LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fshehën fëmijën në banesë/ Arrestohen dy persona në Vlorë

14 Shtator 2019, 14:15, Kronika CNA
Fshehën fëmijën në banesë/ Arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasditen e sotme në Vlorë. Ata akuzohen për marrje të padrejtë të një fëmije dhe fshehjen në banesë me qëllim për të mos ia kthyer më nënës.

Sipas policisë, personat me inicialet A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë kishin fshehur fëmijën, me qëllim për të mos ja dorëzuar prindit tjetër, pasi gjykata kishte vendosur për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen ?Kushtrimi? Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale ?Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim? duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga