Connect with Us

Gjyqtari që futi në “kurth” bashkëshorten/ Si ka ndryshuar pasuria e Aleks Nikollit

Vetingu

Gjyqtari që futi në “kurth” bashkëshorten/ Si ka ndryshuar pasuria e Aleks Nikollit

Publikuar

-

Gjyqtari Aleks Nikolli është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda për korrupsion.

Hetimet ndaj tij kanë nisur pasi Nikolli ishte pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin në Apel për Dritan Dajtin.

Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër,  Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli nga Gjykata e Apelit të Shkodrës

Vendimi që gjyqtarët në fjalë morën, shkonte në favor të  Dritan Dajtit, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm, pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Në këto rrethena Prokuroria për Krime të Rënda, urdhëroi kontroll në banesat e gjyqtarëve që kishin votuar pro Dajtit dhe menjëhere nisi procedimin penal ndaj tyre.

Në banesën e gjyqtarit Aleks Nikolli, policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë, por pasuria e tij është vënë  nën hetim.

Prokuroria u ka nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve për pasurinë e Nikollit.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e gjyqtarit Nikolli, referyar të dhënave të ILDKPKI-së.

Në vitin 2003, gjyqtari Nikolli deklaron  një shtëpi banimi, tre katëshe e ndërtuar po në vitin 2003 me sipërfaqe 146 m2 për kat, që kushton 10 milion lekë.

Po në të njëjtin vit ai ka deklaruar se ka blerë edhe një patundshmëri, tokë bujqësore me sipërfaqe  1 200 me vlerë 5 milion lekë. Gjithashtu ai deklaron dhe një depozitë bankare me afat tremujor në shumën 15 000, euro për të cilat thotë se i ka nga transferta e vëllezërve në Angli. Në vitin 2004 këto transferta kanë shkuar në vlerën e 15 225. 19 euro.

Në vitin 2006 ka shitur një makinë në shumën 2 500 000 dhe me të njëjtat para ka blerë një tjetër.

Në vitin 2008 deklaron se ka blerë një njësi me sip 12 m2 në Lezhë me vlerë 1 200 000 lekë, të cilën ia ka shitur një vit më vonë  bashkëshortes me vlerë 3 200 000 lekë.

Pra, ia ka shitur rreth dyfish më shtrenjtë bashkëshortës. Ky po që  është pazar. Është hera që konstatojmë se një lloj tregtie të tillë mes dy bashkëshortëve. Nga vëzhgimet e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve që CNA.al ka zbardhur deri tani, kemi mësuar se ku ka të tilla lëvizjesh, atëherë diçka nuk shkon.

Po, në vitin 2009 ai deklaron se ka blerë tokë arë me sipërfaqe 1 500 m2, me vlerë 620 000 lekë, prej të cilave 420 000 lekë, thotë se ia ka marrë vëllait hua, për t’ia kthyer në vitin 2010, shkruan CNA.al.

Në vitin 2014 gjyqtari Nikolli deklaron, lontratë porosie për të ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 124.9 m2 në Yzberisht me vlerë 5 200 000 lekë. Sipas tij, pagesa është bërë nga shuma e kursimeve të mbledhura ndër vite.

Në vitin 2018 gjyqtari Nikolli ka blerë një tjetër patundshmëri. Ai deklaron një kontratë sipërmarrje për ndërtim apartamenti me sipëefaqe 90 m2 ne Tiranë, me vlerë 56 925 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Aleks Nikolli.

Viti 2003

Shtëpi banimi, tre katëshe e ndërtuar në vitin 2003 me sip 146 m2 për kat me vlerë 10 milion lekë.

Tokë bujqësore dhe truall i shtëpisë së mësipërme , blerë me 21.9.2001 me vlerë 1.5 milion lekë.

Tokë bujqësore me sip 1 200 m2  blerë me 22.12.2003 me vlerë 05. milion lekë.

Makinë, viti i prodhimit, 1984.

Depozitë bankare me afat tremujor në shumën 15 000 euro. Transferta nga vëllezërit në Angli.

Paga mujore si gjyqtar në shumën, 0.63 milion lekë.

Paga mujore e Fabiana Nikolli në shumën 14 905 lekë.

Viti 2004

Llogari bankare në shumën 15 225. 19 euro. Transferta nga vëllezërit në Angli.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 775 000 lekë në vit.

Viti 2005

Llogari bankare në shumën 382 263 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 767 232 lekë.

Viti 2006

Shitur autovetura tip Benz, në shumën 250 000 lekë.

Blerë autovetura tip Benz, në shumën 250 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 407 070 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 874 520 lekë.

Viti 2007

Llogari bankare në shumën 389 369 lekë.

Interesi nga kursimet bankare në shumën 14 058 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 979 200 lekë.

Viti 2008

Blerë një njësi me sip 12 m2 në Lezhë me vlerë 1 200 000 lekë.

Tërheqja e kursimeve në shumën 1215000 lekë.

Kursimet e depozituara nga tërheqja e mësipërme në shumën 150 812 lekë.

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e gjyqtares së Zaganit/ Dhurata, për Flora Hajredinajn

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 818 071 lekë.

Viti 2009

Ka shitur njësinë me sip.12 m2 në Lezhë me vlerë 3 200 000 lekë.

Ka blerë tokë arë me sip 1 500 m2, me vlerë 620 000 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 868 295 lekë.

Interesi nga depozitat bankare në shumën, 103 970 lekë.

Hua në vlerën 420 000 lekë, për të blerë tokë arë me sip 1 500 m2.

Viti 2010

Depozitë bankare në shumën 170 000 lekë. Vlera aktuale e depozitës është 3 470 086 lekë.

Shlyer huaja vëllait marrë në vitin 2009, në shumën 420 000 lekë.

Kursime në shumën 207 751 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 867 934 lekë.

Interesi nga depozitat bankare në shumën 151 510 lekë.

Bashkëshortja Blerta Nikolli, njësi me sip 12 m2, me vlerë 3 200 000 lekë.

Bashkëshortja Blerta Nikolli, tokë bujqësore në fshatin Gjadër me sip 3 444 m2, në bashkëpronësi me familjarë.

Bashkëshortja Blerta Nikolli, tokë bujqësore në komunën Dajç, me sip 13 200 m2, në bashkëpronësi me familjarë.

Viti 2011

Depozitë bankare në shumën 229 311 lekë.

Kursime në shumën 318 696 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 906 439 lekë.

Interesi nga depozitat bankare në shumën 229 311 lekë.

Viti 2012

Depozitë bankare në shumën 107 466 lekë.

Kursime në shumën 431 889 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 869 922 lekë.

Interesi nga depozitat bankare në shumën 107 466 lekë.

Viti 2013

Depozitë kursimi në shumën 80 891 lekë.

Kursime në shumën 375 874 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 879 215 lekë.

Interesi nga depozitat bankare në shumën 80 891 lekë.

Viti 2014

Kursime nga paga 182 320 lekë.

Interesat nga depozitat bankare në shumën 247 500 lekë.

Kontratë porosie për të ndërtimin e një ap. me sip.124.9 m2 në Yzberisht. Pagesa është bërë nga shuma e kursimeve të mbledhura ndër vite. Vlera 5 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 1 127 999 lekë.

Interesi nga depozitat bankare në shumën 247 500 lekë.

Viti 2015

Kursime në shumën 315 739 lekë.

Shitur automjeti Benz Mercedes në shumën 1 500 euro.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 1 156 793 lekë.

Paga e bashkëshortes, Blerta Nikolli në shumën 422 784 lekë.

Viti 2016

Kursime në shumën 506 105 lekë.

Paga si gjyqtar në shkallën e parë të Shkodrës për katë muaj në shumën 390 021 lekë.

Paga si gjyqtar në Apelin e Shkodrës për katër  muaj në shumën 825 812 lekë.

Shpërblim me çek për shërbimin si ekspert mnga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në shumën 340 dollarë amerikanë.

Interesa nga llogaria rrjedhëse në shumën 1 254 lekë.

Paga e bashkëshortes, Blerta Nikolli në shumën 756 736 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Blerta Nikolli nga qiraja e njësisë me sip 12 m2 në pronësi të saj, për katër muaj në shumën 17 000 lekë.

Kursimet nga bashkëshortja në shumën 251 027 lekë.

Viti 2017

Kursime në shumën 602 770 lekë.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 1 250 668 lekë.

Shpërblim me çek për shërbimin si ekspert mnga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në shumën 510 dollarë.

Honorar për botim shkencor në revistën e Shkollës së Magjistraturës në shumën 27 3102 lekë.

Interesa nga llogari rrjedhëse në shumën 1 175 lekë.

Paga e bashkëshortes, Blerta Nikolli në shumën 793 641 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Blerta Nikolli nga qiraja e njësisë me sip 12 m2 në pronësi të saj  për vitin 2017  me vlerë 5 000 lekë në muaj. Vlera 51 000 lekë.

Bashkëshortja, kursime në shumën 305 591 lekë.

Viti 2018

Ulur shuma e kursimeve. Gjendja është 428 069 lekë.

Akt marrëveshje për zgjidhje kontrate sipërmarrje dhe shpërblim me vlerë 6 450 000 lekë.

Hapur llogari bankare me vlerë 64 771 lekë.

Kontratë sipërmarrje për ndërtim ap. me sip.90 m2 ne Tiranë, me vlerë 56 925 euro.

Tërhqur në dy ditë dhe konvertuar në lekë, shuma e mabetur në euro është 7 741 euro.

Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 1 249 682 lekë.

Shpërblim si eskpert nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 39 086 lekë.

Paga e bashkëshortes, Blerta Nikolli në shumën 538 551 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Blerta Nikolli nga qiraja e njësisë me sip 12 m2 në pronësi të saj, me vlerë  51 000 lekë.

Bashkëshortja, kursime në shumën 228 101 lekë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i dosjeve të nxehta para KPK-së/ Çfarë do të ndodhë me Besim Hajdarmatajn

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet “filtrit” të Vettingut.

Trupa Gjykuese e cila do të bëjë rivlerësimin e Hajdarmatajt, përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

LDKPI ka sjellë një raport ku thuhet se Hajdarmataj ka deklarime të sakte, burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Ndërsa KPK është shprehur se pas hetimeve ka figuruar se Hajdarmataj ka dy depozita bankare, një me 5 milionë dhe një tjetër me vlerë 1 milionë. Sipas KPK këto llogari e kanë burimin nga kursimet e pagës prej vitit 1997 deri në vitin 2016, duke deklaruar se deklarimet e tij përputhen.

Në llogari të Hajdarmataj janë edhe dy shuma parash , prej 6 mijë eurosh dhe 4 mijë paundësh  të dërguara nga i vëllai me banim në Angli. KPK deklaron se pas verifikimeve ka rezultuar se i vëllai figuron me punësim të ligjshëm në Angli duke i quajtur dhuratat të justifikuara.

LEXO EDHE:  Sonte në “STOP”/ Dy dëshmi të reja mbi korrupsionin e gjyqtarit Roland Hysi

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e gjyqtares së Zaganit/ Dhurata, për Flora Hajredinajn

Kujtojmë këtu se Hajdarmataj, është një ndër tre prokurorët që kohë më parë kërkuan arrestimin e sih-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda./ CNA.al

Skeda e pasurisë së deklaruar/ Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj përballet të hënën me Vetingun

Kryeprokurori i dosjeve të nxehta, i “pastrehë”/ Zbulohet pasuria e Hajdarmatajt

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gara për kryeprokuror/ KLP s’bie dakord për rregulloren e renditjes së kandidatëve

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë për në mbledhjen e ardhshme, miratimin e rregullores së pikëzimit për renditjen e kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të ri.

Duke qënë se në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një dakordësi mes anëtarëve të KLP-së sa i takon metodologjisë, kjo pikë e rendit të ditësh është shtyrë për në mbledhjen tjetër.

Kujtojmë këtu se sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja).

Pikëzimi është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë se kush do të jetë i pari në listën me tre kandidatët që do i dorëzohen Kuvendit për votim. Parlamenti më pas duhet që me shumicë votash të përzgjedhë një nga tre emrat e dërguara nga KLP.

LEXO EDHE:  “Mbrojti” kolegët e akuzuar për korrupsion/ Zbardhet pasuria e gjyqtares Albana Boksi

LEXO EDHE:  Haxhinasto, fshehu vilën një milion euro?!/ Skandali,  këmbanë alarmi për Prokurorinë

Në rast se Kuvendi nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

Procesi për kandidatët është ende në apel, pasi Lulzim Alushi ka paditur vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara dhe ndërkohë Apeli administrativ i la afat deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.

Në garë të kualifikuar deri tani për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme ishin edhe disa cështje të tjera që u miratuan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i “mbytur” në pasuri, shmang përballjen me Vettingun

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot gjyqtar Apeli Astrit Haxhialushi është dorëhequr nga detyra, duke shmangur kështu përballjen me Vettingun.

Haxhialushi ka paraqitur dorëheqjen në Presidencë dhe në KLGJ si dhe pranë KPK-së, me motivacionin se po largohet nga sistemi për arsye shëndetësore.

Kujtojmë këtu se Ish-anëtari i KLD-së, Astrit Haxhialushi, është pjesë e fazës së  dytë të Vettingut, por ende pa datë seance.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Haxhialushit, i cili rezulton se ka pafund pasuri të patundshme, për të cilën thotë e ka trashëgimi.

Bëhet fjalë për prona në bregdet, Gjirin e Lalzit, në Durrës, në Karpen të Kavajës, por jo vetëm.

Sipas një vëzhgimi i bërë në Open Spending Albania, Haxhialushi, rezulton se është pronar i 47 ha pyll në Vorë, 62500 m2 truall i lirë në zonë rurale Vorë, 200 m2 truall në Shetaj Durrës, 58000 m2 ullishte Marqinet Tiranë, 26.19 m2 garazh në Tiranë, 280 m2 truall Karpen Kavajë, pronar i një toke e kompensuar me 4.600.000 lekë Kavajë, 47.5 m2 truall në Kavajë, ¼ e 38000 m2 në Shetaj Durrës si edhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 106.72m2. Kjo është ajo çfarë ai ka deklaruar me 23.03.2017.

LEXO EDHE:  “Mbrojti” kolegët e akuzuar për korrupsion/ Zbardhet pasuria e gjyqtares Albana Boksi

LEXO EDHE:  Sonte në "STOP"/ Dy dëshmi të reja mbi korrupsionin e gjyqtarit Roland Hysi

Në linkun më poshtë pasuria e zbardhur e Haxhialushit:/ CNA.al

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i Apelit me pasuri në katër qytete

 

LEXO TE PLOTE