdarin &co…
Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje, por për fat të keq artikulohet nga njerëz që marrin hapësirë mediatike.”.

Postimi i plotë i Manjanit:

Teza e re që artikulohet nga zëdhënia qeveritare është:

Amerikanët duan të zëvendësojnë opozitën legjitime me opozitën e re, me të që është në parlament.

Për këtë qëllim Rama do bëjë një reformë zgjedhore me opozitën e re, pra me Ralf Hajdarin &co…

Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje, por për fat të keq artikulohet nga njerëz që marrin hapësirë mediatike.

Le të ngremë disa pyetje për ta zbërthyer më mirë:

  1. Ja ta zëmë se e bënë edhe reformën zgjedhore, si do shfaroset opozita ekzistuese legjitime?! Me Kod zgjedhor?! Po votat e të paktën gjysmës së votuesve si do ti shfarosë ky kodi?!
  2. Vërtetë trutharët mendojnë se ata që luajnë rolin e opozitës në atë pisllëk parlament vlejnë ndonjë votë?! Ndonjë lek nga qeveria edhe vlejnë, por votë jo.
  3. Ja ta zëmë se u shfaros nga faqa e dheut opozita, a u zgjidh problemi i Shqipërisë?! Deri më sot kishim mësuar që problemi gjithnjë është qeveria, por trutharëve ju del opozita….
LEXO EDHE:  Zbulohet draftmarrëveshja/ Opozita do rikthimin në Kuvend

Fundi i kësaj historie është krejt i thjeshtë: si të duan ta bëjnë ligjin, ku të duan ti numërojnë votat, sa të duan polic e gaz lotsjellës të hedhin, ti mbledhin të gjithë të fortët e rajonit po të duan, kur të duan ta lenë datën e zgjedhjeve, pikërisht atë ditë janë të mbaruar!

Janë të mbaruar rilindasit dhe opozitarucët e tyre FAKE!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ke Elisen e 5-milionëshit dhe Lalin që ka vjedh Tiranën”/ Qytetarët vënë me “shpatulla pas muri” Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, duke publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video, e cila sipas tij tregon transformimin e qyteteve.


Por, pas këtij postimi, qytetarët të cilët duket se tashmë nuk i besojnë më propagandës boshe të kreut të qeverisë, kanë shpërthyer në komente e kritika të forta.

Një qytetar shkruan se populli nuk ka bukë për të ngrënë, që ushqehen me lista. Po ashtu qytetari nuk kursen as kryebashkiakun Erion Veliaj, për të cilin thotë se nuk ka lënë gjë pa vjedhur në Tiranë, si dhe ministren Spiropali, të cilën e quan “Elisa pesëmilionëshe”.

“Ca te shijojnë kur populli ska bukë me ngrënë. Të gjithë janë me lista. A ke pa z.Rama se ke përzënë mbi 1 miljon shqiptarë ne 6 vite e gjysëm qeverisje. Ke shtuar drogen, vrasjet, vjedhjet. Ke bo perandor të gjithë Rilindjen e krimit dhe dita ditës detyron popullin të marin vendime drastike si ai i djeshmi, 12 mijë lekë te vjetra i kushtuan jetën. Ke në qeveri Elisa 5 milionshin, e Lali mashtruesin, që s’ka lënë gjë pa i vjedh Tiranës. Ke akoma Gramoz Rucin që vazhdon sistemin e enverit. Mjaft me propagandë, mendo një herë si për familjen tënde. Lëri mashtrimet e prano dështimin se është me e ndershme kur i del në ballë dështimit me respekt. Nga unë e di se do vazhdiojnë si gjithmonë me kërcënime pse të komentoj, po në djall vafshin ata që sju pëlqen realiteti dhe e vërteta.”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Përçahet opozita/ Aleatët kritika të forta Bashës

LEXO EDHE:  “Dështim spektakolar”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon” Bashën: Ja çfarë po ndodh në opozitë

Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Mire bukur, por për shpresën për të ardhmen e popullit, ç’na thua zoti kryeminister, kush do dalë shëtitje te shëtitorja kur sdo ketë më të rinj, apo çifte me fëmijë të vegjël për ti çuar te parku. Realiteti zoti kryeminister thotë të kundërten. Krijo bazat per të ardhmen e këtij populli, jepi shpresen qe ka humbur. Unë ika ne 99 ne Itali, die isha ne Manez per aplikimin për shtëpinë e shkatërruar nga termeti i shtatorit dhe nentorit, dhe mu kujtua pse ika, eshte e njejta arsye shteti nuk funksonon. Dy muaj dokumentat per regjistrim femije, dhe akoma jo sbehet gje, shpresoj te ndryshoje”.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Na marrtë hak Perëndia me juve, se ne si popull na shkrit na shpërbët. Kanë ngelur qytetet bosh, pa njerez. Ju jeni fatkeqsia më e madhe e këtij vendi. Papunsia dhe kriza të merr frymën. Rrin nëpër lokale dhe spunojnë thua kryeminister, po ku te venë me rrogë 2500 lek të reja? Me aq lekë dhe frymë smerr dot. Ke parë rrotull shtetet fqinje ca rroga kanë, zgjohu kryeminister se je në gjumë dhe mos u tall me popullin qe u ke vënë friken si Enveri”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ç’a është ky shejtan, mor aman?!”/ Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, i cili një ditë më parë gjatë inspektimit në Durrës tha se rindërtimi do të hapë mundësi punësimi pafund dhe nëse do të jetë nevoja Shqipëria do të marrë punëtorë nga jashtë nga kontinente të tjera.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se puna e Ramës nuk është të gjejë punëtorët për firmat e ndërtimit, por të gjejë punë punëtorët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Projektligji për Teatrin/ LSI paralajmëron “tërmet”?!

LEXO EDHE:  “Hidhe shishen e ujit se nuk lejohet”/ Resortet luksoze largojnë turistët

“Për rindërtimin do marrim punëtorë të huaj nga kontinente të tjera”- thotë në mënyrë të përsëritur Rama.

Ore ky është firmë ndërtimi apo Kryeministër, se na trashi?!

Ç’punë ka ky se ku i marrin punëtorët firmat e ndërtimit?!

Të vetmen gjë që ka në dorë, të krijojë mundësinë të punësohen punëtorët shqiptarë në Shqipëri, nuk e bën!!!

Ama, për të futur në punë punëtorë të huaj është usta…!

Ç’a është ky shejtan, mor aman?!”-shkruan Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë në Bulevard”/ Nuk përmbahet Meta, tjetër thirrje të fortë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ndërsa reagon në lidhje me lajmin se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, se nuk ka asnjë habi për hapat pas që ka bërë vendi ynë.

Meta e cilëson këtë si një arsye më shumë për t’u bashkuar të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në tubimin e 2 marsit, i thirrur nga kreu i shtetit.

Meta i drejton sërish një thirrje të fortë qytetarëve, sipas tij për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

“Të dashur qytetarë!
Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë! “-shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Shqipëria bën hapa pas/ Futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

LEXO TE PLOTE