LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto+video-AKU ndëshkon tre supermarkete/ Ndalohen 46.2 ton produkte të pasigurta

14 Shtator 2019, 07:05, Sociale CNA
Foto+video-AKU ndëshkon tre supermarkete/ Ndalohen 46.2 ton produkte

Në vijim të zbatimit të Planit të Kontrolleve Zyrtare dhe sinjalizimeve të ardhura nga qytetarë dhe sistemi europian i njoftimit të shpejtë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjektet që importojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorëve. Nga kontrollet e ushtruara në terren ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

Subjekti ?CONAD? me aktivitet ?Importim dhe tregtim produktesh ushqimore?, Tiranë, i inspektuar pas njoftimit nga sistemi RASFF (Sistemi i Alertit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) për një sasi produkti ?Oriz? me përmbajtje substance të paautorizuar të importuar në vendin tonë, rezultoi se në deklaratën doganore subjekti deklaronte import të sasisë prej 360 kg oriz, ndërsa në stabiliment paraqiti dokumentacion për importim të produktit në sasinë prej 480 kg oriz (sasia prej 120 kg oriz e llojit ?Riso Parboiled X Insalate Conad Kg1? me nr. loti të njëjtë siç njoftohej nga RASFF, por e padeklaruar në faturën përmbledhëse të paraqitur në doganë). Subjekti nuk paraqiti evidenca për shpërndarjen e produktit tek subjektet). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

Subjekti ?Big Rrogozhina? me aktivitet ?Supermarket?, Rrogozhinë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (Kategoria II.1.B), nuk dispononte planin/manualin e vetëkontrollit, si dhe u konstatuan produkte të paetiketuara në gjuhën shqipe (oriz, makarona etj). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

Subjekti ?Big Vasil Shanto? me aktivitet ?Supermarket?, Tiranë, inspektuar pas indicios së ardhur nga qytetarët, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (produktet mbaheshin të pasistemuara, të mbivendosura dhe të pandara nga produkte të tjera, raftet kishin prani ndryshku, produktet e sigurta për konsum ruheshin në të njëjtin ambjent me ato të pasigurta (rrezik i mundshëm për kontaminim), tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (Coca-Cola), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërie. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

Lajmet e fundit nga